LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeta e panjohur Admir Muratajt/ Nga puna si mësues dhe emigrimi drejt Greqisë

16 Prill 2019, 11:30, Aktualitet CNA
Jeta e panjohur Admir Muratajt/ Nga puna si mësues dhe emigrimi drejt

Vëllai i Admir Muratajt, i cili humbi jetën në tentativë për t’u arratisur pas grabitjes së bujshme më 9 prill 2019 brenda në aeroportin e Rinasit, Cen Murataj ka folur sot për gazetarët.

Në një prononcim për Report TV, Cen Murataj tregon jetën e panjohur të Admirit, nga shkolla për pedagogji, puna si mësues, emigrimi në Greqi ku punoi si murator profesionist dhe deri tek devijimi në vitin 2014, kur sipas tij pësoi çekuilibrime dhe iu fut botës së krimit përmes grabitjeve.

“Admiri ka qenë mësues, më tej iku nga mësuesia dhe mori gruan e tij dhe fëmijët në Greqi. Punoi atje murator, por pasi disa vitesh u rikthye i zhgënjyer nga jeta atje. Iku nga mësues mori nusen iku në Greqi. I thash: Vëllai ik nga Greqia është Evropa e madhe! Të jeni të bindur tek zoti, ka filluar punën në Greqi murator, mori një magazinë supermarket për mirëmbajtje. I ka ndërruar emrat për motive përfitimi. Po nuk ishe Thanasi në Greqi nuk tu hapnin duart. Më erdhi më tha Greqia ka marrë fund, ka rënë 16 kile në peshë, nuk e kanë njohur si njeri, thotë ai.

Cen Murataj tregon më tej se nuk e ka kuptuar kurrë përse vëllai i  tij iu fut botës së paligjshme të grabitjeve. Ai thotë se vetë nuk ka përfituar asnjë para prej lekëve të grabitura.

“Kam ngrënë e kam pirë me të. Kurrë në jetën time, nuk kam përfituar një 50 cent nga ana familjare, çdo familje është në jetën e tij, ka aktivitetin e tij. Kurse ne kemi dhe zakon barra e vëllait më ra mua do ta heq dhe jam ballëlartë”, rrëfen Cen Murataj.

Lajmet e fundit nga