LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut ashpërson tonet/ Flet edhe për “luftë”

17 Prill 2019, 07:31, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut ashpërson tonet/ Flet edhe për

Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka shkuar sot në mbështetje të banorëve të Bregut të Lumit në Tiranë, të cilët refuzojnë të lënë banesat e tyre për ti hapur rrugën zgjatimit të Bulevardit të ri të Tiranës.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Balliu tha se banorët duhen dëmshpërblyer jo vetëm për banesat, por edhe për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

“Është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e këtij vendi. Rasti i Unazës me rastin e Bulevardit janë të ndryshme. Policia gjeti disa banorë të paktë në numër.  Nuk e di a është për shkak të racizmit që kanë këta ndaj veriut. Banorët duhen dëmshpërblyer për dhunën ndaj tyre. Qeveria duhet t’i dëmshpërblejë edhe për shtëpitë e tyre.?-tha Klevis Balliu.

Më tej, ish-deputeti ashpërsoi tonet, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse kërkon luftë, luftë do t?i japin qytetarët.

?Banorët duhet t’i drejtohen gjykatave. Nëse Edi Rama mendon se do t?ia dalë me luftë, luftë do t’i japin edhe qytetarët. Ata vijnë për rtë sulmuar bulevardin për shkak se u rikthyen vizat nga Holanda dhe duan të tërheqin vëmendjen. Ky është një rast akbsurd. Këto janë drama të jetëve të njerëzve. Këta janë njerëz të thjeshtë dhe kjo është mjaft absurde. Qeveria thotë hajde liberalizojmë vizat me Kinën kur ne i kemi sytë nga Europa”, u shpreh ish-deputeti Balliu./ CNA.al

Video-Tensione te Bregu i Lumit/ Policia dhunon banorët

Lajmet e fundit nga