LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foli keq për Shqipërinë në Holandë/ Ulsi Manja nxjerr zbuluar Alibeaj

17 Prill 2019, 17:45, Aktualitet CNA
Foli keq për Shqipërinë në Holandë/ Ulsi Manja nxjerr

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar për vendimin e Parlamentit holandez, i cili votoi pro kërkesës më BE për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja ka postuar intervistën e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për mediat holaneze Alibeaj ka thënë se Shqipëria udhëhiqet nga bandat dhe se vendi ynë si plotëson kushtet për BE.

Postimi i plotë:

Thonë që deputetja holandeze e CDA, Van Torenburg, është ekstremiste apo ksenofobe. Kam dyshimet e mia. Pyes dhe s?marr dot përgjigje: A ka më ekstremist e ksenofob se një deputet shqiptar që del publikisht kundër interesave të vendit të tij ?A ka më ekstremistë e ksenofobë se ish-deputetë, ish-ministra, ish-kryeministra e ish-presidentë, që qeshin me vendime kundër vendit të tyre ?

Pasi vjellin çfarë munden, pasi pështyjnë mbi këdo e mbi vendin e tyre, pasi urojnë çdo të zezë për qytetarët e tyre, në fund mallkojnë të tjerët. Zot fali ti, se shqiptarët nuk munden t?i falin më! /CNA.al

Lajmet e fundit nga