Connect with Us

Vrasja e Admir Murataj/ “Policia nuk e ka ekzekutuar, është vrarë nga shokët e tij”

Aktualitet

Vrasja e Admir Murataj/ “Policia nuk e ka ekzekutuar, është vrarë nga shokët e tij”

Publikuar

-

Admir Murataj

Ish kryeministri, Sali Berisha, hedh poshtë “me prova të pakundërshtueshme”, sikurse shprehet, pretendimin e policisë se ajo ka ekzekutuar Admir Muratajn, njërin nga pjesëtarët e grupit që realizoi grabitjen më të madhe të ndodhur në aeroportin e Rinasit, disa ditë më parë.

Duke ju referuar “Ekspertit Digjital”, ish Kryeministri shkruan në mesazhin e tij në rrjetet sociale se policia nuk ka shanc të gjuaj me armë sepse aty është një pjesë e ngritur si tip kodre dhe nuk ka fushëpamje…

“Policia mashtron, ajo as që është afruar aty dhe jo më të hap zjarr dhe të vrasi një nga grabitësit. makina e policisë nuk ka asnjë gërvishtje, e jo më e shpuar nga plumbat. Është e sigurt që Admir Murataj është vrarë nga shokët e tij.”- thuhet në denoncimin e bërë nga Berisha.

Postimi:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndoti ajrin nga furra e gëlqeres/ Procedohet 49-vjeçari në Krujë

Publikuar

-

Nga

Ndoti ajrin nga furra e gëlqeres/ Procedohet 49-vjeçari në Krujë

Një 49-vjeçar nga Kruja është proceduar penalisht, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

L. P., banor i fshatit Burizanë, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres në “Krastë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.



“Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin: L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. A., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.



Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 49 vjeç, pasi në fshatin Mëzez, ka vjedhur në banesën e shtetasit S. Sh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE