LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizat/ Thirret protestë para Ambasadës Holandeze

17 Prill 2019, 15:43, Aktualitet CNA
Vizat/ Thirret protestë para Ambasadës Holandeze

Ditën e shtunë do të organizohet një protestë përpara ambasadës së Holandës në Tiranë.

Nën sloganin ?Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS?, protesta do të organizohet rreth orës 11:00.

Protesta organizohet me qëllim kundërshtimin e vendimit të qeverisë hollandeze në lidhje me rikthimin e vizave për shqiptarët.

Njoftimi i plotë:

Protestë të Shtunën Ora 11:00-11:30 para Ambasadës së Holandës në Tiranë:

TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!

Të Shtunën Ora 11:00-11:30 një frup prej 15 vetësh do të protestojmë para Ambasadës Holandeze për të kundërshtuar rikthimin e regjimit të Vizave për Shqiptarët duke kërkuar që ndëshkimi duhet të vihet vetëm për qeveritarët e MJAFT&SOROS që Ministria e Jashtme e Holandës ka sponorizuar për ti futur në politikë duke shkelur parimet diplomatike dhe duke u bërë sponsor zyrtar i një Grushti Shteti Sorosian që prej vitit 2003 dhe duke ja dalë që të sjellin në pushtet Qeverinë e Soros që po aplikon një Axhendë të Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë që prej vitit 2013!

Parlamenti Holandez ka konkluduar me të drejtë për gjëndjen e kriminalitetit të shtuar në Holandë dhe më gjerë por askund nuk u diskutua shkaku dhe roli kriminal i Qeverisë Holandeze si sponsori zyrtar i katapultimit të bandave të Soros në Politikë dhe Qeverisje qëndrore dhe lokale dhe roli i tyre i drejtpërdrejtë në prodhimin e trafiqeve të drogës dhe pastrimit të parave përkatëse!

Shqiptarët janë viktima të një Axhende të Soros për Falimentimn, Rrënimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë dhe krijimit të një Mafie Shqiptare në të gjithë Europën që kontrollon trafiqet e kanabisit, heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave nëpërmjet kryebashkiakëve të Soros në Shqipëri, të sponsozuar direkt nga paratë e taksapaguesve holandez nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Holandës!

Askund nuk u diskutua në Parlamentin Holandez për shkakun e kësaj situate të tmerrshme të rolit të Mafies Shqiptare në Holandë dhe më gjerë:

– e cila është kjo Axhendë Qeveritare e financuar nga Soros që prej vitit 1992 e deri më sot;

– e cila është Axhendë që zbatohet nga Qeveria e MJAFT&SOROS e sponsorizuar drejtpërdrejtë nga Ministria e Jashtme Holandeze që prej vitit 2003;

– e cila vjen edhe për shkak të rolit shumë aktiv jo vetëm financiar të Ambasadës Holandeze për të shkatërruar në Shqipëri brutalisht (deri dhe me shantazhe dhe kërcënime të drejtpërdrejta nga diplomatët holandez), çdo antikorp shoqëror kundër të keqes (duke u bërë palë me Mafien Soros për të alienizuar shoqërinë civile duke e kthyer në ingranazhe të Qeverisë së Soros) duke e bërë shoqërinë shqiptare të paaftë për t’u përballuar me të keqen që tani ka shtrirë metastazat e veta deri në Holandë dhe që me të drejtë po e konstaton Parlamenti Holandez;

duke fshehur përgjegjësinë e të gjitha Qeverive Holandeze që janë edhe përgjegjës direkt “srebenicizimit” të Shqipërisë nga Mafia Soros që kontrollon gjithshka tashmë në Shqipëri: Qeverinë, Opozitën, Drejtësinë, të ashtuquajturën “shoqëri civile” dhe vetë median!

Për këto arsye dhe shumë të tjera, një përfaqësi qytetarësh prej 15 vetësh do të protestojnë këtë të Shtunë para Ambasadës Holandeze për të kërkuar:

– ndalimin e rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët

– vënien e bllokimit të kalimit të kufirit për të gjithë qeveritarët e Qeverisë së MJAFT&SOROS

– hapjen e një debati në Parlamentin Holandez (ne jemi të gatshëm të ofrojmë kontrobutin tonë nëse është e nevojshme me dëshmi, dëshmitarë, dokumenta, foto dhe video) se cila është përgjegjësia e Qeverive të Holandës nga vitit 2003 e deri më sot për krijimin e kësaj situate në Shqipëri dhe nevojën për ndërhyrje urgjente për të rikuperimin e dëmit që i ka shkaktuar Qeveria e Mbretërisë së Holandës Shqipërisë dhe popullit shqiptar duke shkelur legjislacionin ndërkombëtar diplomatik duke ndërhyr në punët e brendshme të Shqipërisë në favor të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

 

 

 

Lajmet e fundit nga