LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje dhe sherr me kryeministrin Rama/ Deputetja me plagjiaturë e mbytur në kredi

16 Prill 2019, 10:54, Aktualitet CNA
Përplasje dhe sherr me kryeministrin Rama/ Deputetja me plagjiaturë e

Në tetor të viti 2017, Blerina Gjylameti u zgjodh në krye të degës së PS në Tiranë, në vend të Saimir Tahirit.

Kur ka kaluar më shumë se një vit, në krye të PS së Tiranës, u raportua se Gjylameti është përfshirë në një sherr me kryeministrin Edi Rama.

Ngjarja, u raportua se ka ndodhur në Konregresin e PS, i cili u mbajt me 23 Mars 2019 .

Shkak për sherrin, u tha në media se ishte bërë lista me kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për këtë arsye Gjylameti ishte larguar dhe nga drejtimi i degës së PS, në Tiranë.  Por vetë Gjylamenti nuk e ka pranuar se ka ndodhur një sherr i tillë.

?Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Unë vazhdoj të punoj për projektin ?Shqipëria që duam? më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër?, ka thënë në media Gjylameti, duke mohuar kështu sherrin me Ramën.

Emri i deputetes Blerina Gjylamenti, ndër të tjera është lakuar edhe për plagjiaturë. Denoncimi është bërë nga studiuesi Vladimir Kola.

Sipas Kolës, në Tezën e doktoraturës së Gjylametit janë kopjuar pak a shumë 22 faqe (në ndonjë rast, me ndonjë ndryshim të vogël në tekst), nga një studim i vitit 2008 me titull ?An Introduction to Strategic Human Resource Management?, me autorë Paëan Budhëar dhe  Samuel Aryee.

Studimi i vitit 2008,sipas Kolës nuk është cituar, referuar në tekstin e Tezës, as nuk është listuar te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.

Kujtojmë se Gjylameti ka hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin  2013, si  deputete e Partisë Socialiste, ku vijon të jetë ende.

CNA.al ka  bërë një vëzhgim të pasurisë së Gjylametit, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se është e mbytur në kredi dhe të ardhurat  i ka nga paga e saj si deputete, nga paga dhe biznesi i bashkëshortit.

Ajo rezulton të ketë marrë kredi për të blerë shtëpi. Të paktën kështu ka deklaruar në vitin 2017.

Kredi bankare për blerje apartamenti marrë më 06.03.2017 në shumën 13 500 000 lekë me afat deri në 24.03.2037 dhe këst mujor 74 366 lekë. Detyrimi i shlyer, 669 301 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 13 115 169 lekë.

Viti 2013

Gjendje cash 20 000 euro, krijuar nga të ardhurat ndër vite, pjesë e regjimit martesor.

Gjendje cash 900 000 lekë, krijuar nga të ardhurat ndër vite, pjesë e regjimit martesor.

Llogari bankare me vlerë 16 734 lekë, krijuar nga të ardhuart personale. Pjesa e Znj. Gjylameti 100%.

Detyrim overdrafti 129 537 lekë.

Gjylameti, gjendja e llogarive bankare 15 euro.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti zotëron një automjet me vlerë 6 500 euro, blerë në vitin 2011 me të ardhurat personale.

Gjylameti zotëron automjet me vlerë 2 500 euro, blerë në vitin 2006 me të ardhurat personale.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputete, 2 277 002 lekë.

Të ardhura nga pagesat në Fakultetin Ekonomik, 136 389 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor i shitjeve në “Birra Korça”, 758 653 lekë.

Gjendja e kursimeve, 940 000 lekë.

Detyrim për t’u paguar, overdraft në një bankë të nivelit të dytë, 129 537 lekë, shlyer plotësisht.

Bashkëshorti, gjendja e kursimeve, 300 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 851 698 lekë, principali 980 000 lekë, marrë më 2013, me afat 5-vjeçar.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputete, 2 796 536 lekë.

Të ardhura nga pagesat në Fakultetin Ekonomik, 124 634 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor i shitjeve në “Birra Korça”, 774 480 lekë.

Gjendja e kursimeve, 1 240 000 lekë.

Bashkëpronare me 50% e një ap. banimi me sip. 129.75 m2 në Tiranë, 110 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

Detyrime të papaguara në vlerën 98 515 euro për një kredi bankare, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshorti, gjendja e kursimeve 1 800 euro dhe 420 401 lekë.

Bashkëshorti, detyrime të papaguara në vlerën 682 814 lekë për një kredi konsumatore marrë më 31.12.2013 me afat 5-vjeçar.

Detyrime të paguara në vlerën -100 000 euro për një kredi bankare, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshorti, detyrime të paguara në vlerën -168 883 lekë për një kredi konsumatore marrë më 31.12.2013 me afat 5-vjeçar.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 519 142 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga 960 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktivitet privat, 332 669 lekë.

Kursime nga paga vjetore, 560 000 lekë.

Bashkëshorti, kursime nga të ardhura vjetore, 368 000 lekë.

Bashkëshorti, shlyer në vitin 2016 -266 309 lekë për kredi konsumatore marrë më 31.12.2013 me principal 980 000 lekë, këst mujor 22 192 lekë dhe afat shlyerje 5 vjet. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 435 073 lekë.

Bashkëshorti, shlyer në vitin 2016 -6 120 euro për kredi për blerje shtëpie. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 96 383 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si deputete, 2 277 002 lekë.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, të ardhura nga paga si drejtor i shitjeve në birra ‘Korça’, 720 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit privat, 399 200 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, kursime nga pagesat vjetore, 670 614 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti marrë më 06.03.2017 në shumën 13 500 000 lekë me afat deri në 24.03.2037 dhe këst mujor 74 366 lekë. Detyrimi i shlyer, 669 301 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 13 115 169 lekë.

Kredia bankare në NBG Bank me vlerë 13 269 200 lekë është likuiduar plotësisht nëpërmjet pagesës për transferim kredie nga BKT më dt. 24.03.2017.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, gjendja cash, kursime nga të ardhurat vjetore, 430 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, gjendja e llogarisë në NBG, e mbetur nga mbyllja e kredisë sipas kalimit të BKT-së për likuidim kredie, 904 euro.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, kredi konsumatore në Alpha Bank në vlerën 980 000 lekë, marrë më 31.12.2013 deri më 31.12.2018 me këst mujor 22 300 lekë. Detyrimi i shlyer, 250 297 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 276 000 lekë.

Shpenzime për vitin 2017, për shlyerje kredie, 669 301 lekë.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, shpenzime për shlyerje kredie, 250 297 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga