LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama qetëson shqiptarët/ Nuk ka asnjë ndryshim për lëvizjen e lirë

18 Prill 2019, 10:49, Aktualitet CNA
Rama qetëson shqiptarët/ Nuk ka asnjë ndryshim për

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar në lidhje me votimin e parlamentit të Holandës, për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.

Kreu i qeverisë, ka qetësuar shqiptarët, ndërsa u shpreh se ashjë nuk ka ndryshuar, për sa i përket lëvizjes së lirë.

Sipas tij, nuk është lajm i ri, fakti që Holanda është kundër politikave të zgjerimit të BE-së.

?Ky nuk është lajm. Hollanda është kundër zgjerimit, është kundër shqiptarëve.

Shqiptarët janë zgjedhur si ?kokë turku? për një politikë raciste dhe agresive kundër politikës europiane të zgjerimit. Por, nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve.?-tha Rama

Gjithashtu ai tha se s?ka asnjë kriter negativ për të adresuar këtë vendim.

Sipas Ramës, jo vetëm që nuk ka rritje dyfish të numrit të azilkërkesve në Holandë, por përkundrazi ka rënie.

?Shqipëria i plotëson kriteret për t?u hapur negociatat. Qeveria holandeze nuk ka dhënë ende asnjë shenjë se do të reagojë në bazë të vendimit të parlamentit?-tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga