Connect with Us

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Aktualitet

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Publikuar

-

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai parashikon që të lehtësohet arrestimi i personave me detyrim për t’u larguar nga Gjermania.

Në rrugë këtë projekt e vuri Ministria Federale e Brendshme nën drejtimin e Horst Seehoferit (CSU). Projekti i tij parashikon që në të ardhmen të jepen shumë më pak para për të huaj, të cilët janë njohur në një shtet tjetër të BE si refugjatë. “Shërbimet për ta reduktohen si të thuash në biletën e kthimit”, tha zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar Unionist, Thorsten Frei pas mbledhjes së kabinetit në Berlin.

Veç kësaj do të zgjerohen mundësitë që personat e detyruar për t’u kthyer të arrestohen, para kthimit të planifikuar. Një ndryshim i parakushteve për një rrezik të supozuar arratie do të bëjë të mundur që arresti të mund të zbatohet më lehtë. Meqenëse në Gjermani, për momentin ka vetëm 490 vende arresti për të huajt që duhet të largohen me detyrim nga Gjermania, Seehoferi do të lejojë deri në vitin 2022 që këta persona t’i fusin edhe në burgje të rregullta – por të ndarë megjithatë në mënyrë strikte nga të arrestuarit nën burgim hetimor dhe nga të arrestuarit e dënuar për vepra penale.

Sipas ministrit të Brendshëm, në vitin 2018 për herë të parë dështuan më shumë përpjekje për kthim me detyrim se sa u arrit të kthehen persona. 31.000 dëbime të caktuara nuk u kryen dot vitin e kaluar, vetëm 26.000 u zbatuan, deklaroi Seehoferi. Kjo është një situatë, të cilën një ministër i Brendshëm nuk mund ta pranojë, deklaroi Seehoferi.

Qytetet dhe komunat janë të mbingarkuara

E ngarkuara për Integrimin e Qeverisë gjermane, Annette Widmann-Mauz (CDU) i tha radios Deutschlandfunk se është e drejtë që të ndërmerret gjithçka, që ata që nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje të largohen sërish me shpejtësi nga Gjermania. Edhe Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane e përshëndeti projektligjin si “instrument të mirë, për të shmangur një mbingarkim të qyteteve dhe komunave.”

Sipas të dhënave të drejtuesit ekzekutiv Gerd Landsberg, vitin e kaluar, prej rreth 180.000 refugjatëve që hynë në Gjermani, statusin e refugjatit ose të personave në nevojë për t’u mbrojtur e morën më pak se 40 përqind. “Megjithë ekzistencën e rregullave të qarta, arrihet gjithnjë e më pak që këta njerëz të kthehen në atdhetë e tyre.”

Kritika për projektligjin erdhi si nga opozita, ku liberalët e FDP-së folën për shkelje të kundraligjshme të sistemit, ashtu edhe nga organizata Pro Asyl, drejtuesi ekzekutiv i së cilës Günter Burkhardt deklaroi se propozimi ka si synim “zhveshjen nga të drejtat, më shumë arrest dhe një spostim nga Gjermania duke hequr shërbimet sociale.”

 

LAJMI PARAARDHËS

“Betejë për jetë a vdekje”/ Berisha sulmon ashpër Ramën

LAJMI PASARDHËS

Deklarata e fortë e Berishës/ "Vendi po shkon drejt përplasjes civile"

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e ndodhur në cermoninë e inagurimit të godinës së re të SPAK, “Poli i Drejtësisë”, deklaroi se Amerika vijon që të jetë në krah të Shqipërisë.

Duke folur përpara të pranishmëve në godinën e re të institucioneve të drejtësisë, Moses-Ones tha se mungesa e Gjykatave tregon se procesi i rivlerësimit ka funksionuar dhe nga drejtësia janë larguar njerëzit e korruptuar.

“Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut.  Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë”-përfundoi Moses-Ones./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin”/ Majk flet për periudhën më të vështirë të jetës

Publikuar

-

Majk është kthyer në një nga reperët më të pëlqye dhe të komentuar të shoëbizit.

Sot reperi ishte i ftuar në emisionin “Pushime on top” ku katreguar detaje rreth jetës dhe karrierës.

Majk është shprehur se pas shumë lutjeve Zoti i ka dhënë një mundësi të dytë dhe po përpiqet ta përdorë në mënyrën e duhur.

“I jam fal zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka thënë reperi.

Gjithashtu ai ka treguar se është single dhe për momentin i është kushtuar totalisht kujdesjes për të birin, Roan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pyetja që “pushtoi” rrjetin/ E “zhduku” apo jo kërthizën Xhensila Myrtezaj?

Publikuar

-

Ditën e djeshme një foto e këngëtares Xhensila Myrtezaj pushtoi të gjitha mediat. Këngëtarja u akuzua nga fansat se në foton e saj të fundit kishte përdorur photoshop.

Ndërkohë Xhensila reagoi duke publikuar një video, ku tregonte se kërthiza e saj ishte shumë e vogël dhe nuk kishte përdorur fotoshop.

Gjatë një kërkimi të vogël në Instagramin e këngëtares gjetëm foton e mëposhtme ku shumë qartë mund ta dallojmë pjesën e kërthizës.

Ndërkaq po iu paraqesim të dyja fotot dhe krahasimin bëjeni vetë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE