Connect with Us

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Aktualitet

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04) të ketë ndonjë marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pret që në takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që mbahet me datën 29 të  këtij muaji nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron,  të ketë ndonjë propozim për marrëveshje Kosovë-Serbi. Në këtë mënyrë, Presidenti Thaçi hodhi poshtë spekulimet në disa medie të Prishtinës dhe ato të Serbisë, ku shkruhej se “po zhvillohen biseda të fshehta”, para takimit të Berlinit me synimin arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Si president jam në konsultim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë iniciativë. Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi”, shkroi në profilin e tij Presidenti Thaçi. Ai thotë se nga takimi i Berlinit pret rikonfirmim të perspektivës evropiane për rajonin e Ballkanit.

“Deklarata retorike”

“Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Presidenti Thaçi, duke rikujtuar se “Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë”.

“Prandaj, të flasësh për perspektiven evropiane të Kosovës, qoftë edhe vetëm në mënyrë retorike, është më tepër se hipokrizi”, thotë Thaçi.

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk pret që nga takimi i Berlinit do të ketë ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi, por, e pranon që siç thotë “do të ketë biseda të vështira me përfaqësuesit shqiptar”.

“Bisedimet nuk kanë asnjë lidhje me asnjë zgjidhje për Kosovën, por atje tema e takimit do jenë taksat dhe vazhdimi eventual i dialogut me Prishtinën. Asnjë zgjidhje nuk është afër, kur bëhet fjalë për Kosovën. Priten bisedime të rënda me përfaqësuesit shqiptar, nuk do të jetë lehtë as me Merkel dhe Macron, por kjo nuk ka të bëjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën”, citojnë mediet në Serbi, Presidentin Vuçiç. Presidenti i Serbisë, ka vënë një ultimatum për Kosovën që ta heq taksën ndaj mallrave të saj deri më datën (06.05), në të kundërtën do të ndëmerr siç thotë, “kundërmasa ndaj Kosovës”.

“Nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj, atëherë do të mbahet një seancë speciale e Komitetit Kryesor të (SNS)-së në Serbi, në të cilin do të dalim me masa kundër Prishtinës”, citohet Aleksander Vuçiç.

LEXO EDHE:  Kosova e gatshme për dialog dhe kompromis me Serbinë

Haradinaj dhe taksat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon ta mbajë qëndrimin se taksa ndaj mallrave të Serbisë mund të hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. “Nuk po paragjykoj çka do ndodhë me 6 dhe pas 6 majit, por ajo që po apeloj tek të gjithë vendimmarrësit në Serbi është që në vend të ultimatumeve duhet t’i kthehemi  tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Është pa që ultimatumet, kërcënimet, nuk japin rezultate të duhura në Ballkan dhe tavolina, marrëveshja mund të na çon përpara. Udhëheqësit serbë të ulen e ta arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën në kufijtë ekzistues”, tha Ramush Haradinaj.

Nga ana tjetër, Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, thotë se “çështjet e hapura me Serbinë duhet të përfundohen në mënyrë që të hapet ardhmëria evropiane për vendin”.

“Unë besoj që do të bëhemi bashkërisht, pushteti dhe opozita që t’i lëmë inatet mes vete dhe të përfundojmë çështjen me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe nuk ka asnjë dilemë dhe ne po flasim vetëm për raportet Kosovë-Serbi drejt Bashkimit Evropian, por në çështjen e së ardhmes së Kosovës, ne as që do të hapim diskutim për atë çështje për vet faktin se territori dhe institucionet janë një e të pandashme dhe janë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kadri Veseli.

Pritjet e analistëve

Sidoqoftë, takimi i Berlinit me datën 29 prill, ndodhë në kohën kur ka një ashpërsim të retorikes politike Prishtinë-Beograd dhe në periudhën e bllokadës së dialogut ndërmjet dy vendeve. Naim Rashiti, udhëheqës i Institutit Ballkanik për Politika Zhvillimore, thotë se “takimi në Berlin më 29 Prill, i liderëve të BE-se, Gjermanisë e Francës me vendet e Ballkanit ka për qellim të i jap shtytje:

– Miratimit të negociatave për Republikën Veriore të Maqedonisë,

– Shtytje përpara për fillimin e negociatave për Shqipërinë po ashtu, edhe pse gjithnjë e më e vështirë. Por ende duhet shtyrë ashtu që mos të ketë ndarje,

– Shtyrje përpara e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën,

– Dhe tentime për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjermania po bën përpjekje që duke pasur presidentin francez në takim të shtyj se paku tri pikat e para, sepse Franca ende po kundërshton. Ky takim do të jetë kyç për këto tri çështje, mund të jetë takim i lajmeve të mira dhe takim i lajmeve shumë të këqija. Ceshtja e dialogut Kosovë Serbi është më e komplikuar sepse as këto dy vende nuk do të mund të përparojnë dialogun shumë, pa BE-në dhe SHBA-së”, thotë njohësi i politikave Ballkanike Naim Rashiti.

Qëndrimi i Gjermanisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi është që dialogu duhet të vazhdojë për normalizimin e marrëdhënieve. Këtë e thanë në Prishtinë dy deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bayer nga (CDU)  dhe Christian Schmidt nga (CSU) që ishin për vizitë në Kosovë në fillim të këtij muaji. Ata thanë se “Kosova dhe Serbia, duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, por, ata janë “kundër këmbimit të territoreve”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama-Meta-Basha nuk kanë nevojë për këshillin politik

Publikuar

-

Nga

Dje pasdite Basha shkoi me urgjencë në zyrën e Metes dhe përpara kamerave “njoftoi” presidentin që maxhoranca kish votuar në këshillin e legjislacionit ndryshime kushtetuese që hapnin listat dhe hiqnin mundësinë e abuzimit me koalicionet parazgjedhore.

Meta mori dijeni nga Basha për sa po ndodhte në Kuvend prej gati 2 javësh sepse me sa duket e kishte pasur të pamundur të informohej për këtë nga mediat që kontrollon.

Basha nga ana e vet nuk ja sqaronte dot në telefon të gjitha dhe nuk e bënte dot as nëpërmjet mediave që kontrollon ky i fundit, pasi kish marrë vesh që Meta kish ditë që nuk lexonte asgjë nga shtypi i përditshëm.

Sot në mëngjes zgjimin na e bëri Meta, po jo sepse u shqetësua dje pasdite nga sa i tha Luli.

Metën e kishte kthjelluar mesazhi i Kristaq Kumes që i thosh se çështja që po diskutohet prej dy javësh në kuvend e për të cilën po ndizen mediat, qenka çështje që duhet të trajtohet në këshillin politik meqë aty u zbardh marrëveshja e 5 qershorit.

Nuk arriti të ngrysej dhe doli Rama që u shpreh dakord për takimin e këshillit politik dhe që ai na qenkësh i gatshëm bilé që të vejë vetë dhe mos çojë Damianin të vetëm në këshillin politik.

Të paktën Rama nuk sajoi ndonjë mesazh të dikujt në celular që të bënte sikur sapo mori dijeni për të rejat nga zyra e Presidentit.

LEXO EDHE:  VIDEO – Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

LEXO EDHE:  Krimet e luftës ndaj Kosovës/ Britania e Madhe apel Serbisë

Rama na e kurseu gallatën dhe tregoi thjesht që po rrinte gati në pritje që Meta të shkruante në media “propozimin e Kumes”.

Tani duhet t’i marrim pak me radhë çështjet!



Rama është pro listave të hapura dhe heqjes se mundësive për abuzim me koalicionet parazgjedhore.

Luli Basha është i shqetësuar për atë për të cilën është pro Rama, se ndryshe nuk justifikohet që shkoi bezdisi Presidentin pasditen e të enjtes. Kjo na bën të besojmë që Basha është kundër hapjes së listave dhe heqjes së mundësive për abuzim me koalicionet parazgjedhore por nuk e thotë.

Meta ka dëgjuar Bashën dhe duket edhe ai është i shqetësuar për atë për të cilën është pro Rama. Kjo na bën të besojmë që edhe Meta si Basha, është kundër hapjes së listave dhe heqjes së mundësive për abuzim me koalicionet parazgjedhore, por as ai nuk e thotë.

Nuk e kuptojmë pse u duhet Këshilli Politik Bashës dhe Metës?

Apo atje besojnë se nuk do kenë turp të thonë që janë kundra?

Në çdo rast, nëse po i shkelin syrin njëri-tjetrit për t’u takuar, s’kanë nevojë që takimit t’i vënë emërtim “këshill politik”.

Nuk u duhet këshilli politik për të formalizuar hallet që kanë.

Mundet të ishin takuar të tre që dje pasdite.

Dhe të na kishin kursyer të paktën leximin e mesazheve të mesnatës që Kumja i niska Presidentit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pranoni propozimin tim për listat”/ Hajdari i përvishet Metës e Bashës: Na kurseni pazaret me Ramën

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari dhe bashkëkryetarja e komisionit të Reformës Zgjedhore, ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar hapjen e listave dhe koalicionet.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se nëse opozita joparlamentare ka ndryshuar mendje për listat e hapura të pranojë propozimin e saj. Ajo kërkon që Basha dhe Meta t’i kursejnë një show me Ramën dhe të mos bëjnë pazare.



“Listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashtëparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikës. Nëse kanë ndryshuar mendje, le ta japin ok për propozimin tim dhe të rreshtohen me qytetarët.

LEXO EDHE:  Akuzat nga Gjykata e Hagës/ Thaçi shtyn papritur konferencën e paralajmëruar

LEXO EDHE:  Në kohën e krizës së koronavirusit, gjermanët i besojnë Merkelit

Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shkruan deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra të larta nga Covid-19/ Konfirmohen 103 raste të tjera në kosovë

Publikuar

-

Nga

459 mostra janë testuar në 24 orët e fundit në Kosovë dhe janë konfirmuar 103 raste pozitive me Covid-19.

Gjithashtu raportohet se janë shëruar 95 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640.



IKSHPK deklaron se numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 2.708.

LEXO EDHE:  VIDEO - Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

Në total numri i të infektuarve është 5.472, nga të cilët 124 persona kanë humbur jetën pasi kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE