LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seriali më i ndjekur në botë/1 miliard njerëz lënë çdo gjë vetëm për të parë premierën

17 Prill 2019, 08:27, Aktualitet CNA
Seriali më i ndjekur në botë/1 miliard njerëz lënë

Episodi hapës i serialit “Game of Thrones” u transmetua në televizion në 170 vende të botës dhe i dha ndjekësve të shfaqjes televizive, ritakime plot emocion dhe një nga vdekjet më të tmerrshme të historisë së serialit. Një miliardë njerëz ndoqën serinë e parë të sezonit të 8-të dhe të fundit të ?Game of Thrones?, të dielën në mbrëmje.Madje në shumë vende, sidomos në Britani, u raportua për shumë njerëz që kishin marrë leje nga puna apo nga shkolla, vetëm për të ndjekur të qetë premierën.

Sigurisht, në 1 miliardë njerëzit që e kanë ndjekur, përfshihen vetëm ata që e kanë parë në televizion, por një shifër tjetër shumë e madhe e kanë ndjekur online në kompjuterat e tyre apo në mënyrë pirate. Kjo konfirmon dhe faktin që ?Game of Thrones? është seriali më i madh në botë për momentin.

Rrjetet sociale sigurisht kanë reaguar dhe kanë qenë të mbushura me meme nga skenat e episodit të parë, të fokusuar kryesisht tek ritakimi i Jaime Lannister me Bran Stark. Ah po, shikuesit zbuluan çfarë i ndodhi dhe personazhit që u luajt nga Ed Sheeran, normalisht ishte vrarë brutalisht. Të gjithë personzhet tanë të preferuar do të vazhdojnë të luftojnë për fronin e famshëm dhe çuditërisht, sipas fansave, më i mundshmi për të fituar në fund është pikërisht Bran Stark.

 

Lajmet e fundit nga