LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i parlamentit Holandez për vizat/ Kryemadhi jep alarmin

17 Prill 2019, 12:04, Aktualitet CNA
Votimi i parlamentit Holandez për vizat/ Kryemadhi jep alarmin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me votimin e parlamentit Holandez, për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se vendimi i parlamentit holandez është një kambanë alarmi, pasi sipas saj mund të ketë një efekt zinxhir tek vendet e tjera të BE-së.

Sipas Monika Kryemadhit, vendimi i Parlamentit Holandez nuk ka të bëjë me protestat e opozitës dhe as djegien e mandateve, por për shkak të situatës së krimit në Shqipëri.

?Krimi është tashmë partneri më i ngushtë me qeverinë shqiptare. Krimi është partneri dhe bashkëpunëtor i zyrtarëvë të lartë.

Por risjell në vëmendje raportin e DASH, i cili e cilëson Shqipërinë si bazë operacionale për krimin e organizuar.

Ky fenomen i ngritur tashmë zyrtarisht nga Holanda rrezikon efekt zinxhir për vendimin e BE-së në lidhje me negociatat?-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se ?Parlamenti holandez konfirmon faktin se nuk janë protestat dhe mandatet arsyeja e mosceljes së negociatave, por ajo që ulëret më shumë është kapja e institucioneve nga krimi i organizuar.?

Lajmet e fundit nga