LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvasnin para/ Përdornin emrin e Sidrit Bejlerit dhe Arbër Hajdarit

17 Prill 2019, 20:11, Aktualitet CNA
Zhvasnin para/ Përdornin emrin e Sidrit Bejlerit dhe Arbër Hajdarit

Një person ka hapur një adresë false në Facebook me emrin e Sidrit Bejlerit. Aty ai shpërndan mesazhe ku kërkon nga qytetarët të derdhin para? për njerëz në nevojë. Në këtë postim konkret flitet për rastin e një vogëlusheje 6-vjeçare. Postimi në fakt duket tepër i dyshimtë, nëse shohim mënyrën se si shkruhet, me një shqipe të deformuar.

Por, shumë persona janë mashtruar. I vënë në dijeni për këtë skandal, këngëtari Sidrit Bejleri reagoi me shpejtësi në adresën e tij zyrtare në Facebook. Ai paralajmëron të gjithë qytetarët se adresa e tij e vetme është pikërisht kjo përmes së cilës ka shpërndarë edhe mesazhin. Bejleri shkruan se nisma e bamirësisë ku ai është angazhuar i ka të deklaruara numrat e llogarive dhe se nuk ka misionarë në terren.

Çdo tentativë tjetër për të siguruar para? në forma të ndryshme është mashtrim, shkruan Top Channel.

Ndërsa Arbër Hajdari tregon gjithashtu se si qytetarët kanë rënë pre e mashtrimeve të tilla.

?Janë një grupim njerëzish të caktuar që përfitojnë nga emri i fundjavës për të grumbulluar para?. Abuzimet fillojnë që në rrjetet sociale, ku përdoren emrat tanë duke grumbulluar para ?online?. Ne kemi arritur t?i kapim, pastaj kemi persona që ndalojnë në rrugë, plazhe, komunitete të ndryshme. Kjo bëhet në gjithë Shqipërinë dhe kemi marrë denoncime nga njerëzit, u kemi bërë presion se do i çojmë në prokurori dhe tani po mendojmë t?i çojmë në prokurori?, denoncon Arbër Hajdari i ?Fundjavë Ndryshe?.

Shumat e mëdha të parave që gjenerohen për bamirësi kanë nxitur mashtruesit të aktivizohen shpesh deri edhe në grupime në formë organizate që objektiv kanë interesin personal. Për mbledhjen e fondeve ata përdorin minorenë.

?Skema është kopjuar nga modeli i fundjavës, që bëhet në përmasa mediatike ose jo për të cilën gjenerojnë fonde për bamirësi dhe realisht nuk e finalizojnë bamirësinë?, tregon Arbër Hajdari për Top Channel.

 

 

Lajmet e fundit nga