Connect with Us

Dhuna ndaj gazetarëve/ PD i drejton gishtin Ramës

Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve/ PD i drejton gishtin Ramës

Publikuar

-

Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Albana Vokshi, ka komentuar raportin  për situatën e rënduar të mediave në Shqipëri.

Vokshi listoi të gjitha rastet e dhunës ndaj gazetarëve nga politikanët dhe gjyqtarët e vendit tonë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ka denoncuar, prej kohësh, situatën alarmante të lirisë së medias në Shqipëri. Pa media të lirë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të qeverisë, nuk ka informim të publikut, rrjedhimisht nuk ka zgjedhje të lira.

Media e Lirë është kushti i panegociushëm për hapjen e negociatave.

Në situatën e rënduar për mediat dhe gazetarët, raporti i sotëm i organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufinj” ngre alarmin se pa liri të medias rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018”-thuhet në raport.

Në publikimin e sotëm të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria ka zbritur 7 vende, duke parë si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama.

Ai ka vënë nën kontroll shumicën prej tyre, nëpërmjet lidhjeve me pronarët oligarkë, tenderave, koncesioneve, PPP-ve apo licensave korruptive, siç evidentohet në raport.

Reporterët pa Kufij shprehin shqetësimin se për “kapjen e mediave dhe përqëndrimin e tyre në duart e një grushti biznemenësh të mëdhenj.”

“Politikanët, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe fabrikantë të lajmeve të rreme.” -thekson raporti, i cili kritikon  dy projektligje për median të Edi Ramës si propozime që “forcojnë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe kufizojnë aksesin tek lajmet dhe informimi.”

Parimi i Ramës është atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione, licensa – e kërcënon e shantazhon, fyen, përçmon, e çon në gjyq.

Në indeksin botëror të Lirisë së Medias, Reporterët Pa Kufij ngrenë shqetësimin se “Gazetarët janë subjekte të fyerjes, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Dy ditë më parë, Partia Demokratike informoi organizatat ndërkombëtare për përkeqësimin e lirisë së medias, duke listuar të gjitha rastet e gazetarëve të kërcënuar dhe intimiduar nga qeveria dhe mafia.

  1. Gjatë vitit të kaluar ka patur raste të rënda të kërcënimit të gazetarëve për shkak të detyrës.
  • Persona të paidentifikuar qëlluan në mes të natës shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vetëm sepse ajo denoncoi lidhjet e deputetit të PS Jurgis çyrbja me bandën e Shullazit.
  • Gazetari Julian Shota u kërcënua me armë në kokë sepse po transmetonte një shpërthim në një biznes në Laç.
  • Policia goditi në kokë kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi, ndërsa po raportonte protestën e opozitës para MB.
  1. Intimidimi përmes padive në Gjykatë:
  • Kryeministri Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi për shpifje dhe prishje të imazhit, vetëm sepse ai ka publikuar disa raste të pastra korrupsioni të Qeverisë. Gazetqari Rakipi zbuloi se firma fituese e projektit 40 milionë euro të Unazës së Madhe kishte marrë tenderin me letra të fallsifikuara.
  • Gazetarja investigative Klodiana Lala u kërcënua me hetim për një raport të publikuar në BIRN dhe Zëri i Amerikës, ku denoncohet blerja e votave në Qarkun Durrës gjatë 2017-ës, ku përfshihet drejt për së drejti Vangjush Dako dhe një nga bandat e Durrësit.
  • Jetmir Olldashi, gazetari investigativ është marrë i pandehur, vetëm sepse publikoi lidhjen e vëllait të ish ministrit të brendshëm Agron Xhafaj me trafikun e drogës.
  • Basir Çollaku, një tjetër gazetar investigativ u padit nga kreu I gr parl të PS vetëm sepse ai publikoi një intervistë me oficerin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi kërcënimin me armë në kokë brenda rajonit të policisë në prani të Ballës, për të heshtur për akuzën e përdhunimit nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.
  • Prokuroria e Vlorës kërkoi praninë me forcë të gazetarit Elton Qyno vetëm, sepse ai botoi një artikull për vrasjet dhe zhdukjet mafioze në Vlorë.
  • Edhe rasti i mëparshëm i gazetares Alida Tota, që investigoi vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj në Sharrë, bën përgjegjës direkt kryebashkiakun Erion Veliajn, kampion i blerjes së medias.
LEXO EDHE:  Thirrja e fuqishme e Ridvan Bodes/Ku i kishim 13 mijë komisionerët? Shpërfillja e anëtarësisë na solli këtu

Të gjithë këto, kanë “krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” thuhet në indeksin boteror për  lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij.

Tejet e shqetësuar nga kjo situatë, Partia Demokratike ka informuar në vijim të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare për Lirinë e Medias.

Partia Demokratike ka kërkuar prej tyre të sjellin misione monitorimi për situatën e rëndë të medias në Shqipëri, si dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre ndaj Kryeministrit  për të ndalur sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një nga individët më kritikë në PD”/ Bylykbashi: Shqetësimet i ngre dhe diskutoj brenda partisë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 25 vjeçarit në Ditën e Rinisë/ Bylykbashi tregon arsyet pse prokuroria nuk do e hetoj këtë krim

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një nga individët më kritikë për shumë vendime të Partisë Demokratike. Sipas tij, shqetësimet i ngre dhe diskuton brenda partisë , duke nisur kështu që nga djegia e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Bylykbashi i ftuar në Absolut 4 thkesoi se fokusi është në faktimin e gjërave që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”, është shprehur Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Vendimi i Gjykatës për Roshin/ PD “sulmon” Arta Markun

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Pas Valdrin Pjetrit, Ramës i ikën një tjetër kryebashkiak?

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tiranë, qytetari kërcënon se do të hidhet nga lartësia

Publikuar

-

Nga

Tiranë, qytetari kërcënon se do të hidhet nga lartësia

Një qytetar në Tiranë është duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia e një pallati pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po negocion me qytetarin që të tërhiqet nga kryerja e këtij  veprimi ekstrem.

“Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE