LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milioneri që "vrau" Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

17 Prill 2019, 15:32, Aktualitet CNA
Milioneri që "vrau" Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po kërkon një mandat të dytë për të udhëhequr Tiranën, rezulton milioner.

Përveç pagës ai ka përfituar të ardhura dhe nga udhëtimet jashtë.

Veliaj pretendon se ka ndryshuar Tiranën, por të dhënat tregojnë se ka ndryshuar më shumë pasurinë.

I mbytur në skandale, Veliaj ka shtuar pasurinë nga viti në vit.

 CNA.al do të sjellë më poshtë pasurinë e Veliaj, atë që ai ka deklaruar.

Por, fillimisht do të ndalemi tek skandalet që dyshohet se janë të prodhuara prej tij.

Vdekja e tragjike e Ardit Gjoklaj i kalon përmasat e skandalit, pasi ajo është tragjedi.

Për Gjoklaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi deri më sot. Ish-kreu i Porkurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, dyshohet se u kujdes që të amnistojë nga përgjegjësitë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kujtojmë se Veliaj, një muaj para se të humbte jetën Ardit Gjoklaj e kishte shpallur vend të sigurtë impiantin e përpunimit të mbeturinave të Sharrës.

Por, pas vdekjes së 17 vjeçarit, Veliaj mohoi se njihte ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, madje shkoi më tej duke përdorur pretendimet e një tjetër prokurori, duke e “vrarë” kështu për së dyti Ardit Gjoklajn.

?Prokurorin Petrit Fusha nuk e kam takuar asnjëherë. E kam takuar vetëm një herë për celebrimin e djalit, por ky nuk ishte pjesë e çështjes. Tashmë një prokuror tjetër thotë se ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës dhe trupi ishte sjellë në Sharrë për të humbur gjurmët. Atje ka fëmijë nën 18 vjeç që punojnë? Kush ka raste t?i denoncojë? , ka gënjyer hapur Veliaj, ndërkohë që pas publikimit në CNA.al, në të gjitha mediat ka qarkulluar fotoja e tij me Petrit Fushën në një nga restorantet e Tiranës.

Erion Veliaj është akuzuar nga Partia Demokratike për një sërë tenderash. Ai është akuzuar se i ka dhënë tenderin për ?uniformat e policisë bashkiake? një biznesi nën sekuestro dhe me 1 të vetëpunësuar?, se i ka dhënë tenderin për blerje të ujit për punonjësit e Bashkisë, Drejtorit të Bashkisë Elvin Tivari.

Në lidhje me ndërtimin e Unazës së Madhe PD, pati publikuar dokumente, me të cilat akuzonte Veliaj, se ka ndryshuar planin urbanistik për interesa të një biznesmeni që ka lidhje me PS.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se në vitin 2013, Veliaj është pronar i një apartamenti 111 metër katror në Tiranë, me dy makina 23 mijë euro dhe 6 mijë euro, si dhe me 2 llogari bankare.

Në vitin 2014, Veliaj ka deklaruar pesë llogari bankare dhe të ardhurat e  bashkëshortes nga dhjetë burime, përfshirë këtu, edhe llogaritë bankare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 milionë lekë të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si ministër i Mirëqënies Sociale dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015.

Të ardhurat nga paga për vitin 2016 Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro.

Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.

Në vitin 2017 ai ka deklaruar të ardhura 1 573 940 lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Tiranë, të ardhurat e bashkëshortes 5 706 013 lekë nga aktiviteti i konsulencës ligjore, biznes, të ardhura me vlerë 8 000 Euro nga shitja e autoveturës tip “Peugot”.

Më tej ai ka deklaruar shtesë me 856 007,73 lekë me të ardhurat nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit.

Gjendja e llogarisë në fund të vitit rezulton të jetë 2 028 049,39 lekë.

Gjithashtu ai ka deklaruar një tjetër shtesë me 9 110,11 Euro në një tjetër  llogari bankare nga të ardhurat e pagës, dietave dhe rimbursimet e biletave për udhëtimet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit si dhe nga shitja e autoveturës tip “Peugot”.  Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10 135,32 Euro.

Bashkëshortja  ka 6 llogari bankare, duke filluar nga 50 253,62 Euro, të cilat thotë se i ka nga ushtrimi i profesionit, për të vijuar më tej me llogarinë prej 32 169,41 lekë, llogarinë me vlerë 5 497,03 Euro, llogarinë me vlerë 11 472,64 lekë, llogarinë me vlerë 33 049,79 Euro si dhe llogarinë me vlerë 1 875 910 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Viti 2013

Pronar me 100% i Ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollar.

Pronar me 100% i veturë tip Peugeot, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro.

Pronar me 100% i veturë tip Volksëagen Tuareg, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.

Paga bruto si Ministër 595 000 lekë.

Shpërblime nga Kuvendi 52 896 lekë.

Viti 2014

Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore ?Tashko-Pustina sh.p.k?, nga 1 janari 31 mars 2014, 733 920 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore ?The Partners sh.p.k?, 360 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar ? 28 shkurt 2004, 70 226 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.

Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro ku pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.

Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verande, 88 641 euro pale ne sipërmarrje Agi-Kons shpk pjesa takuese 33%.

Viti 2015

Paga si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 557 764 (pesëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

Paga si Kryebashkiak 656 832 (gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e dy) lekë.

Zonja Ajola Xoxa të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore biznes i bogël regjistruar me NIPT për 2015 vlera 3 264 735 (tre milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekë.

Konsulencë financuar nga USAID dhe UN Ëomen 170 000 (njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.

Shtuar llogaria bankare me 867 633 lekë krijuar nga paga.

Shtuar llogaria bankare me 427 Euro.

shtuar llogaria bankare e 5 euro.

shtuar llogari bankare nga paga me 5 307 euro.

shtuar llogaria bankare me 5 288 USD.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 23 649 euro të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxoa llogari bankare 1 025169 lekë të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare në vlerë 2 930 euro.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 15 072 lekë.

Zonja Ajola xixa llogari bankare 5 307 euro pjesa takuese 50%.

zonja Ajola Xoxa llogari bankare 8 288 USD ku pjesa takuese është 50%.

Llogari bankare në euro 217 euro.

Llogari bankare në lekë me burim të ardhura ushtrim profesioni 1 100 328 lekë.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga si Kryebashkiak, 1 555 204 lekë.

Bashkëshortja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7 597 703 lekë.

Bashkëshortja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153 000 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 172 042 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 025.21 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 5 308.29 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 8 295.10 dollarë.

Bashkëshortja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40 254 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 33 969 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 1 948.39 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 13 272.64 lekë.

Bashkëshortja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88 641 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 37 829 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 1 574 lekë.

Është shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720 826 lekë për një kredi me vlerë totale 6 100 000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31. 08. 2015. E mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815 845 Lekë.

Viti 2017

Të ardhura neto të vitit me vlerë 1 573 940 Lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 5 706 013 Lekë nga aktiviteti i konsulencës ligjore, biznes me NIPT K91503025N.

Të ardhura me vlerë 8 000 Euro nga shitja e autoveturës tip Peugot, sipas kontratës noteriale me datë 19.12.2017.

Shtesë me 856 007,73 Lekë në llogarinë bankare pranë Credins Bank, me të ardhurat nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 2 028 049,39 Lekë.

Shtesë me 9 110,11 Euro në llogarinë bankare pranë Credins Bank, nga të ardhurat e pagës, dietave dhe rimbursimet e biletave për udhëtimet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit si dhe nga shitja e autoveturës tip Peugot. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10 135,32 Euro.

Gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë pranë Credins Bank, e cila është mbyllur.

Gjendje me vlerë 5 308,41 Euro në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesinit të bashkëjetueses. Nuk ka ndryshim nga deklarimi i mëparshëm.

Shtesë me 8 USD në llogarinë bankare pranë Intesa San Polo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesionit të bashkëjetueses. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 8 302,10 USD, e përbashkët me bashkëshorten.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50 253,62 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32 169,41 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 5 497,03 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 11 472,64 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 33 049,79 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Bashkëshortja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 1 875 910 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Është shlyer shuma prej 720 769,26 Lekë për kredinë me principal 6 100 000 Lekë marrë pranë Credins Bank, me afat 180 muaj, disburuar në 31.08.2015 dhe afat deri në vitin 2030. Gjendja e mbetur e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 5 580 250,38 Lekë./CNA.al

Video-fakt/ Si gënjeu Veliaj për Petrit Fushën dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt

Video-Fshin hundët në shpinën e qytetarit/ Xhesti i ulët nga kryebashkiaku Veliaj

“Duart me gjakun” e Ardit Gjoklajt/ Si tenton Veliaj të mbulojë skandalet e tij?

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Elisabeta Imerajt i shpërthen ?bomba? në duar

Vrasja e Ardit Gjoklajn/ Pyetjet dhe faktet që akuzojnë Veliajn

Fundi i “Lali Erit”?/ Veliaj akuzohet për vrasje

Lajmet e fundit nga