Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat për rininë janë temat kyç në fushatën presidenciale të kandidatëve në Maqedoninë e Veriut.

Kandidati për president i partive të koaliciont qeveritar Stevo Pendarovski në paraqitjet para qytetarëve theks të veçant iu kushton mardhënjeve ndëretnike.Sipas tij shumë vendbanime në Maqedoni janë shembull për unitet dhe bashkim të llojllojshmërive andaj ai u bënë thirrje  qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të zgjedhin përparim për ardhmëri të sigurtë në NATO dhe BE. Sipas tij, në plan të brendshëm vendi arriti kohezion të brendshëm me përmbylljen e Marrëveshjes së Ohrit dhe pas kësaj mbetet përkushtimi për zhvillim ekonomik.

“Se vendi po ecën në kahje të duhur, konfirmim janë 625 milion euro investime të huaja. Pas dhjetë vitesh sundim të regjimit, po hapen perspektivat evropiane që të ndërpritet trendi i shpërnguljeve të të rinjve, që të rinjve t’u sigurohet jetesë më e mirë dhe vende të reja të punës. Prandaj të bashkuar të gjithë duhet të përkrahin opsionin që na shpie drejt NATO-s dhe BE-së”, vlerson kandidati për kryetar shteti Stevo Pendarovski.

Kandidati për president i mbështetur nga partit e koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski në prezantimin para votuesve ka thënë se marrëveshja me Greqinë përveç që ruan identitetin, ajo garanton edhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Tani me marrëveshjen kemi gjithçka që ka të bëjë me identitetin maqedonas, kemi institucionet maqedonase, kemi gjuhën maqedonase. Marrëveshja e Prespës është marrëveshja më e mirë e mundshme që kemi mundur të arrijmë dhe të ruajmë identitetin tonë. Me këtë marrëveshje që nuk pranohet nga opozita, por që është e vetëdijshme se nuk do të mund të revidohet, zhbllokohet procesi euro-integrues, de fakto ne jemi në NATO dhe presim së shpejti marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Pendarovski.

Siljanovska: Maqedonia ka nevoj për sundimin e së drejtës

Kandidatja për president shteti e përkrahur nga opozita maqedonase Gordana Siljanovska Davkova , në paraqitjet para elektoratit  kërkon mbështetje edhe nga etnitetet tjera për ta rrëzuar siç thotë këtë të keqe të përbashkët  që ka kapluar vendin. Sipas saj, shqiptarët, turqit, vllehët nuk mund të ketë demokraci të plotë në vend.

“Maqedonia asnjëherë më e ndarë se sot nuk ka qenë, ndërsa nga ana tjetër thërrasin për pajtim, por pajtimi nuk mund të bëhet me veprime kërcnuese. Po u drejtohemi të gjitha etniteteve, sepse pa ato nuk mund të ketë demokraci, sepse Maqedonia është atdheu i të gjithëve. Pa dialog të ndërsjellë dhe pa kritika nuk mund të ecim përpara, sepse kritika është gjë e shëndoshë, e cila na përmirëson në ecurinë tonë politike. Ne na duhet një shtet funksional europian, por jo me imponim të politikave”, vlerëson kandidatja për kryetare nga opozita maqedonase  Gordana Siljanovska Davkova.

Gordana Siljanovska Davkova kërkon që populli ta ndihmojë në kthimin e pushtetit në dorë të sigurt dhe të ndërtohet Evropa në vendin tonë.

“Qëllimi  kryesor i yni është sundimi i ligjit, sepse vetëm atëherë të gjithë njerëzit do të kenë shanse të barabarta, vetëm atëherë drejtësia do t’i ndjek të gjithë. Drejtësia e tanishme është selektive. Nuk është e drejtë revanshizmi. Të drejtë dhe drejtësi në Maqedoni do të ketë kur të shohim zyrtarë të lartë përpara Prokurorisë Publike. Drejtësi do të ketë kur të shohim njerëz nga pushteti të dënuar, por ata janë të paprekshëm, sepse nuk është e tyre vetëm politika qeveritare, i tyre është edhe gjyqësori”, vlerson  kandidatja për presidente  Gordana Siljanovska Davkova.

Reka: Do ta jetësoj konceptim “shtet për të gjithë”

Kandidati i partive opozitare shqiptare Blerim Reka thotë se në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë koncept për shtet e jo vetëm për shoqëri për të gjithë. Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse me ligjin mbi të gjithë.

“Ky koncept për “Republika për të gjithë”, është koncept për Republikën në të cilën do të sundojë ligji, dhe jo individi  në fakt është një koncept universal i sprovuar në demokracitë liberale, dhe ajo që i ka munguar tani e tridhjetë vite Maqedonisë së Veriut. Me konceptin “Republika për të gjithë”, qytetarët do të kenë të drejtën që të kërkojnë llogaridhënie prej atyre që janë në pushtet dhe jo siç është tash faktikisht, qytetarët u binden do si do politikave qeveritare”, vlerson Reka .

Maqedonia e Veriut  ka nevojë për drejtësi, për vende të reja pune, për perspektivë dhe shpresë që të ndalojmë ikjen e rinisë. Reka duke folur për dukurin e migracionit ka premtuar se do të punojë për parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur.

“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrupsioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret euro-atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar” në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punoj në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur”, ka thënë kandidati i pavarur për president Blerim Reka.

Me 21 prill qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojn për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa me 5 maj është raundi i dytë i votimit kur edhe zgjidhet presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut./DW/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plagosën shokun për pazare droge/ Pranga dy shqiptarëve në Greqi

Publikuar

-

Dy persoan janë arrestuar nga policia greke, për trafik droge, amëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje.

Mësohet se dy shqiptarët për shkak të prishjeve të pazareve të drogës kanë kanë plagosur  me armë një 41 vjeçar grek.

Policia greke, pas hetimeve dyshon se dy të arrestuarit tashmë janë pjesë e grupeve që merren me trafik droge nga Shqipëria në Greqi, shkruajnë mediat helene./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Publikuar

-

By

Ai i bëri këto komente në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, pas lakimit të emrit të tij në një video-regjistrim të publikuar në mediat vendase, ku shihen disa persona te numëronin para që dyshohen të jenë pjesë e mashtrimeve dhe krimit të organizuar.

Videoregjistrimi u publikua pas një operacioni të policisë së Kosovës në fillim të kësaj jave për arrestimin e një grupi të dyshuar për vepra kriminale dhe fajde.

Sipas policisë, personat e arrestuar nën dyshimet pë veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar mbi 2 milionë euro.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se nuk ka të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ai thotë se ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit.

“Dua t’iu siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj që do të jap dorëheqje, ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. E them me siguri të plotë që emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale, pavarësisht a janë pjesë e policisë apo e sistemit të drejtësisë ose të politikës”, -tha zoti Veseli.

Zoti Veseli tha se njerëzit që shihen në videon e publikuar nuk i njeh, ndërsa nënvizoi se ky rast kërkon sqarime që lidhen me funksionimin e organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar që paska pasur fakte në vitin 2013 të ndërmerren veprime me gjashtë vjet vonesë. Kush është ai, ajo ose ata që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar më shumë se gjashtë vjet, kujt dhe për çfarë llogarie iu paska dashtë kjo vonesë që ka mundësuar edhe mbulimin dhe mos dënimin e veprave penale”, tha zoti Veseli, duke këkruar veprime institucionale për siç tha rastin e fshehur për shumë vjet.

“Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur, të qartë për secilin qytetarë e lëre më për organet tona të drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, me krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Gjashtë vjet të mbahet krimi i fshehur dhe mos të dënohet është krimi më i madh. Pa asnjë dyshim shihet qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe po ju siguroj që kësaj pune do t’i shkohet deri në fund”,- tha zoti Veseli./VOA/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkan/ Shqipëria furnizuesi kryesor i kanabisit

Publikuar

-

By

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare të Ballkanit Perëndimor mundësohen nga një ekonomi politike e krimit, e cila është e rrënjosur në vendet e rajonit.

Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Raporti thotë se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave kriminale e kanë shndërruar aktivitetin në një sipërmarrje të përbashkët mes strukturave shtetërore dhe grupeve kriminale. Një tjetër tipar i përbashkët i rajonit të Ballkanit Perëndimor është se shumë pak raste të krimit të organizuar dërgohen në gjykata dhe edhe kur kjo ndodh, në shumë pak raste jepen dënime.

E ashtuquajtura vijë ballkanike përshkon disa vende të Ballkanit dhe mundëson trafikun e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Kosova radhiten ndër pikat e tranzitit të heroinës, ndërsa përsa i përket kokainës, Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë shndërruar në pika të rëndësishme hyrëse drejt Evropës të kësaj droge të ardhur nga vende të Amerikës Latine.

Shqipëria

Ballkani vazhdon të radhitet si furnizuesi kryesor i kanabisit për Bashkimin Evropian dhe Shqipëria përmended si vendi kryesor i prodhimit, megjithë një rënie të konsiderueshme të kultivimit që nga gjysma e vitit 2017, si dhe një rritje domethënëse të konfiskimit. Rajoni vazhdon të shërbejë si një territor i përshtatshëm për kontrabandën e armëve, kontrabandën e cigareve, trafikun e qenieve njerëzve dhe tashmë vihet re edhe rritja e pranisë së drogave sintetike.

Ndër pikat kufitare dhe portet hyrëse nëpërmjet të cilave zhvillohen aktivitete të shumëllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që zonat përreth Kurbinit dhe Lezhës përshkruhen si zona të nxehta të krimit të organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve të përqëndruara në kryeqytetin Tiranë është në funksion të aktiviteteve në vende të tjera, si në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mbretëri e Bashkuar, ndërkohë që lidhjet kriminale shtrihen në Turqi dhe Amerikën Latine. Zona të tjera të nxehta janë Elbasani dhe Fieri.

Kosova

Raporti e përshkruan Kosovën si pjesë e “trekëndëshit të krizës”, zona ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë Jugore, të cilat për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik, paqëndrueshmërisë, kufijve porozë dhe qeverisjes së dobët, janë të ekspozuara ndaj krimit të organizuar. Veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përshkuar nga aktivitete të paligjshme.

Nga përfundimet e raportit

Raporti arrin në përfundimin se ka shenja që popujt e Ballkanit janë të tejngopur me ndikimin e krimit të organizuar në komunitetet dhe vendet e tyre. Protestat më të fundit në disa prej vendeve të rajonit dëshmojnë për irritimin në rritje me elitat dhe korrupsionin e tyre.

Megjithatë, raporti thotë se ekonomia politike e kriminalitetit është tashmë e rrënjosur thellë. Rrjetet kriminale janë zhvilluar prej dekadash dhe ekzistojnë faktorë të jashtëm të interesuar në mbajtjen dhe shfrytëzimin e status quo-së për mundësi përfitimesh të paligjshme. Raporti thotë se do të jetë e vështirë të ndryshohet sistemi, nëse nuk krijohen institucione më efikase dhe një sistem kontrolli dhe balancimi të pushtetit për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe integritetin.

Observatori është pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai financohet nga Fondi për Konfliktet, Stabilitetin dhe Sigurinë i Mbretërisë së Bashkuar dhe lidh aktorët e shoqërisë civile në Ballkan./VOA-titulli është i CNA.al/

(Teksti i plotë i raportit: https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2019/05/Hotspots-Report-English-16May1245-Web.pdf )

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/ Raporti Mueller gati për publikim

Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin...

Close