LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brishtësia e fortë e Rudina Hajdarit

18 Prill 2019, 12:44, Aktualitet CNA
Brishtësia e fortë e Rudina Hajdarit

Nga Alba Malltezi 

* Ndërkohë që  disa gra të Drejtësisë po kalojnë të vetme provën e pastërsisë dhe integritetit profesional të Vettingut, në Parlamentin e Shqipërisë kemi një tjetër fenomen interesant: Një grua e re, politikane e re, po jep shembullin e një politike ndryshe, e një PD-je ndryshe. Rudina Hajdari replikoi sot në Kuvendin e Shqipërisë me kryeministrin Rama si kryetare e grupimit të ri opozitar demokrat dhe ndryshe nga ç’kemi parë e dëgjuar në këto vite demokraci foli me mirësjellje: Vendosmërisht kundër, por pa ofenduar dhe me respektin e dukshëm ndaj institucioneve, Shtetit dhe me qëllimin konstruktiv për të punuar e për të bërë më të mirën si për rastin e Holandës, si për Reformën Zgjedhore si dhe për probleme të tjera gjithëshqiptare.

Eshtë e kuptueshme brishtësia e Rudinës në krahasim me të gjitha modelet e gruas politikane të para deri më sot: Kujtojmë fjalimet e Jozefina Topallit, të Majlinda Bregut, të Grida Dumës, të Mimi Kodhelit, Albana Vokshit, Mirela Kumbaros, Mesila Dodës, Monika Kryemadhit, apo të shumë politikaneve vajza, ministre PS dhe PD. Pak kohë në politikë, nuk janë njësoj si vite e vite të tëra në mes të mjedisit më të vrazhdë të dominuar nga burrat, e megjithatë, mendoj se brishtësia e Rudina Hajdarit deri më tani, është fortësia më e madhe që gruaja shqiptare në politikë ka prodhuar.

Me siguri, me këto rreshta e vlerësime, do të mërziten si zakonisht opozitarët që sot kanë zgjedhur rrugën. Me siguri, do të mendojnë keq si veprimet që ata prej vitesh zgjedhin të bëjnë se “aha po i bëni punën apo qejfin Edi Ramës me këtë Kuvend të sajuar”. Nuk ka gjë. Secili vepron sipas dijes dhe kulturës personale, e sidomos, më shumë se fjalët secilit i shihen dhe maten punët.

Me distancimin nga Rudina Hajdari, Partia Demokratike jashtë parlamentit, ka humbur një aset të vlefshëm të një politike konstruktive dhe ndryshe, ndërsa Shqipëria ka fituar atë që prej kohësh i ka munguar.

Lajmet e fundit nga