Connect with Us

“Pak alkool e përmirëson gjumin”/Mitet që studimet e reja sapo rrëzuan

Life Style

“Pak alkool e përmirëson gjumin”/Mitet që studimet e reja sapo rrëzuan

Publikuar

-

Ke vënë alarmin në telefon për t’u ngritur herët dhe e ke shtyrë atë me 5 minuta? Kërkuesit thonë se kur alarmi bie, thjesht duhet të ngrihesh. Ato minuta më shumë nuk të japin një gjumë të mirë

Një ekip studiuesish të Universitetit të Nju Jorkut, kanë ‘gërmuar’ në internet për të gjetur pretendimet më të përhapura për një gjumë nate të mirë. Më pas, ata i kanë krahasuar pretendimet me provat shkencore.Sipas kërkuesve, duhen 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë. Pak alkool para gjumit e përmirëson atë. Ky është një tjetër mit që rrëzohet, pasi për kërkuesit, një gotë verë apo një shishe birrë mund të të bëjë të flesh, por redukton cilësinë e gjumit dhe dëmton kujtesën dhe aftësinë e nxënies.

Tani, ata shpresojnë që rrëzimi i miteve të gjumit të përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve.

LEXO EDHE:  Ja pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë

“Mund t’ia dalësh mbanë edhe me më pak se 5 orë gjumë në natë”, është një nga mitet. Për këtë, si shembuj merren ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, apo Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Por, për kërkuesit ky është një nga mitet më të dëmshme. Pesë orë gjumë apo më pak, në mënyrë të vazhduar, dëmton shëndetin me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jetëgjatësi më të shkurtër.

Po ashtu, kërkuesit rrëzojnë mitin se “të shohësh televizor në krevat të ndihmon të pushosh”. Sipas tyre, televizori, tabletët apo “smartphone”-t emetojnë dritë blu që mund të ngadalësojë prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës.

Nëse do të flesh, qëndro në krevat. Ke kaluar shumë kohë duke numëruar delet, por gjumi nuk vjen? Atëherë duhet të ndalosh dhe të ngrihesh! Kush nuk e ka bërë një herë këtë?

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“S’ka njeri të të zëvendësojë”/ Çiljeta merr suprizën e veçantë nga i biri

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali që e ka quajtur Fernando.

Shpesh ajo ka treguar se ka një lidhje të veçantë me të. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një surprizë të këndshme nga i biri, të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram.

Vogëlushi i ka lënë mamasë së tij një pusullë të ngjitur në frigorifer, në të cilën ka shkruar fjalët më të ëmbla për këngëtaren.

LEXO EDHE:  Ja pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë

LEXO EDHE:  Video/A e dini çfarë bën Mbreti i Instagramit kur nuk fle gjumë ?

“Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”, janë fjalët që ka shkruar vogëlushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Trup perfekt, Hygerta Sako i mahnit të gjithë me format e saj

Publikuar

-

Nga

Hygerta Sako njihet si një nga moderatoret më të spikatura të sportit në Shqipëri, ku përveç moderimit tërheq vëmendjen edhe për linjat e saj perfekte trupore.

Prezantuesja e “Rubrika Sportive” në “Rtsh”, i ka magjepsur ndjekësit e saj në “Instagram” së fundmi. Hygerta ka postuar një foto nga plazhi, teksa po kalon pushimet.

Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen janë linjta e saj trupore, kjo edhe për faktin se shpesh bukuroshen e “Rtsh” e kemi parë të bëjë palestër. Pikërisht në foton ku shfaq linjat e saj edhe reagimet kanë qenë të shumta, sigurisht pozitive.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

E nxehtë dhe tejet provokuese/ Abiagail Ratchford tërbon rrjetin me format “bombë”

Publikuar

-

Nga

E nxehtë dhe tejet provokuese/ Abiagail Ratchford tërbon rrjetin me format “bombë”

Abigail Ratchford është një nga modelet më seksi të ekranit. Përveç modele ajo është dhe një aktore shumë e zonja.

Gjithashtu ka pozuar për marka shumë të njohura. Abigail është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku eksopozon format e saj bombastike.

Modelja numëron më shumë se 9.1 milionë ndjekës në Instagram me të cilët ndan fotot e saj më të nxehta. Për më tepër shihni galerinë me fotot më të nxehta të Ratchford./ CNA.al

LEXO TE PLOTE