Komisioni i Disiplinës ‘mban me hatër’ ekipet e Superiores/ Dënohet rëndë Besa pas dhunës ndaj arbitrit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Komisioni i Disiplinës ‘mban me hatër’ ekipet e Superiores/ Dënohet rëndë Besa pas dhunës ndaj arbitrit

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Superiorja kaloi e qetë dhe nuk u mor asnjë masë apo paralajmërim për klubet elitare të futbollit shqiptar.

Nuk është e njëjta tablo në Kategorinë e Parë aty ku Besa dhuroi një shfaqje të shëmtuar ndaj Bylisit. Ndeshja u ndërpre për shkak të goditjeve ndaj gjyqtarëve nga tifozët. KDS i ka dhuruar ndeshjen në tavolinë Bylisit me rezultatin 3-0, ndërkohë që dënon stadiumin e tyre me 8 ndeshje pezullim. Presidenti Bizhdili është dënuar gjithashtu me 8 ndeshje.

Lojtarët e Shënkollit Emirjon Mirdita dhe Klaudjo Pjetrushi dënohen me 8 ndeshje i pari dhe 10 i dyti për shfaqjen e shëmtuar ndaj Veleçikut ku u përshin në një sherr masiv në “Reshit Rusi”. /CNA.al

Aktualitet

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Publikuar

-

By

Ai i bëri këto komente në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, pas lakimit të emrit të tij në një video-regjistrim të publikuar në mediat vendase, ku shihen disa persona te numëronin para që dyshohen të jenë pjesë e mashtrimeve dhe krimit të organizuar.

Videoregjistrimi u publikua pas një operacioni të policisë së Kosovës në fillim të kësaj jave për arrestimin e një grupi të dyshuar për vepra kriminale dhe fajde.

Sipas policisë, personat e arrestuar nën dyshimet pë veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar mbi 2 milionë euro.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se nuk ka të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ai thotë se ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit.

“Dua t’iu siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj që do të jap dorëheqje, ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. E them me siguri të plotë që emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale, pavarësisht a janë pjesë e policisë apo e sistemit të drejtësisë ose të politikës”, -tha zoti Veseli.

Zoti Veseli tha se njerëzit që shihen në videon e publikuar nuk i njeh, ndërsa nënvizoi se ky rast kërkon sqarime që lidhen me funksionimin e organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar që paska pasur fakte në vitin 2013 të ndërmerren veprime me gjashtë vjet vonesë. Kush është ai, ajo ose ata që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar më shumë se gjashtë vjet, kujt dhe për çfarë llogarie iu paska dashtë kjo vonesë që ka mundësuar edhe mbulimin dhe mos dënimin e veprave penale”, tha zoti Veseli, duke këkruar veprime institucionale për siç tha rastin e fshehur për shumë vjet.

“Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur, të qartë për secilin qytetarë e lëre më për organet tona të drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, me krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Gjashtë vjet të mbahet krimi i fshehur dhe mos të dënohet është krimi më i madh. Pa asnjë dyshim shihet qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe po ju siguroj që kësaj pune do t’i shkohet deri në fund”,- tha zoti Veseli./VOA/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkan/ Shqipëria furnizuesi kryesor i kanabisit

Publikuar

-

By

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare të Ballkanit Perëndimor mundësohen nga një ekonomi politike e krimit, e cila është e rrënjosur në vendet e rajonit.

Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Raporti thotë se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave kriminale e kanë shndërruar aktivitetin në një sipërmarrje të përbashkët mes strukturave shtetërore dhe grupeve kriminale. Një tjetër tipar i përbashkët i rajonit të Ballkanit Perëndimor është se shumë pak raste të krimit të organizuar dërgohen në gjykata dhe edhe kur kjo ndodh, në shumë pak raste jepen dënime.

E ashtuquajtura vijë ballkanike përshkon disa vende të Ballkanit dhe mundëson trafikun e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Kosova radhiten ndër pikat e tranzitit të heroinës, ndërsa përsa i përket kokainës, Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë shndërruar në pika të rëndësishme hyrëse drejt Evropës të kësaj droge të ardhur nga vende të Amerikës Latine.

Shqipëria

Ballkani vazhdon të radhitet si furnizuesi kryesor i kanabisit për Bashkimin Evropian dhe Shqipëria përmended si vendi kryesor i prodhimit, megjithë një rënie të konsiderueshme të kultivimit që nga gjysma e vitit 2017, si dhe një rritje domethënëse të konfiskimit. Rajoni vazhdon të shërbejë si një territor i përshtatshëm për kontrabandën e armëve, kontrabandën e cigareve, trafikun e qenieve njerëzve dhe tashmë vihet re edhe rritja e pranisë së drogave sintetike.

Ndër pikat kufitare dhe portet hyrëse nëpërmjet të cilave zhvillohen aktivitete të shumëllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që zonat përreth Kurbinit dhe Lezhës përshkruhen si zona të nxehta të krimit të organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve të përqëndruara në kryeqytetin Tiranë është në funksion të aktiviteteve në vende të tjera, si në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mbretëri e Bashkuar, ndërkohë që lidhjet kriminale shtrihen në Turqi dhe Amerikën Latine. Zona të tjera të nxehta janë Elbasani dhe Fieri.

Kosova

Raporti e përshkruan Kosovën si pjesë e “trekëndëshit të krizës”, zona ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë Jugore, të cilat për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik, paqëndrueshmërisë, kufijve porozë dhe qeverisjes së dobët, janë të ekspozuara ndaj krimit të organizuar. Veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përshkuar nga aktivitete të paligjshme.

Nga përfundimet e raportit

Raporti arrin në përfundimin se ka shenja që popujt e Ballkanit janë të tejngopur me ndikimin e krimit të organizuar në komunitetet dhe vendet e tyre. Protestat më të fundit në disa prej vendeve të rajonit dëshmojnë për irritimin në rritje me elitat dhe korrupsionin e tyre.

Megjithatë, raporti thotë se ekonomia politike e kriminalitetit është tashmë e rrënjosur thellë. Rrjetet kriminale janë zhvilluar prej dekadash dhe ekzistojnë faktorë të jashtëm të interesuar në mbajtjen dhe shfrytëzimin e status quo-së për mundësi përfitimesh të paligjshme. Raporti thotë se do të jetë e vështirë të ndryshohet sistemi, nëse nuk krijohen institucione më efikase dhe një sistem kontrolli dhe balancimi të pushtetit për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe integritetin.

Observatori është pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai financohet nga Fondi për Konfliktet, Stabilitetin dhe Sigurinë i Mbretërisë së Bashkuar dhe lidh aktorët e shoqërisë civile në Ballkan./VOA-titulli është i CNA.al/

(Teksti i plotë i raportit: https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2019/05/Hotspots-Report-English-16May1245-Web.pdf )

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Morën pa leje makinën e babait/ Aksidentohen tre adoleshentë

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Kraps.

Tre adoleshentë me iniciale A.A, A.A dhe K.A të moshës 15 vjeç kanë mbetur të palagosur.

Sipas të informacioneve, adoleshentët kanë marrë mjetin tip Reno pa djenin e pronarit, i cili është dhe babai i njerit prej tyre.

Si rezultat i shpejtësisë të rinjtë kanë rrëshqitur dhe kanë dal jashtë rrugës, duke u rrëzuar në një lartësi 10 metër.

Të rinjtë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00,  në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi  A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Close