Connect with Us

A do të ketë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Aktualitet

A do të ketë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

kryeministri edi rama,kryetari i pd lulzim basha

Ish kryeministri Sali Berisha i qenë prezent në studion e emisionit “Mbrëmja” në ABC News u pyet nëse do të kishte një marrveshje mes Ramës dhe Bashës.

Berisha shprehu sigurinë e tij se nuk do të ketë një marrveshje mes Bashës dhe Ramës.

“Jam 100% i bindur që nuk do të ketë një marrveshje mes Ramës dhe Bashës, jam i bindur që opozita është e vendosur me çdo kusht ti japë fund kalbësirës narkoshtet me në krye Edi Ramën”,-tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama-Meta-Basha nuk kanë nevojë për këshillin politik

Publikuar

-

Nga

Dje pasdite Basha shkoi me urgjencë në zyrën e Metes dhe përpara kamerave “njoftoi” presidentin që maxhoranca kish votuar në këshillin e legjislacionit ndryshime kushtetuese që hapnin listat dhe hiqnin mundësinë e abuzimit me koalicionet parazgjedhore.

Meta mori dijeni nga Basha për sa po ndodhte në Kuvend prej gati 2 javësh sepse me sa duket e kishte pasur të pamundur të informohej për këtë nga mediat që kontrollon.

Basha nga ana e vet nuk ja sqaronte dot në telefon të gjitha dhe nuk e bënte dot as nëpërmjet mediave që kontrollon ky i fundit, pasi kish marrë vesh që Meta kish ditë që nuk lexonte asgjë nga shtypi i përditshëm.

Sot në mëngjes zgjimin na e bëri Meta, po jo sepse u shqetësua dje pasdite nga sa i tha Luli.

Metën e kishte kthjelluar mesazhi i Kristaq Kumes që i thosh se çështja që po diskutohet prej dy javësh në kuvend e për të cilën po ndizen mediat, qenka çështje që duhet të trajtohet në këshillin politik meqë aty u zbardh marrëveshja e 5 qershorit.

Nuk arriti të ngrysej dhe doli Rama që u shpreh dakord për takimin e këshillit politik dhe që ai na qenkësh i gatshëm bilé që të vejë vetë dhe mos çojë Damianin të vetëm në këshillin politik.

Të paktën Rama nuk sajoi ndonjë mesazh të dikujt në celular që të bënte sikur sapo mori dijeni për të rejat nga zyra e Presidentit.

LEXO EDHE:  Basha largon një nga këshilltarët e fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit

LEXO EDHE:  Basha largon një nga këshilltarët e fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit

Rama na e kurseu gallatën dhe tregoi thjesht që po rrinte gati në pritje që Meta të shkruante në media “propozimin e Kumes”.

Tani duhet t’i marrim pak me radhë çështjet!



Rama është pro listave të hapura dhe heqjes se mundësive për abuzim me koalicionet parazgjedhore.

Luli Basha është i shqetësuar për atë për të cilën është pro Rama, se ndryshe nuk justifikohet që shkoi bezdisi Presidentin pasditen e të enjtes. Kjo na bën të besojmë që Basha është kundër hapjes së listave dhe heqjes së mundësive për abuzim me koalicionet parazgjedhore por nuk e thotë.

Meta ka dëgjuar Bashën dhe duket edhe ai është i shqetësuar për atë për të cilën është pro Rama. Kjo na bën të besojmë që edhe Meta si Basha, është kundër hapjes së listave dhe heqjes së mundësive për abuzim me koalicionet parazgjedhore, por as ai nuk e thotë.

Nuk e kuptojmë pse u duhet Këshilli Politik Bashës dhe Metës?

Apo atje besojnë se nuk do kenë turp të thonë që janë kundra?

Në çdo rast, nëse po i shkelin syrin njëri-tjetrit për t’u takuar, s’kanë nevojë që takimit t’i vënë emërtim “këshill politik”.

Nuk u duhet këshilli politik për të formalizuar hallet që kanë.

Mundet të ishin takuar të tre që dje pasdite.

Dhe të na kishin kursyer të paktën leximin e mesazheve të mesnatës që Kumja i niska Presidentit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pranoni propozimin tim për listat”/ Hajdari i përvishet Metës e Bashës: Na kurseni pazaret me Ramën

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari dhe bashkëkryetarja e komisionit të Reformës Zgjedhore, ka reaguar pas kërkesës së presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar hapjen e listave dhe koalicionet.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se nëse opozita joparlamentare ka ndryshuar mendje për listat e hapura të pranojë propozimin e saj. Ajo kërkon që Basha dhe Meta t’i kursejnë një show me Ramën dhe të mos bëjnë pazare.



“Listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashtëparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikës. Nëse kanë ndryshuar mendje, le ta japin ok për propozimin tim dhe të rreshtohen me qytetarët.

LEXO EDHE:  Luli u katandis me 200 vetë/ Nga Korça fillon ‘dimri i vetmisë së madhe’

LEXO EDHE:  Foto-Protesta e opozitës/ Përlotet Lulzim Basha

Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shkruan deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra të larta nga Covid-19/ Konfirmohen 103 raste të tjera në kosovë

Publikuar

-

Nga

459 mostra janë testuar në 24 orët e fundit në Kosovë dhe janë konfirmuar 103 raste pozitive me Covid-19.

Gjithashtu raportohet se janë shëruar 95 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640.



IKSHPK deklaron se numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 2.708.

LEXO EDHE:  Nga Elvi FUNDO/OPOZITA E OPOZITËS

Në total numri i të infektuarve është 5.472, nga të cilët 124 persona kanë humbur jetën pasi kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE