BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit – CNA
Connect with us

Aktualitet

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Publikuar

-

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti.

Liderë francezë dhe gjermanë kanë sinjalizuar se nuk kanë vullnet për të ofruar një zgjatje tjetër të afatit të fundit për Brexit. Por në përshkrimin e samitit të javës së kaluar të BE për Brexitin, Donald Tusk deklaroi të martën se askush nuk duhet ta braktisë “ëndrrën” se Britania e Madhe mund ta kthejë pas kursin e saj. Ai kërkoi nga politikanët e BE që të mos japin nxitje për një dalje të shpejtë të Britanisë thjesht nga rraskapitja.
“Në këtë moment të vështirë në historinë tonë, na nevojiten ëndërrimtarë dhe ëndrra. Ne nuk mund t’i dorëzohemi fatalizmit. Të paktën unë nuk do të ndaloj së ëndërruari për një Evropë më të mirë dhe të bashkuar”.
Tusku nuk përmendi me emër liderë të caktuar, por Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të qartë në samit se preferonte që t’i jepte vetëm pak javë Britanisë së Madhe për t’i mbyllur negociatat, në dallim nga gjashtë muajt, që iu dhanë.
‘Brexitin nuk mund ta zgjasësh për një dekadë’

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas theksoi të martën se Britania e Madhe nuk duhet të presë që t’i jepet një shtyrje tjetër. Ai tha se çdo kërkesë e tillë do të lexohet si dëshirë për të qëndruar në BE.
“Në tetor ata duhet të vendosin se çfarë duan”, i tha Maas gazetës Financial Times. “Brexitin nuk mund ta zgjasësh për një dekadë”
Në aluzion për situatën absurde të Britanisë, kur ajo po përgatitet të paraqesë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, Maas tha: “Vetëm mendo për këtë: thua se do të largohesh nga Evropa dhe pastaj ti mban zgjedhje për Parlamentin Evropian”
Por Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker megjithatë tha të martën se është në dorën e Britanisë se kur duhet të largohet nga BE. Por shtoi se nuk pret që qeveria britanike ta ndryshojë kursin.
Junckeri gjithashtu propozoi që para afatit të 31 tetorit, 27 shtetet e tjera të BE të ruajnë të drejtën të takohen pa e ftuar Britaninë e Madhe./ DW

Aktualitet

I grabitën të ëmën dy herë brenda muajit/ Shpërthen talenti italian: Mos u ankoni kur…

Publikuar

-

Francesca Costa, mamaja e talentit të Romës Nicolò Zaniolo, ka rënë pre e një grabitjeje në zonën rezidenciale Eur në Romë, ku dy persona me motor dhe me fytyrë të mbuluar e ndalën dhe i morën çantën.

Francesca, e cila është bërë e famshme muajt e fundit falë aktivitetit në rrjetet sociale, ka sqaruar në polici se dy grabitësit ishin italianë. Është hera e dytë brenda pak javësh që mamasë së Zaniolos i ndodh diçka e tillë, sepse në prill i vodhën makinën.

LEXO EDHE:  Kur do të çelen negociatat e Shqipërisë me BE-në?

Për këtë arsye, sot Nicolò ka shkruar një mesazh në Instagram, ku në një farë mënyre paralajmëron ndonjë zhvillim madhor, duke qenë se ka kohë që flitet për largim nga Roma, për shkak të ofertave shumë të rëndësishme.

“Mamaja ime falënderon për herë të dytë ata që vodhën diçka që nuk u përket. Tepër e lehtë të shohësh një femër vetëm, ta kërcënosh me më pas t’i rrëmbesh gjërat e saj… Më pas mos u ankoni…”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tiranë/ Shpërthen bombula e gazit në banesë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Markatës së Vjetër.

Ndërkohë, bëhet me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rasti “Leskaj” si test për drejtësinë e re

Publikuar

-

Prej disa ditësh CNA.al është angazhuar seriozisht edhe e vetme në denoncimin e rastit “Leskaj” si sjellje e paprecedent megjithë shembujt e pafundëm që kish parë dhe shijuar ky vend me shtetarët e tij.

Megjithese të vetëm, CNA.al do të vazhdojë të insistojë që të bindë shqiptarët se në rastin “Leskaj” Kuvendi, Presidenti, opozita e re dhe e vjetër, janë të gjithë bashkë dhe të gjithë njësoj të patronditur. CNA.al nuk habitet nga kjo sjellje.

CNA.al nuk priste sjellje tjetër nga këta më lart,pasi e di që mediat e tjera kanë halle të tjera sot, ndaj nuk habitemi që po heshtin dhe pranojnë të bëjnë injorantin apo të painteresuarin për rastin “Leskaj”.

CNA.al sot ka një analizë për shqiptarët dhe për Prokurorinë e re.

E dashur Prokurori e re e Republikës së reformave të drejtësisë historike!

Bujar Leskaj në Janar të vitit 2019 iku nga zyra e kryetarit te KLSH duke marrë me vete edhe pikturat e zyrës.

Me një akt individual, juridikisht të pavlefshëm, zoti Leskaj i la amanet zonjës Lati, karriken e Kryetarit të KLSH derisa të emërohej Kryetari i ri nga Presidenti dhe Kuvendi. As kushtetuta, as ligji i KLSH, NUK PARASHIKON RASTIN E DELEGIMIT Të KOMPETENCAVE NGA KRYETARI I KLSH, tek askush.

Njeriu që ka firmosur dhjetra vlerësime sjellje zyrtarësh si vepra penale dhe qindra rekomandime performance për institucione e zyrtare të të gjitha niveleve, ka prodhuar më shumë sesa një dokument për të arritur tek akti i “delegimit në kokë të vet” të kompetencave kushtetuese.

Nga ky moment zoti Leskaj është në kushtet e zbatimit të nenit 248 të Kodit Penal për shpërdorimin e detyrës nëpërmjet prodhimit të akteve përtej kompetencës duke keqpërdorur vulën dhe autoritetit e shtetit.

Pas këtij momenti, analiza vijon me çdo veprim të ndërmarrë nga zonja Lati në kundërshtim të hapur dhe papërgjegjshmëri të lartë civile, profesionale dhe shtetërore.

Prej këtij momenti Zonja Lati është në kushtet e nenit 246 të Kodit Penal si person që ka përvetësuar për qejf të vet dhe për hall të Leskajt një titull dhe detyrë shtetërore që nuk i përkiste.

LEXO EDHE:  Kur do të çelen negociatat e Shqipërisë me BE-në?

Por historia vazhdon…

Pas 5 muajsh, Leskaj bëhet pishman dhe vendos të kthehet në zyrën nga ku iku me dëshirën e tij. Nuk kemi informacione për momentin nëse ritransferimi ka përfshirë edhe pikturat, por Zoti Leskaj me një akt tjetër individual, si njëri i lirë tashmë, duke pirë kafe pa asnjë angazhim shtetëror, konstaton sëmundjen e zonjës Lati dhe riemëron veten në karriken e kryetarit të KLSH.

Prej këtij momenti, Zoti Leskaj është në kushte flagrance në kushtet e neni 246 dhe 249 të Kodit Penal për kryerje të funksioneve pasi ato kanë përfunduar, në rastin tonë për shkak të vendimit të vetë zotit Leskaj.

E dashura Prokurori e re, CNA.al ju lutet të filloni menjëherë hetimin e rastit Leskaj.Të paktën për t’ju provuar shqiptarëve që ekzistoni. Ndihmojeni Zotin Leskaj të mos bjerë më tej në gabim.

Sot brenda zyrave të KLSH Zoti Leskaj mund të jetë duke kryer një vepër tjetër penale. Ate të parashikuar nga neni 301 i kodit penal. Mos e lini zotin Leskaj të kryejë veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ruajeni mos i shkojë nëpër mend të lëvizë, fshehë, asgjesojë apo falsifikojë gjithë aktet që ka nënshkruar deri para 5 muajsh ai, dhe këto 5 muaj Lindita Lati.

Tregohuni shqiptarëve që rasti Leskaj nuk është standart dhe model për tu ndjekur.

CNA.al do të informohe për sa mundet gjithë institucionet e huaja që operojnë në vend. Ne jemi koshient që për standartin europian Zoti Leskaj sot do ish përcjellë në ndonjë klinikë për sëmundje mendore. Por ky vend ka parë shume si ky, ndaj këtij standarti i duhet dhënë fund.

Dhe meqe jeni, verifikoni nëse zyrtarët e KLSH kanë dorëzuar ndonjëherë si gjithë administrata, formularët e dekriminalizimit.

Pa besim te ju.

CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Trending

Read previous post:
Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Close