LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Uzinën e Ballshit e ka marrë në dorë një bandë hajdutësh

17 Prill 2019, 18:04, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Uzinën e Ballshit e ka marrë në dorë një

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi në Uzinën e Ballshit.

Sipas tij rrogat u vonohen shumë, ndërkohë që i heqin dhe më pas i marrin prapë në punë duke u bërë presion.

Postimi i plotë:

Vjedhje shteterore masive e naftes ne Armo!

Puntoret pa rroga dhe te keqtrajtuar nga bandite te narkoqeverise.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

i nderuar profesor

me falni qe po ju shkruaj por doja t’ju vija ne dijeni diçka qe eshtr per te miren e këtij vendi

Une jam nje punonjës i uzinës ballshit qe e ka mare ne dore nje bande hajdutesh dhe doja t’ju beja me dije se vertet ju keni kaq e kaq dite qe flisni per grabitjen e Rinasit por Ketu te ne po grabiten 10 here me shume se Rinasi pasi po e nxjerrin naften pernate paakzizë dhe me e forta eshtr se dogana qe duhet ti kontrolloj eshtr bashkepunim me Keta sepse autobotet shoqerohen nga dogana vete dhe e nxjerrin naften pafature tvsh-je kurse ne nuk na japin as rrogat na i vonojne shume dhe na heqin e marin nga puna si t’ju doje qejfi. e gjitha kjo bëhet me dijeni te policisë dhe antikontrabandës dhe e kanë ne dore Tani Lepuri dhe bandite te tjere. dhe na bejne presion me puntoreve qe presim daten e rroges ndaj ju lutem te ngrini një temë te tille pasi Ketu po grabitet cdo gje hapur /CNA.al

Lajmet e fundit nga