LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja, Lleshaj akuzon koncesionarin/ Rinasi me kamera të prishura dhe pa siguri

18 Prill 2019, 08:46, Aktualitet CNA
Grabitja, Lleshaj akuzon koncesionarin/ Rinasi me kamera të prishura dhe pa

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përsëritur deklaratat e mëhershme në lidhje me grabitjen e Rinasit.

Sipas Lleshajt, kjo ngjarje nuk e ka cënuar sigurinë kombëtare.

Sërish Ministri i Brendshëm ka bërë fajtor koncensionarin e aeroportit, pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë në rastin e  grabitjes.

” Zona brenda aeroportit, përgjegjësi e koncensionarit. Kompania e sigurimit të aeroportit nuk i ka hapur derën policisë”, ka thënë Lleshaj, ndërsa ka risjellë në vëmendje edhe marrëdheniëne mëhershme mes koncesionarit dhe Policisë.

Janë 12 komunikime, kur policia i kërkon koncensionarit marrje masash

“Policia  ka adresuar vërejtje tek koncensionari për portat që nuk sigurojnë parametrat e duhur të sigurisë. Rrethimi i jashtëm pa sensorë, kamerat e ndryshme janë jashtë funksionit ose të pamjaftueshme, shërbimet e sigurisë kanë qenë të pamjaftueshme e të paplota. Cilësia e punonjësve të shërbimit është me probleme”, ka thënë Lleshaj.

Më tej Lleshaj ka thënë se  tashmë janë marrë masa brenda dhe jashtë areoportit nga policia e cila ka hyrë brenda teritorit të aeroportit, madje deri tek salla e kamerave, aty ku nuk kanë  qenë lejuar më herët.

Ministri është ndalur përciptas edhe tek hetimet për grabitjen.

“Ka qenë një krim i organizuar mirë dhe ka patur përpjekje  për të fshehu gjurmët me djegien e  automjetit.  Grabitësit kanë përdorur një tunel që i kanë shpëtuar policisë”, ka thënë Lleshaj, duke shtuar se janë  siguruar prova që japin shpresë të madhe për zbardhjen përfundimtare të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga