Connect with Us

Konferenca për shtyp/ Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares

Aktualitet

Konferenca për shtyp/ Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares

Publikuar

-

Është duke u mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare te Furbollit, konferenca për shtyp për prezantimin e trajnerit të ri të Kombëtares, Edy Reja, i cili do të zëvendësojë Christian Panuccin.

Pak momente më parë, tekniku italian ka mbërritur në zyrat e FSHF-së, ku pritet të firmos kontratën që do e lidh me kombëtaren kuqezi.

Ai është pritur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili do ta shoqërojë teknikun edhe në konferencën e parë për shtyp si “timonier” i kuqezinjve.

“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të kemi një bashkëpunim të mirë. Shpresoj të kemi një marrëdhënie të mirë me shtypin. Dua të falenderoj presidentin Duka që besoi me mua.

“Jemi takuar pas ndeshjes me Turqinë dhe erdha të shoh disa lojtarë. Nuk ishte eksperiencë e mirë, pasi Shqipëria humbi. Ekipi nuk ishte në kushtet maksimale.

Çfarë ju bindi të nënshkruani dhe objektivi juaj?

Nuk nënshkruaj më shumë se një vit në asnjë punë. Kam kontratë deri në nëntorin e 2019. Kisha mundësi të trajnoj në Itali, por thashë se nuk do të drejtoj më një klub vetëm kombëtare. Nëse do më vinte një kombëtare do e merrja në konsideratë. Takova Duka dhe folëm. Më pas, ai më mori në telefon dhe më tha nëse do të doja të merrja Shqipërinë. Më vjen keq për Panuccin që nuk i shkoi mirë, më ka qëlluar dhe mua në karrierën time të gjatë të mos shkojnë gjërat si duhet. Jam i kënaqur për këtë eksperiencë, pasi nuk është njësoj si në kombëtare si në klub. Më duhet të ndjek lojtarët dhe t’i përzgjedh. Objektivi im është të jap maksimumin tim. Nuk jam një person që premtoj shumë dhe them se do bëj namin. Do mundohem të bëj maksimumin tim dhe aq.

Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë këshillë nga ai?
Igli Tare më telefonoi dhe më tha: ‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë. Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova. Do e takoj kur të jem atje.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?
Më pëlqen të ndërtoj një ekip që sulmon dhe agresiv. Kjo është filozofia ime dhe nuk ndryshon pavarësisht rezultatit. Kjo varet dhe nga grupi që ke në dispozicion.

Për Dukën

Pjesa financiare, pse zgjedhja ishte një trajner ekspert?

Ekipi kombëtar është krenaria më e madhe që kemi. Mendoj se kemi bërë zgjedhje të mirë që besoj se do të na japë atë që kemi nevojë. Një trajner ekspert. Kemi lojtarë të mirë që luajnë në liga të mira. Besoj se kemi nevojë për motivim dhe zoti Reja i ka të gjithë këta mundësi.

Pjesa financiare nuk ka ndikuar tek unë. Kam filluar të luajë që 18 vjeç dhe nuk kam ndalur. Nuk kam ardhur për pjesën financiare, por të bëj mirë.

Aktualitet

Vrasje të vogla/ Oja i merr Merves shtëpinë, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja kërkon të marrë shtëpinë e Merves dhe ëndërron të krijojë një familje të madhe. Merve e përqesh Ojan pasi mendon se ajo nuk mund të krijojë familje. Oja e kërcënon se do i tregojë provat Serhanit. Ajo i merr Merves edhe Rashelin. Komisari mëson se hetimet për vrasjen në Sarmashëk janë mbyllur. Ai vendos të mos ndalojë së zbuluari të vërtetën dhe i vihet pas Tajlanit. Tajlan ia mbath nga komisari por ai arrin ta kapë dhe e merr në pyetje. Tajlan i tregon komisarit se Merve dhe Oja gjithnjë kanë qenë armike por ditën e vrasjes ishin bërë ortake. Burxhu tronditet kur sheh se ka helmuar Mehmetin.

Arzu shkon në spital ndërsa Burxhu e ndjek pas. Arzu ka frikë se do e humbasë Mehmetin ndërsa Enver i gjendet pranë. Doktori njofton Arzun se Mehmet e ka kaluar rrezikun për jetë. Enver e kupton që Arzu vazhdon ta dojë Mehmetin dhe vendos të mbeten miq. Merve kërkon ndihmën e avokates por nuk i tregon asaj të vërtetën. Arzu dhe Mehmet rikthehen në shtëpinë e tyre dhe kuptojnë që nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Arzu vendos ta falë Mehmetin. Mehmet shkon në shtëpinë e Burxhus dhe e kërcënon se do e vrasë. Serhan i tregon Mehmetin situatën e vështirë në të cilën ndodhet me Ojan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duhet mbushur arka/ Juventusi nxjerr në shitje tre emra të mëdhenj

Publikuar

-

Pas një vale blerjesh, te Juventusi po mendojnë edhe për merkaton në dalje.

Bardhezinjtë kërkojnë që të rigjenerojnë të ardhura dhe sipas mediave italiane, kanë nxjerrë në merkato 3 futbollistët e parë.

Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain, Joao Cancelo dhe Mario Mandzukic, me treshen që nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ri.

Sulmuesi argjentinas është afër firmës me Romën. Mbrojtësi i djathtë pëlqehet nga Manchester City, ndërsa për kroatin ka një interes nga Evertoni. Nga shitja e tyre, Juventus pretendon që të përfitojë rreth 80-100 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur ishte ikona e Real Madridit/ Tani rrezikon 4 vite burg

Publikuar

-

Raúl González Blanco, ikona e Real Madridit dhe trajneri aktual i Real Madrid Castilla, është një hap larg që të gjykohet për krim ekonomik dhe do të vazhdojë të hetohet për paaftësi paguese, përvetësim dhe krim të koorporatave. Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008 ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin. Ai rrezikon nga një deri ne katër vite burg nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

Gjyqtarët urdhëruan që procesi kundër tij të vazhdoj. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë euro, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Cádiz.

Ata e akuzojnë atë për zbrazjen e kompanisë së tij të aksioneve të “Europa Scar Sport (ESS)” për të kursyer borxhin. Deri tani, legjenda e Madridit ka pohuar se nuk ka kryer parregullsi. “Aurantia” gjithashtu ka denoncuar vëllanë e tij Carlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanco, të cilët ai i quajti administrator të ndërmarrjes së falimentuar pas transferimit të aseteve në kompani të tjera.

Ai është legjendë e Realit të Madridit, me 228 gola në 550 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Por përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe Raul do të mbaj përgjegjësi nëse shpallet fajtor.

LEXO TE PLOTE