LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeverisja e Ramës/ Berisha i bën thirrje shqiptarëve të meditojnë

18 Prill 2019, 18:53, Aktualitet CNA
Qeverisja e Ramës/ Berisha i bën thirrje shqiptarëve të

I pyetur rreth qeverisjes së Edi Ramës, ish kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit ?Mbrëmja? në ABC News u shpreh se Rama ka dështuar.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve të meditojnë 6 vitet e qeverisjes së Ramës.

Ish kryeministri gjithashtu bëri dhe një krahasim të qeverisë aktuale me qeverinë e tij.

?Do kisha dëshirë ti bëja thirrje sonte çdo shqiptari të meditojë vetëm 5 minuta se 6 vite qeverisje të
Edi Ramës nëse gjejnë një arritje të vetme përveçse një gjëmë që i bëri vendit me narkoshtetit atëherë le të më thonë. Në 6  vite Edi Rama shënon vetëm dështim. Me nivelet e taksave që ky jep duhet ta çonte GDP në 32%. Asnjë investim i huaj në shqipëri. TAP-i ishte nga qeveria e mëparshme. Marrim pak bizneset kanë falimentuar. Marrim bujqësinë, skemi parë kurrë të derdhej bulmeti nëpër rrugë. Marrim arsimin skemi parë kurrë të dergjen sudentët në rrugë. Lidhur me krimin shtoi narkobandat. Nuk ndodhi kurrë në 8 vitet e mia të qeverisjes të vidhej aeroporti. Në aeroport vjedh vetëm shteti.?,-tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga