Studentët paguajnë për makinat e rektorëve/ Portali i qeverisë nuk përmban të dhëna të qarta
Qëndresa publikoi sot raportin e monitorimit financiar në 7 ...
Për refugjatët, që duan të shkojnë në Evropën Qendrore nga Greqia, po bëhet gjithnjë e më vështirë. Ata flasin për dhunë policore e arrestime arbitrare. Megjithatë janë mijëra vetë ata që e provojnë rrugën e rrezikshme.
Në fillim të prillit, policia greke përdori në afërsi të Selanikut, në Greqinë Veriore gaz lotsjellës, për t’i penguar migrantët që të merrnin rrugën për në Maqedoninë e Veriut. Objektivi i migrantëve: Evropa Qendrore dhe Perëndimore. Motivimi i tyre: një sërë lajmesh false në mediet sociale, sipas të cilave qenë hapur kalimet kufitare për në Maqedoninë e Veriut dhe për në Shqipëri. Rreth 2000 vetë i besuan kësaj thashethemeje dhe u nisën në drejtim të Veriut të Greqisë. Pas tri ditësh, edhe migrantët e fundit hoqën dorë dhe u kthyen në strehimet e tyre.
Një pjesë e madhe e rreth 70.000 migrantëve, që qëndrojnë në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, duan të vazhdojnë rrugën në drejtim të Veriut – dhe ndodhen para një sërë pengesash. Maqedonia e Veriut dhe Hungaria ngritën para pak vitesh gardhe me tela me gjemba në kufijtë jugorë të vendit. Bullgaria njihet për mënyrën e ashpër të veprimit ndaj migrantëve. Kjo bëri që të krijohej një itinerar alternativ ballkanik.
Pikënisja e këtij itinerari është edhe më tej Greqia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin të Kombeve të Bashkuara (IOM) atje qëndrojnë rreth 60.000 migrantë. Ata rrinë të strehuar në banesa ose në kampe refugjatësh. Organizatat e ndihmës kritikojnë se refugjatët në ishujt grekë pranë bregdetit turk nuk kanë akses në WC të pastra ose u mungon uji.
34.000 migrantë arritën sipas organizatës së mbrojtjes së kufirit të BE Frontex në Greqi në 2018-ën, përmes Mesdheut Lindor. 5.600 janë sipas IOM këtë vit. Në vitin 2018 në rrugë e sipër vdiqën 174 vetë. Edhe këtë vit ka pasur të paktën një dyzinë të vdekur.
Bosnjë-Hercegovina
Migrantët pa leje hyrjeje nuk mund t’i kalojnë më kufijtë e hyrjes nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe nga Serbia në Hungari. Prandaj u krijua një itinerar alternativ përmes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për në Kroaci. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen rreth 10.000 migrantë, më pak se 4000 ndodhen në Bosnjë, sipas një raporti të IOM. Kjo konfirmon që itinerari i refugjatëve ka ndryshuar në drejtim të Veriut. Qeveria e Bosnjës pret një rritje të mëtejshme të numrit të refugjatëve. Vitin e kaluar BE i vuri në dispozicion Bosnjës rreth nëntë milionë euro për strehimin e refugjatëve.
Bosnjën i ndan nga Kroacia një kufi i gjatë, pjesërisht malor. Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International kritikon mënyrën si i trajton policia kroate migrantët. Ata i kthejnë pas në Bosnjë, pa u dhënë mundësi që të paraqesin kërkesë për azil. “Shumë përshkruajnë si i godasin dhe i frikësojnë dhe si u vjedhin dokumentat e udhëtimit dhe celularët ose ua shkatërrojnë”, thuhet në një raport të publikuar në mars. Kroacia i kishte kundërshtuar më parë gjithmonë kritika të ngjashme.
Shqipëria
Në rrugën nga Greqia për në Bosnjë ndodhet Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës. Çdo vit janë më shumë se 20.000 shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në BE. Që kur është ngritur itinerari alternativ, policia shqiptare kap shumë më tepër migrantë pa dokumente. Në vitin 2018, sipas IOM ishin 3.400 vetë, në krahasim me rreth 750 vetë në vitin 2017.
Raporte të mediave, sipas të cilave në Shqipëri do të ngrihet një kamp për pranimin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe, nuk u konfirmuan. Në vend të kësaj, Shqipëria ratifikoi në fillim të vitit një marrëveshje me Organizatën e Mbrojtjes së Kufirit të BE, Frontex, e cila do të ndihmojë që të ndalohen në kufirin shqiptaro-grek migrantë pa leje hyrjeje. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe midis Frontexit dhe Malit të Zi.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria
Sipas raportit të IOM, në Maqedoninë e Veriut ndodhen aktualisht 35 migrantë. Kjo që kur ky vend e mbylli kufirin me Greqinë për migrantët. Për shkak të përplasjeve midis migrantëve dhe policisë në Greqi, Bullgaria e ka forcuar mbrojtjen e kufirit, bën të ditur ministri i Brendshëm bullgar. Mënyra e ashpër e veprimit të Bullgarisë kundër migrantëve ka efekt frikësues: në vitet 2015 dhe 2016 kërkesë për azil në Bullgari paraqitën, në secilin vit, nga 20.000 vetë. Në vitin 2018 ishin vetëm 2.500 vetë, kjo është statistika e agjencisë shtetërore për refugjatët./ DW
Qëndresa publikoi sot raportin e monitorimit financiar në 7 ...
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e djeshme katedralen “...
Superfuqitë janë ato që vendosin në shumicën e rasteve fatin...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në...
Nëse jeta juaj ne çift është delikate, sot gjerat nuk kane p...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e zv.n...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli rreth pr...
Avokati Altin Goxhaj deklaron se rektori i komanduar nga mi...
Avokat Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e bëra më herët n...
Në garën lokale për Bashkinë e Tiranës një emër që është lak...
Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e Katedrales së Paris...
Moderatori Ylli Rakipi ka folur në lidhje me padinë për krye...
Zjarri i rënë në Katedralen e Parisit shqetësoi qytetarët në...
Avokat Spartak Ngjela, nga studioja e emisionit “Open”, në T...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, debatoi me ...
Rektori Mynyr Koni u pezullua nga ministrja e Arsimit Besa ...
Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, u shpreh se Partia Dem...
Mjeku lë pacientin në shtëpi me dhimbje, i thotë pi ujë, pas...
Në Tiranë është kremtuar 20-vjetori i themelimit të Batalion...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...