LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Piciri në krah të Rudina Hajdarit/ Sulmet janë të pafalshme

17 Prill 2019, 13:16, Aktualitet CNA
Erion Piciri në krah të Rudina Hajdarit/ Sulmet janë të

Erion Piciri është një tjetër kandidat nga radhët e PD-së, i cili pranoi të marrë mandatin e deputetit.

Ndërkohë në një prononcim për CNA.al, Dr.Piciri ka komentuar edhe sulmet ndaj Rudina Hajdarit, pasi ajo nuk pranoi të djegë mandatin e deputetes.

Piciri theksoi se nëse një njeri goditet për pozicionimin e tij, kjo është e pafalshme

?Nëse një njeri goditet për pozicionimin e tij, kjo është e pafalshme. Duhet të kemi diversitet mendimesh dhe qëndrimesh, kjo është më e rëndësishme.?-tha ndër të tjera Erion Piciri.

Ndërsa në lidhje me situatën politike ne vend, Piciri tha se Shqipëria është në një krizë zhvillimi, dhe jo thjeshtë një krizë artificiale politike.

Sipas tij, thelbi i problemit është ikja masive e qytetarëve shqiptarë, boshatisja e vendit.

?Thelbi i problemit është ikja masive e qytetarëve shqiptarë, boshatisja e vendit. Tani po ikin të rinjtë, njerëzit e diplomuar dhe ky është problemi i Shqipërisë, të cilin duhet të luftojë një parti politike apo opozita?-u shpreh Piciri.

Po ashtu ai tha se mandati i tij do të jetë një mandat komunikimi dhe për të nxitur ndryshimin.

?Mandati im është për të komunikuar, për të nxitur ndryshimin. Ne kemi nevojë për rinovimin e klasës politike. Do përqëndrohem te komunikimi, të nxis ndryshimin në rang kombëtar?-deklaroi Piciri për CNA.al.

Pranoi mandatin e deputetit/ Erion Piciri tregon pse vendosi të hyjë në parlament

Lajmet e fundit nga