Connect with Us

“Basha kriminal kundër shqiptarëve”/ Braçe nxjerr zbuluar kreun e PD-së

Aktualitet

“Basha kriminal kundër shqiptarëve”/ Braçe nxjerr zbuluar kreun e PD-së

Publikuar

-

brace thirrje analisteve, mos harroni 21 janarin

Zv.Kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas votimit në Parlamentin holandez për rikthimin e vizave ndaj Shqipërisë.

Sipas Braçes nuk ka një betejë të Holandës ndaj shqiptarëve por ka një betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve.

Braçe thekson se vizitat që bën Basha nëpër zyrat politike të ekstremit të djathtë dëshmojnë betejën e tij të përditshme ndaj shqiptarëve.

Gjatë shkrimit të tij Braçe e ka quajtur Bashën kriminal dhe sipas tij i ka shpallur luftë shqiptaëve.

Postimi i plotë i Braçes:

NUK KA BETEJE TE HOLLANDES KUNDER SHQIPTAREVE!

KA BETEJE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Pas qendrimit dje te Qeverise se Hollandes,

Pas qendrimit sot te Delegacionit te KE ne Tirane,

Pas qendrimit sot te Komisionit Evropian,

#TeGjithe bashke:

#NUKRIKTHEHENVIZAT PER SHQIPTARET;

Deshmon ne menyre te qarte se:

KA NJE BETEJE KRIMINALE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Kercenimet e sotme te Lulzim Bashes dhe gojtareve te tij se,

do te kete te tjere parlamente qe do marrin te njejtin vendim,

deshmojne se ecejaket e Lulzim Bashes neper zyrat politike te partive te ekstremit te djathte e deri raciste, jane #Beteja e tij e perditshme kunder shqiptareve.

I deshperuar per mbeshtetesit qe pakesohen duke i lene rretherrotull vec nje grusht keqberesish te dhunshem;

I tmerruar qe qytetaria masive e Tiranes dhe cdo qyteti tjeter te madh apo te vogel nuk e mbeshtet, nuk e ndjek por e percmon;

Lulzim Basha mendon se do i marre me vete duke ju hequr te drejta apo cenuar ne ekonomine e tyre,

bere te pakenaqur duke ju treguar me dore qeverine!

Me kriminal se kaq nuk mund te kete!

As qe e diskutoj qe qeveria ka problemet e saja ne administrim e sherbim ndaj qytetareve;

Me to po merremi dhe forte madje,

duke pastruar dhe modernizuar,

#SHERBYER!

Por, ne kete rast eshte Lulzim Basha,

vetem dhe kriminal kunder shqiptareve!

Askush tjeter!

Ministri i Brendshëm i Holandës, Kajsa Ollongren, i shpjegoi Parlamentit dje se, nëse në vitin 2016 ishin 710 shqiptarë të dyshuar për vepra penale, në 2017-n numri i të dyshuarve zbriti në 499 dhe pësoi një ulje të mëtejshme vitin e shkuar, me 476;

Numeri i shqiptarëve të dyshuar për kryerjen e krimeve në Holandë është i papërfillshëm, me më pak se 0,2% të totalit të krimeve të regjistruara përgjatë një viti.

Në krahasim, nëse në 2018-n kishte 476 shqiptarë të dyshuar, midis pakicave të tjera kombëtare ishin 10 520 polakë të dyshuar, pothuajse 4 mijë rumunë, 3 300 algjerianë, 3 500 belgë, mbi 3 mijë bullgarë, e shifra më të madhe kriminaliteti se shqiptarët kanë edhe algjerianët, marokenët, spanjollët, rusët, somalezët, portugezët, shtetasit e vendeve baltike, gjeorgjianë, etj.

E kuptoni?

Lulzim Basha ju ka shpallur lufte!./CNA.al

Aktualitet

Shtypi i ditës, 23 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 23 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Milot-Balldren, kosti rritet me 44 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Meta: Negociatat? Duhen zgjedhje të ndershme”.

“MAPO” hapet me titullin “Nga Teatri tek Astiri, qeveria nuk ndalet në kursin e saj”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Reforma në Drejtësi, palët mbeten të ndara edhe tre vite pas”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Milot-Balldren, kosto e rrugës mund të shkojë 300 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shembja e Teatrit Kombëtar, mobilizohen artistët”.

“RD” ka si titull kryesor “Protestat nuk ndalen. Qytetarët mbrojnë Teatrin, përplasje te Unaza e re”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Plani: Kthim i parave të grabitura”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

Publikuar

-

Nga

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e  faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend  tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga  9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017.  Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti në vendin tonë vijon të jetë në kushte të qëndrushme, ndërsa temperaturat pësojnë sërish rritje.

Sipas IGJEUM, në përgjithësi, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve, por ekziston mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël, më e mundshme në terrenet malore të qarqeve të Veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut dhe të bregdetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE