LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Një epokë e re po vjen"/Modelja zemëron ndjekësit me deklaratën për 'Notre Dame'

17 Prill 2019, 11:10, Aktualitet CNA
"Një epokë e re po vjen"/Modelja zemëron ndjekësit

Para disa muajsh, modelja belge Marisa Papen vizitoi Hagia Sophia, një xhami osmane në Turqi që është kthyer në muze, por për pothuajse 1000 vjet ishte kisha më e madhe e krishterë ortodokse greke në botë. Modelja belge qëndroi para Hagia Sophia me një burkë por më pas ngriti skajin e saj dhe doli nudo, gjë që zemëroi myslimanët në të gjithë botën.

Papen ka provuar edhe burgun prej veprimeve të saj dhe u arrestu,qëndroi një natë në qeli pasi pozoi nudo në një tempull egjiptian si edhe përpara Wailing Wall në Jerusalem.

Ndërsa pjesa më e madhe po luteshin që të mos shkatërrohej një prej pasurive dhe vlerave më të mëdha botërore, modelja i habiti të gjithë me deklaratën. Ajo shkruajti në rrjete sociale se ishte e lumtur që po digjej Katedralja 850-vjecare.

Në një postim në rrjetin social facebook modelja shkruan:

Kishat po digjen. Një epokë e re po vjen. Unë jap mëshirën time për të gjithë ata që kanë qenë viktimë e kishës. Seksualisht / mendërisht / fizikisht ?”.
Postimin e shoqëroi me një fotografi nudo para Katedrales Notre Dame. Pas këtij postimi pati reagime nga më të ndryshmet, ku disa ndanin të njëjtin mendim me modelen belge, ndërsa të tjerë e kritikonin. 26-vjecarja njihet për shpirtin e lirë dhe për kundërshtimet fetare, për të cilat ka shkaktuar zemërim në shtete të ndryshme.

 

 

Lajmet e fundit nga