LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tatimet/ Nis aksioni anti-informalitet për 14 mijë subjekte

17 Prill 2019, 16:30, Aktualitet CNA
Tatimet/ Nis aksioni anti-informalitet për 14 mijë subjekte

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se prej sot nis zbatimi në nivel kombëtar të planit për menaxhimin e riskut në sektorin e bar-restoranteve, me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt.

Sipas informacioneve rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori do të nxiten dhe ndihmohen që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si edhe t?i vetëkorrigjojnë ato.

?Ky Plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijëmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore.

Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen ? një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t?u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi?,-tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Enton Duro. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga