LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i Antimafias Italiane/ Shqiptarët mbizotërojnë tregun e drogës

16 Prill 2019, 14:10, Aktualitet CNA
Kreu i Antimafias Italiane/ Shqiptarët mbizotërojnë tregun e

Ish-kreu i Antimafias Italiane, Francesco Mandoi, ka deklaruar se shqiptarët mbizotërojnë tregun e drogës.

Në një intervistë për “A2 CNN”, Sipas tij shqiptarët arrijnë të njohin dhe të mundësojnë  lidhje për t?u bërë të fuqishëm në këtë trafik.

?Organizatat kriminale shqiptare, jashtë kanë pësuar një rritje cilësie me kalimin e kohës. Ata ia dilnin të bënin atë çka të tjerët nuk e bënin, e çonin deri në destinacion lëndën narkotike. Dhe ky ishte një avantazh pasi organizata e cila blen lëndën narkotike nuk rrezikon në transportin e saj. Ky fakt është një karakteristikë e kriminalitetit dhe kjo karakteristikë i ka lejuar të mbërrijnë në organizata e mëdha kriminale të llojit ?Ndranghetta, Camorra e të tjera?. Nëpërmjet tyre dhe jo vetëm, nëpërmjet tyre por edhe nëpërmjet përdorimit të shqiptarëve të diasporës atyre që janë jashtë territoreve shqiptare, kanë mundur të kontaktojnë organizata të mëdha kriminale që merren me trafikun e lëndës narkotike, organizatat kolumbiane, organizatat e Lindjes së Mesme, në Irak dhe Afganistan?,- tha Mandoi. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga