LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mbulohet dielli me shoshë”/ Spaho dhëmb për dhëmb me Ballën

17 Prill 2019, 19:07, Aktualitet CNA
“Nuk mbulohet dielli me shoshë”/ Spaho dhëmb për

Ish-kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili u shpreh se deputetja që ka propozuar rikthimin e vizave për shqiptarët është mike e Lulzim Basha.

Spaho i është drejtuar Ballës, duke shkruar se nuk mbulohet dielli me shoshë.

?Të paktën Ralf Gjoni bëri thirrje për luftë me Hollandën dhe mbrojtjen e interesit kombëtar, kurse këta e trajtojnë si ngjarje pa rëndësi dhe të një njeriu të vetëm.

Po si i mblodhi 92 vota kjo rezolute? Dele si të Rilindjes janë deputetët hollandezë? Katër nga pesë partitë e maxhorancës e mbështetën.

C’lidhje ka rezoluta me zgjedhjet në Parlamentin Europian, kur kërkesa për interpelance për krimin e organizuar shqiptar është dorëzuar në Nëntor 2017!

Nuk mbulohet dielli me shoshë Taulant! Për fat të keq Parlamenti, që me një shumicë të tillë kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, nuk do votojë as për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Këto janë rezultat i narkoqeverisjes të Rilindjes!?,-shkruan Spaho./CNA.al

Lajmet e fundit nga