LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë “kërdinë”/ Arrestohen “piratët” e Vlorës

18 Prill 2019, 13:20, Aktualitet CNA
Bënë “kërdinë”/ Arrestohen

Në kuadër të një operacioni të koduar ?Piratët?, policia e Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e 12 rasteve të vjedhjeve.

Mësohet se policia ka vënë në pranga 2 prej autorëve, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H

Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë.

Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Piratët”

Operacioni nga Seksioni i Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, të dyshuar edhe për kryerjen e një sërë vjedhjeve të banesave.

Zbardhen 12 vjedhje të ndodhura në periudha të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve si dhe për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar gjithashtu edhe në informacione të siguruara në rrugë operative se një grup të rinjsh vidhnin banesa nëpër qytet, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Piratët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H

Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë.

Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.

Në vijim të operacionit, nga veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 ngjarje të tjera (vjedhje) të ndodhura në kohë të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të listuara si më poshtë:

Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.

Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit P.K, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.

Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.

Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penal.

Lajmet e fundit nga