Connect with Us

Kanadezi mohon akuzat për përdhunim/ “Thjesht e përqafova”

Aktualitet

Kanadezi mohon akuzat për përdhunim/ “Thjesht e përqafova”

Publikuar

-

 

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit policia arrestoi një shtetas kanadez, i cili dyshohet se tentoi të përdhunonte një 13 vjeçare.

Sipas informacioneve 50 vjeçari i kishte kërkuar vajzës që ta shoqëronte për t’i treguar vendin ku do të shkonte, duke qenë se ajo dinte anglisht.

Me mirësjellje 13 vjeçarja nga Hungaria e ka shoqëruar deri pranë apartamentit, pastaj shtetasi i ndaluar i ka kërkuar që ta shoqëronte deri tek apartamenti.

Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitet në apartament, 50 vjeçari ka ushtruar forcë për ta futur brenda.

Pastaj vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Në ndihmë i kanë ardhur disa banorë të cilët e kanë kapur dhe më pas e kanë rrahur shtetasin kanadez.

LEXO EDHE:  Si tentoi të më përdhunojë shefi/ Studentja nga Tirana rrëfen tmerrin

Në dëshminë e tij në polici kanadezi e ka mohuar një akuzë të tillë. Sipas tij vajza e ka keqkuptuar sjelljen e tij.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”,- mësohet të ketë thënë 50-vjecari.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 1.405 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 363 raste të reja me COVID-19.

LEXO EDHE:  Në vendin ku meshkujt përdhunohen, viktimat rrëfejnë tmerrin

LEXO EDHE:  Në vendin ku meshkujt përdhunohen, viktimat rrëfejnë tmerrin

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 16 janar, Kosova ka regjistruar 55.498 raste me koronavirus, 48.990 prej të cilëve janë shëruar dhe 5.103 janë aktive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrabanda e sirianëve nga Vlora në Itali/ Autori strehoi në banesë klandestinët

Publikuar

-

Nga

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:
Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

LEXO EDHE:  Skandali i policit/ Protestë kundër dhunës seksuale

LEXO EDHE:  E njohu në FB por sheh tmerr me sy/Si tentoi ta përdhunonte lezhjani vajzën nga Kamza

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konflikti mes biznesmenëve/ Gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda” .

Gjykata vendos arrest shtëpie për biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën. Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.

LEXO EDHE:  Abuzoi me 30-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor/ Arrestohet i riu në Krujë

LEXO EDHE:  Kelvi Kadilli: Kur isha 14 vjeç më përdhunuan

Kujtojmë se gjatë përplasjes, u plagos një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta./CNA.al

LEXO TE PLOTE