LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk kursehet ndaj opozitës/ Nuk rrëzohet qeveria duke kënduar himnin

18 Prill 2019, 11:07, Aktualitet CNA
Rama nuk kursehet ndaj opozitës/ Nuk rrëzohet qeveria duke

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish sot akuzat në drejtim të opozitës.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se opozita ka degraduar deri në atë pikë, sa është gati të kthehet në zëdhënëse të atyre që nuk duan t?ia dëgjojnë zërin Shqipërisë.

?Ata që braktisën detyrën kanë degraduar deri në atë pikë sa janë gati të kthehen në zëdhënës të atyre që nuk duan t?ia dëgjojnë zërin Shqipërisë. Janë gati të përqafojnë ata që janë duan ti fusin shkelmin Shqipërisë?-tha Rama.

Më tej, ai ironizoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se qeverinë nuk mund ta rrëzojnë duke kënduar himnin dhe as duke kërcënuar.

?Sado stonato ta këndojnë himnin nuk e rrëzojnë dot qeverinë. Nuk e ndryshojnë dot shumicën duke kërcënuar apo duke shantazhuar?-u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga