Nga Elvana Gjata tek Arilena/VIP-at shqiptarë që mbijetuan në tregun muzikor pavarësisht pengesave – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Elvana Gjata tek Arilena/VIP-at shqiptarë që mbijetuan në tregun muzikor pavarësisht pengesave

Publikuar

-

Këngëtarët e momentit, të cilët kanë punuar shumë për të arritur këtu ku janë sot, kaluan emocione, mbase dhe netë pa gjumë për të nxjerrë në pah talentin dhe vendosmërinë e tyre për atë që duan.Ata treguan që nuk ka rëndësi se si pozicionohesh në një talent show sepse ylli që ke në ballë mund të të shkëlqejë kurdoherë, mjafton që të punosh fort dhe ta meritosh fjalën artist.

Këngëtarët që do t’ju tregojmë më poshtë kanë arritur të mbijetojnë në tregun muzikor shqiptar.

“Ethet e së premtes mbrëma”, “The Voice”, ose “X Factor”, jane 3 nga emisionet më të ndjekura në ekranin shqiptar  të cilët kanë nxjerrë këngëtarë që sot janë shumë të pëlqyer nga publiku.

Mjafton të përmendim Elvana Gjatën, Xhensila Myrtezajn, Ronela Hajatin, apo Rona Nishliun dhe  mund të thuhet se “Ethet” ka qënë shkolla e parë e mirëfilltë muzikore në vend që ka krijuar artistët të cilët kemi mundësinë ti dëgjojmë sot.

Elvana Gjata

Ronela Hajati

Orgesa Zaimi

  Samanta Karavella

 Vesa Luma

Rona Nishliu

Greta Koçi

Linda Halimi

Flaka Krelani

 Xhensila Myrtezaj

 Kejsi Tola

 Olta Boka

Fifi është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të kërkuara në treg. Tashmë është duke shijuar suksesin e këngës “Akoma”, por rrugëtimi i saj muzikor ka filluar që në audicionet e fshehura të “The Voice” kur ishte vetem 17 vjeçe. Ishte Sidrit Bejleri ai i cili besoi në zërin e Fifit dhe e mori në skuadër të tij. Duke parë suksesin e saj tani, besojmë se Sidriti nuk është zhgënjyer nga zgjedhja e tij e bërë vite më parë.

Një nga personazhet më interesantë në showbizin shqiptar, është Alban Ramosaj. Me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, tashmë Albani është kthyer në një nga këngëtarët më të kërkuar në vend. Paraqitja e tij në “The Voice” dukej të ishte një start mjaft i mirë për më të voglin e “Ramosajve”, pasi që nga ajo kohë, Albanit iu hapën shumë dyer në industrinë muzikore.

Një ndër këngëtarët më të mirë të baladave, shumë i kërkuar në Kosovë dhe Shqipëri, gjithashtu një djalë mjaft simpatik. Ylli Limani fillimisht u paraqit në skenën e “The Voice” për ti lënë më pas vendin skenave të ndryshme në vend. Zëri i tij melodioz u pëlqye shumë gjatë talent show-t, por duhet thënë se fama që Ylli ka momentalisht është tejet e madhe falë talentit të tij.

Janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Venera Lumani dhe Lind Islami e nisën karrierën e tyre muzikore njëkohësisht në “The Voice”. Falë këtij konkursi dyshja tashmë kanë krijuar një lidhje dashurie dhe vazhdojnë të jenë mjaft aktivë në skenën muzikore shqiptare.

Marsela Çibukaj 

Marsela Çibukaj, është një nga zërat më të mirë të muzikës live. Ajo gjithashtu ka qënë pjesë e “The Voice” duke shkuar deri në finale madje duke u renditur e dyta.

Duke qënë se sfidat bëhen duke kënduar live ajo çka del në pah tek konkurentët është pikërisht zëri, ndërsa në rastin e “X Factor” është dhe performanca ajo që luan shumë vlerë.

Arilena Ara është një tjetër këngëtare e cila u bë e njohur nga talent show “X Factor”. Në një moshë të vogël, Arilena mahnitit të gjithë me vokalin e saj duke u shpallur si fituesja e kompeticionit në vitin 2013.

Mund t’ju këtë shpëtuar si detaj por këngëtari i njohur Bruno, ka qënë pjesë e “X Factor” si konkurent. Në “X Factor Albania 1” Bruno ishte pjesë e grupit X, që u prit mjaft mirë nga publiku. Duket se vetëm këngëtarit i shkëlqeu “ylli” pasi tashmë ai njihet si Bruno i grupit “Threedots”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tifozët e Milanit le të nisin festën/ Ylli 60 milionë eurosh i Bayernit niset drejt “Djallit”

Publikuar

-

James Rodriguez do të mbyllë aventurën me Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, për t’u rikthyer pas huazimit te Real Madridi, por edhe te madrilenët nuk do të qëndrojë. Për fantazistin kolumbian mësohet se ka hyrë në garë Milani, me Leonardon që ka patur bisedime me menaxherin e famshëm portugez, Jorge Mendes.

27-vjeçari ka një vlerë të rëndësishme në merkato dhe Florentino Perez nuk pranon oferta me një vlerë më pak se 60 milionë euro, ndërsa për Milanin vendimtar për një operacion të tillë do të jetë kualifikimi në Champions League. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Ekstradohet nga Greqia 36-vjeçari

Publikuar

-

By

Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje me armë, është ekstraduar nga Athina drejt Shqipërisë.

Mësohet se Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen  dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk ndalet Dritan Dajti/ I kundërvihet prokurorisë

Publikuar

-

By

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, dhe e dënoi këtë të fundit me 25 vite burg, organi i akuzës bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Por, Dritan Dajti ka vendosur sërish të sfidojë drejtësinë, duke bërë kundër rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Sipas gazetarit të Report TV, Arsen Rusta, me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë, si i bërë në kushte joligjore. Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces. Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për “Korrupsion pasiv”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Aktualitet16:49 - 21 Prill, 2019

Maqedonia e Veriut në zgjedhje/ Shqiptarët dynden në kutitë e votimit

Në Maqedoninë e Veriut, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për të parin e shtetit janë tre kandidatë, Blerim...

Aktualitet16:42 - 21 Prill, 2019

Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

“OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet...

Aktualitet16:18 - 21 Prill, 2019

Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Siç shkruan BBC, invesitimet e Kinës po përhapen gjithmonë e më shumë në Europë dhe kjo gjë ka shtuar ankth...

Trending

Read previous post:
Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Close