Connect with Us

Deputetja socialiste si bankomat/”Zhvat” universitetet dhe nxjerr gënjeshtrat e Ramës

Aktualitet

Deputetja socialiste si bankomat/”Zhvat” universitetet dhe nxjerr gënjeshtrat e Ramës

Publikuar

-

ish deputeti kryqezon ramen

Shqipëria është vend i pasur. Sigurisht që po, por kjo vlen vetëm për politikanët që kërcasin dhëmbët sa lart poshtë, sikur po iu dhimbsen qytetarët.

Kasta politike, pa dallim, është e mbytur në luks. Kanë zaptuar  të gjitha institucionet me familjarë, fis e krushqi, dhe sigurisht që e shohin me optimizëm të ardhmen.

Në një nga këto raste, duket se bën pjesë edhe deputetja Vasilika Hysi.

Të ardhurat e saj dhe llogaritë bankare nuk kanë të numëruar. Për më tepër edhe vajza u ka ngjarë prindërve, bën disa punë njëherësh, ka llogari bankare dhe të ardhura pafund, ndaj e ka luksin të blejë dhe një apartament për vete.

Në vitin 2014, vajza e deputetes Hysi, Klesta Hysi, ka blerë një apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 77.3 m2, vlera 59 000 euro si dhe dy makina në vitin 2015.

Kategoria si deputetja Hysi, në ditët e sotme quhen elitë. Fatkeqësisht në Shqipëri kjo është elita, që zapton institucionet shetërore dhe ato të pavarura deri tek universitetet dhe shoqëria civile.

Nëse flasim për kontribut, se çfarë kanë fituar qytetarët, do të ishte idiotësi, pasi në këtë rast ka përfituar vetëm deputetja Hysi.

                                                    Vasilika Hysi 

Dhe rëndomtë, kryeministri Edi Rama, ulëret e bërtet se ka hapur portale që do t’ ua ndryshojë të ardhmen shqiptarëve, duke e ditur që ato janë thjesht propagandë.

Kujt po ia ndryshon jetën Rama, vajzës së Vasilika Hysit, famijëve të deputetëve të tjerë apo fëmijëve të ministrave?

Pasi institucionet i ka të mbushura me njerëz si Vasilika Hysi,  të cilët janë të mbytur në para  familjarisht.

Nuk po vëmë në pikëpyetje aftësitë e saj apo të vajzës, por të tillë ka plot Shqipëria, por duke qenë se nuk kanë lidhje me qeveritarë apo deputetë, janë të detyruar të jetojnë në varfëri, madje duke kryer një punë, ndryshe nga ajo për të cilën kanë studiuar.

Në vitin 2012, sipas të dhënave të Open Spending Albania, Hysi ka deklaruar paga dhe shpërblime si deputete në vlerën 2 694 443 lekë, honorar pranë Fakultetit të Drejtësisë në vlerën 32 400 lekë, shpërblime nga mësimdhënia pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 43 200 lekë, shpërblime për pjesëmarrje si paneliste në veprimtarinë “Lëvizja e gruas” në vlerën 18 000 lekë, honorar për drejtim doktoraturash pranë UET në vlerën 900 euro si dhe dieta për shërbime jashtë vendit në vlerën 4 422 euro.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka përfunduar botime shkencore universitare në vlerën 390 000 lekë si dhe ribotime të teksteve mësimore shkollore në vlerën 65 890 lekë.

Ndërsa bashkëshorti Engjëll Hysi, ka të ardhura si pedagog pranë universitetit “Marin Barleti” në vlerën 340 650 lekë, pagën si pedagog pranë universitetit “Justiniani I” në vlerën 120 000 lekë. Gjithashtu bashkëshorti  ka cash prej 410 000 lekë.

Vajzës Klesta Hysi i janë shtuar interesat bankare në vlerën 56 646 lekë dhe në vlerën 30 965 lekë.

Gjithashtu ajo ka marrë nga paga dhe shpërblime nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë në vlerën 960 311 lekë, pagesën si koordinatore projekti pranë OJF “Fëmijët Sot” në vlerën 324 000 lekë, të ardhura nga angazhimi në një emision televiziv në vlerën 224 647 lekë, shpërblime të pamarra nga Fakulteti i Drejtësisë për mësimdhënie në vlerën 731 916 lekë.

Në vitin 2013, Hysi vazhdon të ketë të njëjtat përfitime si një vit më parë. Pagën dhe shpërblimet si deputete në vlerën 2 515 753 lekë, honorare pranë Fakultetit të Drejtësisë në vlerën 753 516 lekë, shpërblime nga mësimdhënia pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 21 600 lekë, shpërblime nga mësimdhënia pranë Universitetit të Nju Yorkut në vlerën 974 euro, Honorar për përgatitje modul masteri pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në vlerën 360 euro, shpërblime nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë në vlerën 90 000 lekë.

Nuk mungojnë të ardhurat nga botimet shkencore dhe tekstet mësimore  në vlerat 564 000 lekë, 37 386 lekë dhe 1 350 euro.

Bashkëshorti i saj, ka deklaruar pagën si pedagog pranë universitetit “Marin Barleti” në vlerën 150 036 lekë, dhe pagën si pedagog pranë universitetit “Justiniani I” në vlerën 71 693 lekë.

Vajza ka deklaruar 6 burime të ardhurash si dhe një  llogari rrjedhëse në vlerën 3 714 euro. Më tej janë deklarur dhjetë llogari bankare të shtuara.

Në vitin 2014 Hysi ka deklaruar 13 burime të ardhurash, tetë llogari bankare dhe tetë burime të ardhurash në emër të vajzës. Bashkëshorti i saj është rehatuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe ka një pagë 942 136 lekë. Gjithashtu bashkëshorti nuk ka hequr dorë si pedagog. Ai ka të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, “Marin Barleti”, 116 910 lekë.

Shokuese janë edhe të ardhurat e vajzës. Ajo deklaron pagën si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 075 540 lekë, të ardhura nga mësimdhënia në ASPA, 127 500 lekë, të ardhura nga ekspertiza për një autoritet ligjor të huaj, 536 euro, të ardhura nga ekspertiza në qendrën “Fëmijët sot”, 652 euro, të ardhura nga trajnimi në Qendrën Europiane, 25 500 lekë si dhe të të ardhura nga interesat bankare, 57 227 lekë.

Ndër të tjera në vitin 2015, vajza ka edhe dy llogari bankare si dhe ka blerë veturë tip Ford, 18 300 euro dhe një tjetër  veturë, -701 500 lekë.

Në vitin 2016 Hysi deklaron 7 burime të ardhurash në emër të saj, katër burime të ardhurash në emër të vajzës.

Në vitin 2017 ajo ka deklaruar 5 burime të ardhurash që nga Kuvendi deri tek mësimdhënia. Të ardhurat nga bashkëshorti me vlerë 953 023 Lekë nga paga dhe dietat pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, të ardhura neto me vlerë 177 045 Lekë nga pagesa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ushtarak për periudhën Dhjetor 2016-Dhjetor 2017 si dhe  të ardhura me vlerë 213 Euro nga pagesa si ekspert, paguar nga ACLTS.

Vajza ka deklaruar katër burime të ardhurash. Po në të njëjtin vit, ka deklaruar se vajza ka fituar bursë studimore me vlerë 725 Euro ofruar nga Europa Institut, Gjermani (DAAD).

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga deputetja Vasilika Hysi.

Deklarata e pasurisë në vite

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 694 443 lekë.

Honorar pranë Fakultetit të Drejtësisë në vlerën 32 400 lekë.

Shpërblime nga mësimdhënia pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 43 200 lekë.

Shpërblime për pjesëmarrje si paneliste në veprimtarinë “Lëvizja e gruas” në vlerën 18 000 lekë.

Honorar për drejtim doktoraturash pranë UET në vlerën 900 euro.

Dieta për shërbime jashtë vendit në vlerën 4 422 euro.

Interesa bankare në vlerën 15 970 lekë nga depozita bankare.

Interesa bankare në vlerën 17 069 lekë nga depozita bankare.

Interesa bankare në vlerën 2 089 lekë nga depozita bankare.

Botime shkencore universitare në vlerën 390 000 lekë.

Ribotime të teksteve mësimore shkollore në vlerën 65 890 lekë.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi paga si pedagog pranë universitetit “Marin Barleti” në vlerën 340 650 lekë.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi paga si pedagog pranë universitetit “Justiniani I” në vlerën 120 000 lekë.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi të ardhura nga ekzekutimi i pjesshëm i vendimit të gjykatës civile në favor të tij në vlerën 410 000 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi interesa bankare në vlerën 56 646 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi interesa bankare në vlerën 30 965 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi paga dhe shpërblime nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë në vlerën 960 311 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi pagesa si koordinatore projekti pranë OJF “Fëmijët Sot” në vlerën 324 000 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi të ardhura nga angazhimi në një emision televiziv në vlerën 224 647 lekë.

Shpërblime të pamarra nga Fakulteti i Drejtësisë për mësimdhënie në vlerën 731 916 lekë.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi detyrime të pamarra nga ekzekutimi i pjesshëm i vendimit të gjykatës civile në favor të tij në vlerën 465 923 lekë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 027 910 lekë, pasi një pjese e të ardhurave nga kjo llogari kanë kaluar në depozitë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 116 410 lekë.

Pakësuar llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 74 926 lekë, ku zonja Hysi është zotëruese me 50% nga ku një pjesë kanë kaluar në depozitë .

Pakësuar llogari rrjedhëse në euro në vlerën 358 euro ku zonja Hysi është zotëruese me 50%.

Shtuar interesi bankar për depozitën në lekë në vlerën 48 112 lekë, ku zonja Hysi është zotëruese me 50%.

Krijuar llogari rrjedhëse në euro në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 900 euro nga pagesa e këstit honorar nga të ardhurat për drejtim doktorature.

Shtuar llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, me zotërim 50 % në vlerën 57 750 lekë nga të ardhurat nga mësimdhënia me kohë të pjesshme në Fakultetin e Drejtësisë, Marin Barleti.

Shtuar llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, me zotërim 50 % në vlerën 135 lekë nga të ardhurat nga mësimdhënia me kohë të pjesshme në Fakultetin e Drejtësisë, Justiniani i 1.

Pakësuar llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit në vlerën 92 632 lekë, pagesë detyrimi TVSH mbi të ardhurat e dhjetorit 2011 dhe komisione për mbajtje llogarie bankare.

Bashkëshorti zotërues i gjendjes cash prej 410 000 lekë.

Shtuar llogari bankare në emër të vajzës në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 534 944 lekë nga të ardhurat nga paga dhe shpërblime në Fakultetin e Drejtësisë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse në emër të vajzës në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 157 140 lekë, nga ku një pjesë kanë kaluar në depozitë me afat.

Shtuar depozitë në një bankë të nivelit të dytë në emër të vajzës në vlerën 56 646 lekë, nga të ardhurat nga interesat vjetor.

Detyrime të paguara në vlerën -1.61 euro për komisione për kartë krediti.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 2 515 753 lekë.

Honorar pranë Fakultetit të Drejtësisë në vlerën 753 516 lekë.

Shpërblime nga mësimdhënia pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 21 600 lekë.

Shpërblime nga mësimdhënia pranë Universitetit të Nju Yorkut në vlerën 974 euro.

Honorar për përgatitje modul masteri pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në vlerën 360 euro.

Shpërblime nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë në vlerën 90 000 lekë.

Interesa bankare në vlerën 164 744 lekë nga depozita bankare.

Botime shkencore universitare në vlerën 564 000 lekë.

Ribotime të teksteve mësimore shkollore në vlerën 37 386 lekë.

Botimi i tekstit mësimor në Prishtinë në vlerën 1 350 euro.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi paga si pedagog pranë universitetit “Marin Barleti” në vlerën 150 036 lekë.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi paga si pedagog pranë universitetit “Justiniani I” në vlerën 71 693 lekë.

Bashkëshorti zoti Engjëll Hysi të ardhura nga ekzekutimi i pjesshëm i vendimit të gjykatës civile në favor të tij në vlerën 409 370 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi interesa bankare në vlerën 56 467 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi interesa bankare në vlerën 50 014 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi paga dhe shpërblime nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë në vlerën 1 057 424 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi pagesa si koordinatore projekti pranë OJF “Fëmijët Sot” në vlerën 383 454 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi pagesa si koordinatore projekti pranë OJF “Fëmijët Sot” në vlerën 4 013 euro.

Vajza zonja Klesta Hysi të ardhura nga angazhimi në një emision televiziv në vlerën 133 872 lekë.

Vajza zonja Klesta Hysi pagesë si anëtare komisioni në vlerën 23 400 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 226 494 leke.

Pakësuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 326 401 lekë, ku zonja Hysi është zoteruese me 50%, kaluar në depozitë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse në lekë në vlerën 141 001 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse në euro, ku zonja Hysi është zotëruese me 50% në vlerën 1 256 euro.

Shtuar depozita ne leke ne nje banke te nivelit te dyte, ku zonja Hysi eshte zoteruese me 50%, ne vleren 49 635 leke, nga te ardhurat nga interesi i kesaj depozite.

Shtuar depozita në lekë në një bankë të nivelit të dytë, ku zonja Hysi është zotëruese me 50%, në vlerën 45 540 lekë nga të ardhurat nga interesi i kësaj depozite.

Shtuar depozitë në lekë në një bankë të nivelit të dytë, ku zonja Hysi është zotëruese me 50%, në vlerën 66 084 lekë, nga të ardhurat nga interesi.

Shtuar depozita plus në lekë në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 610 094 leke, ku zonja Hysi është zotëruese me 50%.

Depozitë në lekë në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 2 000 000 lekë, ku zonja Hysi është zotëruese me 50%.

Shtuar depozita në lekë në vlerën 49 635 lekë, nga të ardhurat nga interesi, ku zonja Hysi është zotëruese me 50%.

Pakësuar llogari rrjedhese në euro në bankë të nivelit të dytë në vlerën 151 euro, paguar tatimi në burim për të ardhurat nga botimi shkencor.

Pakësuar llogari rrjedhese në euro në bankë të nivelit të dytë në emër të bashkëshortit në vlerën 17 209 lekë.

Pakësuar llogari rrjedhese në euro në bankë të nivelit të dytë në emër të bashkëshortit në vlerën 58 139 lekë.

Pakësuar llogari rrjedhese në euro në bankë të nivelit të dytë në emër të bashkëshortit në vlerën 2 915 lekë.

Pakësuar llogari rrjedhese në euro në bankë të nivelit të dytë në emër të vajzës në vlerën 379 949 lekë për shkak të kalimit në depozitë të shumës prej 1 000 000 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse në emër të vajzës në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 68 217 lekë.

Krijuar llogari rrjedhëse në emër të vajzës në vlerën 3 714 euro.

Shtuar depozitë në emër të vajzës në vlerën 50 014 lekë nga interesa bankare dhe të depozitës.

Viti 2014

LEXO EDHE:  LSI i përgjigjet Ramës/ Retorika e PPSH nuk ndihmon Shqipërinë, analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë bashkë

Të ardhura nga paga si deputete, 2 227 757 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia, programi master, pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave sociale, UT & OSBE, 1 778 euro.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 21 600 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë, “Beder”, 345 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në UT gjatë vitit akademik 2012-2013, 892 080 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në UT gjatë vitit akademik 2013-2014, 661 616 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e “Nju Yorkut”, 1 244 euro.

Të ardhura nga pagesa nga shkolla doktorale, UET, 1 260 euro.

Të ardhura nga interesat bankare, 44 709 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 115 959 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 36 820 lekë.

Të ardhura si autore nga ribotimi i teksteve mësimore nga SHBLSH e Re, 48 600 lekë.

Të ardhura nga shitja e tekstit mësimor universitar, 349 700 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, 641 168 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Entin Kombëtar të Banesave, 82 11 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, “Justiniani i Parë”, 44 400 lekë.

Vajza, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 035 192 lekë.

Vajza, të ardhura nga honorare nga projekti qendra “Fëmijët sot”, 1 034 euro.

Vajza, të ardhura nga ekspertiza dhënë për OEDC-SIGMA, 1 334 euro.

Vajza, të ardhura nga ekspertiza dhënë për OEDC-SIGMA, 8 079 euro.

Vajza, të ardhura nga ekspertiza dhënë për OEDC-SIGMA, 794 euro.

Vajza, të ardhura nga mësimdhënia në ASPA dhe DAP, 173 700 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesat bankare 108 338 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesat bankare, 16 487 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 428 989 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 732 340 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 70 210 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 480 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur më 04.01.2014, – 1 085 819 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 85 858 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur më 30.06.2014, – 1 204 112 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë depozitë një një bankë të nivelit të dytë, mbyllur më 19.11.2014, – 1 610 769 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 1 610 769 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 509 365 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 540 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 897 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 102 600 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, pakësuar me – 15 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 261 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 2 861 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 9 298 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 63 692 lekë, pjesa takuese 50 %.

Vajza, pronare e një ap. banimi në Tiranë me sip. 77.3 m2, vlera 59 000 euro.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 443 954 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë mbyllur më 29.10.2014, – 1 561 013 lekë.

Vajza, Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 100 112 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 3 712 euro.

Vajza, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 108 338 lekë.

Vajza, detyrim për shlyerje borxhi ndaj prindërve, me vlerë, 41 650 euro.

Vajza, detyrim për t’u paguar për blerjen e ap. të banimit, me vlerë 3 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputete, 2 188 815 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqje doktoraturash pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, 324 197 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 23 592 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë, “Beder”, 504 500 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Neë York-ut gjatë vitit akademik 2014-2015, 1 214 euro.

Të ardhura nga dieta e udhëtime jashtë vendi UNDP, 507 dollarë.

Të ardhura nga dieta Këshilli i Europës, 1 500 euro.

Të ardhura nga interesa bankare, 95 435 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 0.22 euro.

Të ardhura nga shitja e tekstit mësimor universitar, 180 700 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga shitja veturës tip Renault, 100 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, 942 136 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, “Marin Barleti”, 116 910 lekë.

Vajza, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 075 540 lekë.

Vajza, të ardhura nga mësimdhënia në ASPA, 127 500 lekë.

Vajza, të ardhura nga ekspertiza për një autoritet ligjor të huaj, 536 euro.

Vajza, të ardhura nga ekspertiza në qendrën “Fëmijët sot”, 652 euro.

Vajza, të ardhura nga trajnimi në Qendrën Europiane, 25 500 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesat bankare, 57 227 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 200 823, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 088 355 lekë, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 166 426 lekë, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 499 euro, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 8 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 47 920 lekë, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 833 199 lekë, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 289 euro, pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 507 dollarë.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 842 136 lekë, pjesa takuese 50%.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 99 750 lekë, pjesa takuese 50%.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 226 750 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 388 054 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 836 euro.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 56 925 lekë.

Vajza, detyrime të papaguara në vlerën 41 650 euro për blerje ap. banimi.

Vajza, detyrime të papaguara në vlerën 98 euro për tatim në burim.

Blerë veturë tip Ford, -18 300 euro.

Vajza, blerë veturë, -701 500 lekë.

Vajza, detyrime të paguara në vlerën -3 000 euro për blerje ap. banimi.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 205 038 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqje doktoraturash pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, 382 688 lekë.

Të ardhura nga udhëheqje doktoraturash pranë UET, 85 euro.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë, “Beder”, 503 000 lekë.

Të ardhura nga honorare nga academia “Friedrich Ebert Stiftung”, 17 850 lekë.

Të ardhura si Anëtar Këshilli Administrimi në UT, 18 541 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 67 285 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, 969 224 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ushtarak, Maj – Nëntor 2016, 84 114 lekë.

Vajza, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 181 870 lekë.

Vajza, të ardhura nga mësimdhënia në ASPA, 354 875 lekë.

Vajza, të ardhura nga ekspertiza për një autoritet ligjor të huaj, 879 euro.

Vajza, të ardhura nga interesat bankare, 38 602 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 103 795 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 546 438 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 65 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 1 927 euro.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 18 541 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 90 lekë.

Gjendje depozitë bankare me afat 1 vjecar, shtuar me 28 207 lekë.

Gjendje depozitë bankare, shtuar me 602 262 lekë.

Gjendje depozitë bankare me afat 1 vjecar, shtuar me 36 780 lekë.

Gjendje llogari bankare e pafrytshme, shtuar me 85 euro.

Bashkëshorti, gjendje llogari bankare, shtuar me 20 095 lekë.

Bashkëshorti, gjendje llogari bankare, pakësuar me 99 900 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me 15 847 lekë.

Vajza, gjendja e depozitës banakre, shtuar me 38 602 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 48 827 lekë.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me 836 euro.

Vajza Klesta Hysi, detyrime të papaguara në vlerën 41 650 euro si borxh për blerje ap. banimi.

Vajza, detyrime të papaguara në vlerën 98 euro për tatim në burim.

Vajza, detyrime të papaguara në vlerën 155 euro për tatim në burim.

Viti 2017

Të ardhura neto të vitit me vlerë 2 002 931 Lekë nga paga, honorare dhe shpenzime si deputete në Kuvendin e Shqipërsië.

Të ardhura neto nga mësimdhënia pranë Beder gjatë periudhës Nëntor 2016-Shkurt 2017, 180 000 Lekë.

Të ardhura neto me vlerë 4 123 Euro nga pjesëmarrja në komisione dhe udhëheqje doktorature pranë UET gjatë periudhës 2016-2017.

Të ardhura neto me vlerë 20 000 Lekë si honorare për referim në konferencë, nga IDRA.

Të ardhura nga dieta për udhëtime jashtë vendit, 1 730 Euro dhe 320 USD.

Shtesë nga interesat bankare në depozitën me afat 1 vjeçar pranë Credins Bank, 12 900 Lekë.

Shtesë nga interesat bankare në depozitën me afat 1 vjeçar pranë BKT, 18 493 Lekë.

Të ardhura nga interesat bankare pranë Credins Bank, 16 470 Lekë.

Të ardhura nga interesat bankare pranë Raiffisen Bank, 30 Lekë.

Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 953 023 Lekë nga paga dhe dietat pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 177 045 Lekë nga pagesa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ushtarak për periudhën Dhjetor 2016-Dhjetor 2017. Pjesa e pagesës për periudhën Tetor- Dhjetor 2017 me vlerë 42 042 Lekë është marrë në datë 8 Janar 2018.

Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 213 Euro nga pagesa si ekspert, paguar nga ACLTS.

E bija, të ardhura neto me vlerë 1 035 277 Lekë nga paga si pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë, UT.

E bija, të ardhura me vlerë 249 050 Lekë të përftuara nga pagesa për mësimdhënien pranë ASPA dhe si anëtare komisioni.

E bija Znj. Klesta Hysi, të ardhura me vlerë 513 Euro dhe 276 USD, të përftuara nga pagesa ekspertize pranë KSHH.

E bija Znj. Klesta Hysi, të ardhura me vlerë 19 632 Lekë nga interesat bankare pranë BKT.

E bija Znj. Klesta Hysi, bursë studimore me vlerë 725 Euro ofruar nga Europa Institut, Gjermani (DAAD).

Shtesë me 56 075 Lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë Credins Bank, nga paga neto dhe mbulimi i shpenzimeve si deputete.

Shtesë me 603 570 Lekë në depozitën pranë Credins Bank. Burimi i shtesës është kalimi periodik nga llogaria rrjedhëse e pagës pranë depozitës, me vlerë 600 000 Lekë dhe interesi bankar neto me vlerë 3 570 Lekë.

Shtesë me 4 292 Euro në llogarinë e pafrutshme pranë Credins Bank. Burimi i shtesës është kalimi i shumave prej 4 080 Euro dhe 43 Euro (nga pjesëmarrja në komision dhe udhëheqje doktorature) nga llogaria e mbyllur si dhe të ardhurat nga dietat për pjesëmarrjen në seminar në Romë me vlerë 170 Euro.

Shtesë me 327 942 Lekë në llogarinë rrjedhëse në Lekë si pasojë e kalimit të shumës prej 327 912 Lekë nga llogaria pranë kësaj banke mbyllur në datë 15.03.2017 si dhe shtesë nga interesat me vlerë 30 Lekë.

Shtesë me 1 336 Euro në llogarinë rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank, nga pagesat e shpenzimeve për veprimtari jashtë vendit paguar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Europian.

Pakësim me 21 Euro në llogarinë e kartës MasterCard me limit 1 000 Euro pranë Raiffeisen Bank.

Pakësim me 934 239 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë BKT.

Llogari rrjedhëse në USD pranë Raiffiesen Bank, e pandryshuar.

Bashkëshorti Z. Engjëll Hysi, shtesë me 672 010 Lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë Credins Bank, të ardhura nga paga dhe dietat pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Bashkëshorti Z. Engjëll Hysi, llogari rrjedhëse e pandryshuar pranë BKT.

E bija Znj. Klesta Hysi, shtesë me 22 692 Lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë BKT.

E bija Znj. Klesta Hysi, shtesë me 19 632 Lekë nga interesat bankare në depozitën pranë BKT, në datë 10.01.2017.

E bija Znj. Klesta Hysi, shtesë me 249 050 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank, nga pagesa neto e honorareve për mësimdhënie pranë ASPA dhe komisione provimi.

E bija Znj. Klesta Hysi, shtesë me 816 Euro në llogarinë rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank me të ardhurat nga shitja e automjetit.

E bija Znj. Klesta Hysi, shitje e automjetit në datë 16.05.2017, vlera 2 700 Euro.

E bija Znj. Klesta Hysi, gjendje e detyrimit të papaguar me vlerë 41 650 Euro, për borxhin e marrë për blerje apartamenti në Tiranë, viti 2014.

E bija Znj. Klesta Hysi, paguar tatimin në burim prej 15% për të ardhurat e honorareve nga ekspertiza ligjore, vlera 98 Euro.

E bija Znj. Klesta Hysi, paguar tatimin në burim prej 15% për të ardhurat e honorareve nga ekspertiza ligjore, vlera 155 Euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  FOTO-LAJM/ Korçari më i famshëm në rrjetet sociale ironizon me Ramën

LEXO EDHE:  FOTO-LAJM/ Korçari më i famshëm në rrjetet sociale ironizon me Ramën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Deputeti tallet me Ramën/ Kështu vjen ngordhja

LEXO EDHE:  Rama takon Donald Trump në Bruksel/Kongresmeni amerikan zbardh bisedën

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: