LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jam një njeri i ndjeshëm"/Miriam Cani rrëfen përse nuk merr pjesë në festivale

17 Prill 2019, 12:25, Aktualitet CNA
"Jam një njeri i ndjeshëm"/Miriam Cani rrëfen

Miriam Cani ndryshe nga bashkëshorti i saj Alban Skenderaj,ka preferuar të mos jetë shumë aktive me projekte muzikore, duke iu përkushtuar zbulimit të talenteve, momentalisht në ?The Voice Kids?. Përgjatë karrierës së saj, këngëtarja ka preferuar që ndër të tjera të qëndrojë edhe larg pjesëmarrjes në festivale si ?Kënga Magjike? apo ?Top Fest?. I vetmi rast kur ajo ka marrë pjesë ka qenë dueti me Alban Skënderajn, ?Ende ka shpresë?, në Festivalin e Këngës në vitin 2011, ku fituese për të tretën herë u shpall Aurela Gaçe me ?Kënga ime?.

Në një intervistë për Revista Class, Miriami shprehet se nuk është rastësi, por ?një vendim personal?. Një ndër arsyet lidhet me keqkuptimet që mund të lindin mes artistëve.

?Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë.?

Nga ana tjetër, Miriami preferon që kontaktin me publikun ta ketë në mënyrë më të drejtpërdrejtë.

?Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun.?

Projekti i fundit muzikor i këngëtares daton në nëntor të një viti më parë, “Në Parajsë”.

“‘Në Parajsë’ ka qenë një projekt shumë i dashur për mua. Si muzikalisht ashtu dhe si realizim artistik i videoklipit. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që më jepet çdo herë mundësia të punoj me njerëz plot pasion, dedikim dhe artistë të vërtetë. [Në parajsë më bën të ndihem] pa dyshim familja ime. Ata janë gjithçka që kam ëndërruar gjithmonë. Edhe profesioni im më bën shumë të lumtur, por është gjithmonë dytësor. Parajsën dhe paqen e vërtetë e gjej gjithmonë në shtëpi pranë njerëzve të zemrës time që më duan pa kusht.” – shton ajo./Burimi:revistaclass

Lajmet e fundit nga