LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Notrë Dame de Paris" është  Shqipëria jonë që digjet!

16 Prill 2019, 16:55, Aktualitet CNA
"Notrë Dame de Paris" është  Shqipëria

Nga Arian Galdini

-Është snobizëm e sektizëm i pakuptueshëm, shpallja e keqardhjes dhe e solidaritetit me Katedralen e “Notrë Dame de Paris” nga shqiptarët në rrjetet sociale, si hipokrizi.

Mund të ketë edhe hipokritë mes të keqardhurve dhe solidarizuarve, por me siguri asnjë hipokrizi nuk ka tek ndjesia e përgjithshme e dëshpërimit dhe trishtimit të kujtdo që ka shpirt e mend, ndërsa “Notre Dame” digjej në flakë.

Njerëzimi, tek e fundit, këto pika referimi ka për të mos u ndjerë i mjerë, i pafuqishëm dhe asgjë në Univers. Ka kulturën, shkencën, teknologjinë, artin dhe këto vepra të mëdha e të paarritshme. “Notre Dame” i përmblidhte të gjitha. Pa Homerin, pa Aristotelin, pa “Notre Dame de Paris”, pa Bethovenin, pa Xhuzepe Verdin, pa “Capela Sistina”, etj, etj, etj, ne do të ishim zgavrra që konsumojmë kohën dhe planetin për të shtyrë kohën deri në kalbëzim duke mbushur barqet bosh.

Si ore qenka hipokrizi të ndjesh dhimbje për ato flakë që shkrumbuan një Bibliotekë Alelsandrie të re, pikërisht tani në shekullin e Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, hip hopit dhe smart phonit, zbritjes në Mars dhe bioetikës, etj, etj.

Po si mund të zvogëlohet bota jonë aq sa gryka e halleve ku jemi mbytur ne këtu, si? Bretkosa kujton se bota është sa gryka e pusit ku ka rënë.

E nëse Shqipëria po digjet, e po mjerohet çdo ditë, kjo ndodh sepse ne kemi mbyllur botët tona, sytë tanë dhe ndërgjegjet, e kemi lejuar antikulturën dhe simfoninë e stomakut të na drejtojë vallen e përditshme tëebb partive plaçkëbërëse.

Që Shqipëria të mos digjet, e plaçkëbërësit të mos na sundojnë, duhet ti hapim mendjet, sytë botët e të shohim përtej halleve tona. Sepse ato flakë që shkrumbuan mbrëmë “Notrë Dame de Paris”, janë edhe flakët e ndërgjegjeve tona të kthyera në kërcuj partie. “Notre Dame de Paris” është edhe Shqipëria jonë që digjet.

Lajmet e fundit nga