LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi plas “bombën”/ Zbulohet grabitësi i Rinasit

18 Prill 2019, 08:57, Aktualitet CNA
Murrizi plas “bombën”/ Zbulohet grabitësi i Rinasit

Deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Lleshaj në interpelancën me opozitën.

Murrizi tha se kompania TIA i është përgjigjur me arrogancë policisë dhe është detyra e policisë që ta kontrollojë.

Më tej ai shtoi se kompania që kujdeset për sigurinë në Rinas nuk i ka hapur derën FNSH në momentin e grabitjes.

Sipas deputetit, dyshimet janë se grabitja ka ndodhur nga brenda.

?Unë dhe kolegët e opozitës nuk bëjmë pjesë tek ata që para 15 vitesh kanë firmosur kontratën me një kompani kineze.

Ju mbani përgjegjësi. Unë isha dje në Komsiariatin e Rinasit. Me thënë të drejtën ai komisariat ishte i vitit 70? sa për të larë gojën se ishte një komisariat. Kishte 112 efektiv policie.

Unë e di mirë po aq korrespondencën se 4 letra drejtuar TIAs kishin marrë përgjigjje ironike. Unë prisja që të thonit sot se në çfarë faze është operacioni për grabitjen . Akoma shqiptarët nuk e dinë fiks sa lekë janë vjedhur. Ju thatë miliona euro. Me thasë thanë komisatiati me thasë thatë edhe ju.

Kaq duarlarë nga kjo ngjarje edhe pse këtë aeroport e ka në dorë TIA.

Nëse ata nuk mbajnë përgjegjësi duhet ti nënshtrohen rregullores. Dhe është puna juaj që ti kontrolloni. Çfarë është kjo arrogancë e kësaj kompanie që iu drejtohet ju. Kush e ka karremin në fyt që nuk anulloka dot një kontratë të parregullt për sigurinë në aeroport.

Kështu ndodhi edhe me koalicionin. Në 2013 erdhën ca makina rrangalle. Ju që merrni me arrestin e një që shurrosi te Kryeministria nuk iu ka shtyrë kureshtja fare se kush janë këta punonjës të kësaj kompanie. 90 % e tyre janë pjesë e grupeve më të mëdha kriminale.

Unë dyshoj se grabitja ka ndodhur nga brenda. Ju mund të na vërtetoni të kundërtën.

Kush është kjo kompani që nuk i hap derën FNSH, se nuk ia kanë hapur derën?,- tha Murrizi. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga