LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza politike, Meta ndryshon qëndrim/ Presidenti heq dorë nga “vetvrasja”

16 Prill 2019, 19:53, Aktualitet CNA
Kriza politike, Meta ndryshon qëndrim/ Presidenti heq dorë nga

Kriza politike, ka marrë vrull që në momentin kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të largohet nga Kuvendi. Por pavarësisht këtij vendimi nuk pati asnjë luhatje nga mazhoranca e cila vijoi punën sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Në të njëjtën linjë kanë qëndruar edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë kritikuar opozitën për djegien e mandateve… Ndërkaq presidenti Ilir Meta, i cili më herët ka folur dhe vetvrasje, në shumë raste me deklaratat e tij është pozicionuar në krahun e opozitës.

I ftuar në emisionin ?Përballë?, të gazetarit Lutfi Dervishi, presidenti Meta, ndërsa ka komentuar situatën politike, është përpjekur të ndryshojë dhe të zbusë disi qëndrimet e tij. Madje duket se ka hequr dorë nga ?vetvrasja?, si sakrifikim për të nxjerrë vendin nga kriza e rendë.

Sipas Metës, ka pasur nxitim si nga opozita ashtu dhe nga mazhoranca që sot flitet për krizë politike.

?Ka pasur një nxitim nga të dyja palët për përshkallëzimin e krizës, dhe jo për zgjidhjen e saj. Ato në mënyra të ndryshme kërkojnë që të imponohen në mënyrë jo demokratike?, ka deklaruar Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga