Connect with Us

Sqarimi i një zhgënjimi

Aktualitet

Sqarimi i një zhgënjimi

Publikuar

-

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr. 852 dt. 7.12.2016 per krijimin e “AGJENSIS TE EFICENCES TE ENERGJISE” jane dy aspekte të ku zhvillimi dhe auditimi i energjisë si elektrike ashtu dhe termike do të vendoseshin mbi baza shkencore ashtu sic operojne dhe vendet Europiane , pjese te se celes pretendojme te jemi.

Ne bazen e ketyre dy elementëve legjislativ të sipër permendura si dhe ligjet e miratuara në parlament, Nr. 124/2015 PER EFICENCËN E ENERGJISE , Nr. 43/2015 PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE , Nr. 116 /2016 PËR PERFORMANCËN E ENERGJISE NË NDËRTESA dhe Nr. 7/2017 PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TE ENERGJISË NGA BURIMET E REINOVU-ESHME janë ndërmarrë nga Universiteti Shtetëror dhe ato Privat kurse për specializimin e AUDITUESVE TË ENERGJISË.

Kane kaluar rreth 3 vjet dhe kjo degë si e ekonomisë ashtu dhe e shkencës nuk ka bere as edhe nje hap jo vetëm për zhvillimin e saj por as dhe fillimin e elementëve te saj teknik dhe juridik. Duke parë ngjashmeritë e organizmave te njëjte ne shtete Europiane parashikohet që të punësohen rreth 150 ( njëqint e pesëdhjetë ) inxhinierë dhe arkitektë në sektorin shtetëror ashtu dhe rreth 200 ( dy qint ) inxhinierë dhe arkitektë në sektorin privat.

Mirëpo organi shteteror “AGJENSIA PËR EFICENCËN E ENERGJISË “ ne vend që të ishte promotorja e kësaj dege të ekonomisë dhe të shkencës është bërë pengesë ku që nga dita e krijimit e deri me sot nuk ka realizuar qoftë dhe nje detyrë të lënë nga V.K.M. për krijimin e këtij Institucioni. Duke qenë inxhiniere me stash pune rreth 40 vjetesh dhe për më teper dikur drejtues shkencor i “INSTITUTIT Të STUDIMEVE DHE PROJEKTIMEVE METALURGJIKE” per rreth 15 vjetesh , pedagog prane Universitetit te Tiranes pasi përfundova Kursin e AUDITUESIT ndërmora inisiativa të shumta për venien mbi shina shkencore dhe juridike të këtij institucioni por qe e pa mundur. Përpjekjet e mija jo vetem qe nuk u vleresuan por u ndeshën me një perballje te pa precedent arrogante. Etapat e ndjekjes te këtij problemi me qëllimin e mirë qe jo vetëm ky Institucion të vihej ne eficencë por dhe te punesimit te kolegeve qe jane te pa punesuar ishin :

1 – Drejtoresha e ‘AGJENSIS TË EFICENCES TË ENERGJISË “ Z. Entela CIPA ku mbylli cdo shteg komunikimi.

2 – Bllokimi për punësim ne Portalin e D.A.P.

3 – Zv/Ministri i INFRASTRUKTUREËS DHE ENERGJISË Z. Ilir BEJTJA i cili e pa te pa vend interesimin tim dhe se digasteri i kryen vetë detyrat e ngarkuara.

4 – Kryetarit te grupit parlamentar te P.S dhe Komisionit të integrimit Taulant BALLA i cili e pa te pa vënd shqetesimin e bere nga ana ime. 5 – Denancim public të bërë në TV. Ora ne emisioni “BOOM” dt. 24.1.2019
6 – Delegacionit të B.E ne Tiranë ku me ane të një pergjigjeje më jepnin plotesisht të drejtë për problematikën e ngritur.

7 – Zv. Kryeministri Erjon BRACE ku pasi u njoh me problemin refuzoi te merrej me këtë problem.

8 – Kryeministrit Edi RAMA, si perfaqesues i një kolektivi prej 30 inxhiniereve dhe arkitekteve ne portalin “SHQIPEËRIA QË DUAM” ne seksionin “INTERPELACA IME “ ku si pergjigje u ndermor BLLOKIMI i ketij aplikimi.

9 – Botim në Gazeten “BULEVARD” dt. 19.03.2019 Duke ndejtur ne kete situate te pa precedente

“AGJENSIA E EFICENCES TE ENERGJISE” nën këtë drejtim ka shkaktuar keto deme:

1- Asnjë nga detyrat e lena nga V.K.M. Nr. 852 si detyra te veprimtaris te saj .

2 – Nuk ka marrë as edhe nje element të një Institucioni Shkencor. 3 – Nuk ka zbatuar as edhe një detyrë të dhënë nga Ligji Nr. 124/2015.

4 – Nuk ka zbatuar as edhe një detyrë të dhënë nga Ligji Nr. 116/2016.

5 – Nuk ka zbatuar as edhe një detyrë të dhënë nga Ligji Nr. 7/2017 6 – Lejet e ndërtimit jepen ne kundërshtim me V.K.M. Nr. 408 dt. 13.5.2015. 7 – Nuk ka filluar Standartizimi Klimaterik në rang Qyteti.

8 – Nuk ka filluar standartizimi sezonal sipas qyteteve.

9 – Nuk ka filluar standartizimi i rrezatimit diellor në bazë qyteti.

10 – Nuk ka filluar standartizimi termik i banesave para viteve 1990. 11 – Nuk ka filluar standartizimi termik i banesave pas viteve 1990.

12 – Nuk ka filluar Auditimi energjitik i banesave.

13 – Nuk ka filluar Auditimi energjitik i Hoteleve.

14 – Nuk ka filluar Auditimi Energjitik i fabrikave prodhuese. 15 – Nuk ka filluar Auditimi Energjitik i ndërtesave sociale.

16 – Eshte bllokuar punesimi i rreth 150 Inxhiniereve dhe Arkitekteve ne sektorin shteteror.

17 – Eshte bllokuar punesimi i rreth 200 Inxhiniereve dhe Arkitekteve ne sektorin privat.

18 – Nuk ka dale as edhe nje BULETIN nga ky Institucion Shkencor etj. etj. etj. Jam plotesisht i ndergjegjshem per bezdine qe i kam shkaktuar shumë drejtuesve të shtetit duke filluar nga K.Ministri e me poshte por qenia Inxhinier me nje fare statusi teknik e shoqeror nuk do ta lejoj qe te vazhdoj te perdhoset profesioni i inxhinierit akoma më teper të një Institucioni Shkencor. Ky eshte kontributi qe po mundohem dhe do te vazhdoj te jap per mbrojtjen e dinjitetit te inxhinierave dhe te rritjes te nivelit inxhinierik ne sektorin e ekonomise kombetare.
Inxh. Agim DAJA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: