Dështimi i madh i Guardiolës/ 600 milionë euro për t’u eliminuar në çerekfinale – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dështimi i madh i Guardiolës/ 600 milionë euro për t’u eliminuar në çerekfinale

Publikuar

-

Pep Guardiola dështoi në tentativën e radhës për të fituar Championsin me stilin tiki-taka me një klub të madh europian, jashtë Spanjës. Trajnerit spanjoll i mungon kupa me veshë të mëdhenj që nga viti 2011, kur Barcelona e tij mposhtte Manchester United në finalen e Wembley-t.

Gjysmëfinalja e tij e fundit, larg Barcelonës, daton tre vite më parë, kur drejtonte Bayernin. Në të gjitha rastet rastet e kur drejtonte bavarezët është eliminuar kur ishte vetëm një hap larg finales nga një ekip spanjoll (Real Madrid 2014, Barcelona 2015 dhe Atletico Madrid 2016).

Në tre vitet e fundit, Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka shkuar në asnjë rast përtej çerekfinaleve, pavarësisht se në në krye të Citizens ka shpenzuar në total më shumë se 600 milionë euro. E nisi me eliminimin nga Monaco në 1/8-at e Championsit që në sezonin e parë në Angli. Në dy sezonet e fundit ka mbetur jashtë në çerekfinale përballë skuadrave angleze, që presupozohet që i njeh mirë, Liverpool dhe Tottenham.

LEXO EDHE:  Lajm bombë nga Italia/ Zbulohet paga e frikshme e Guardiolës te Juventusi

Mund të jetë e vërtetë, që, siç është shprehur pak ditë më parë vetë Guardiola, City nuk e ka marrë për të fituar domosdoshmërisht Championsin, por është po kaq e vërtetë që ka shpenzuar një mal me para. Në përfundim të ndeshjes së kthimit me Tottenhamin, Guardiola theksoi se skuadra e tij u eliminua për shkak të një gabimi arbitral, duke iu referuar golit të Llorentes, por a mund të jetë një episod i tillë argument për të justifikuar dështimin e radhës?

Aktualitet

Rama gati të bëjë kompromis/ Kryemadhi: “Shikojeni se si qurravitet për karriken”

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbajtur një takim me strukturat e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi  komentoi edhe letrat publike që Rama i dërgon Bashës për dialog, ku deklaroi se opozita nuk bën kompromis për karriken e Edi Ramës.

Ndërsa foli dhe gjyqin e qeverisë shqiptare me bisnesmenin Italian Francesco Beçhetti.

“Kush do i paguaj 140 milion euro. Me kaq para do ishin bërë dy spitale sa QSUT.Do ishin paguar të gjitha mjekimet falas për pensionistët shqiptarë. Do ishin paguar kimioterapitë e shqiptarëve. Këto janë para gjaku që ky po ua merr shqipatrëve të cilët i fut në burg për një kupon tatimor

LEXO EDHE:  Lajm bombë nga Italia/ Zbulohet paga e frikshme e Guardiolës te Juventusi

Janë para që u merren shqiptarëve nga Edi Rama për të paguar hajdutët e tij. Kaq dëm i ka bërë këtij populli sa shqipatrët, të rinjtë, po kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Dëgjojmë se si qurravitet dhe shkruan letra për opozitën.

Kjo do të thotë që ka frikë, që është gati të bëjë kompromis për karrigen e tij. Por do ta marrë përgjigjen.

Nuk ka negociata me Ramën për karrigen e tij.

Ka dialog me shqiptarët për të larguar njëherë e mirë duart nga vjedhja e zgjedhjeve, nga krimi”, shtoi më tej Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skuthokracia e zbërthyer në një letër publike për dialog

Publikuar

-

By

Nga Arian Galdini

– Është po i njëjti njeri që nga Elbasani kërcënonte e turfullonte dhe kur mbërriti në tryezën e dialogut të thirrur asokohe në Kuvend nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu, i nxorri jashtë gjithë të tjerët dhe u mbyll për orë të tëra vetëm për vetëm me Lulzim Bashën në një dhomë, për të pjellë të nesërmen 6 ministra, ca drejtorë dhe një fushatë elektorale teatrale.

Por duke qenë se loja e politikës shqiptare është diversifikuar, çdo pjellë e asaj nate u vra ditë pas dite nga aktorët e tjerë politikë që nuk ishin në atë dhomë. E ja ku jemi pas 2 vjetësh nga lakuriqësia e një nate pasioni tek ngulçimi i një lakuriqësie gladiatorësh. Si në Venedikun e mesjetës, Paria në dekadencë të plotë dhe e rrethuar me kurtizana, nuk e lejon “dashurinë” e vetëm dy njerëzve.

Paria jone ose bën dashuri në grup, ose i detyrojnë dy njerëzit e kapur në flagrancë duke bërë dashuri, që të mohojnë njërin-tjetrin e madje të dalin në arenë a fushëbetejë për tu asgjësuar o të dy o së paku njëri prej tyre. Nën këtë kontekst Letra Publike e Edi Ramës për dialog me Lulzim Bashën, është një skuthëri spektakolare.

I dërgon letër Lulit por në çdo rresht komunikon edhe me Parinë që mezi pret dashurinë në grup ose luftën. Ky i thotë Bashës shpesh se nuk është e nuk bëhet dot lider. Ndoshta ka të drejtë. Por edhe një lider që ka qejf edhe dashurinë në grup edhe dashurinë dyshe, nuk bëhet dot kurrë burrë shteti. Lider Partie a Parie edhe mund të bëhet, por burrë shteti as që e ka shansin të bëhet.

LEXO EDHE:  Lajm bombë nga Italia/ Zbulohet paga e frikshme e Guardiolës te Juventusi

Edi Rama nuk është Diktator, e as Tiran. Nuk mundet. E ka pamundësi karakteriale. Edi Rama është skuthokrat. Dhe skuthokratët janë dëm e rrezik serioz publik sepse i bëjnë të gjitha e nuk kanë as cipë, as turp, as burrni.

Ndaje mendjen Ed skuthokrati, ose ndiq porosine e ndërkombëtarëve dhe gjej kurajon dhe integritetin për tu ulur në dialog pa kushte, transparent dhe me axhendë publike dhe për interesin publik me Bashën, duke humbur të dy diçka, ama duke fituar Shqipëria, ose mos u bëj kaq qesharak sa të kujtosh se po këndove serenatë poshtë pallatit, të gjitha vajzat aty do kujtojnë se e ke me to dhe mund të të dalë kismet i mirë.

Kjo nuk është as politikë e as burrështetësi. Nëse je lider, mer përgjegjësitë e liderit dhe vepro, mos skuthëro. Shqipërinë nuk mund ta digjni ju e as ta mbani peng se doni edhe të bëni dashuri në grup, edhe dashuri dyshe, edhe luftë. Mjaft. Koha e skuthokratëve po mbaron.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plagosën shokun për pazare droge/ Pranga dy shqiptarëve në Greqi

Publikuar

-

Dy persoan janë arrestuar nga policia greke, për trafik droge, amëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje.

Mësohet se dy shqiptarët për shkak të prishjeve të pazareve të drogës kanë kanë plagosur  me armë një 41 vjeçar grek.

Policia greke, pas hetimeve dyshon se dy të arrestuarit tashmë janë pjesë e grupeve që merren me trafik droge nga Shqipëria në Greqi, shkruajnë mediat helene./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Close