LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Edhe femrat po shajnë si ne"/Reperi shqiptar flet pas akuzave për komentet në emision

16 Prill 2019, 09:40, Lifestyle CNA
"Edhe femrat po shajnë si ne"/Reperi shqiptar flet pas akuzave

Gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin ?NIN?, reperi shqiptar Ledri Vula ka shkaktuar shumë reagime dhe kanë qenë të shumta në numër femrat të cilat i janë kundërvënë reperit në rrjetet sociale.

Ai tha se deklaroi: ?Edhe femnat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka s?o n?rregull!?

Reagimi në fjalë nga ana e reperit është marrë si një koment me përmbajtje diskriminuese dhe nuk është pëlqyer aspak nga fansat, duke bërë kështu një bujë të madhe kudo në media.

Por ai nuk ka qëndruar në heshtje pas gjithçkaje që ka lexuar dhe dëgjuar dhe së fundmi ka vendosur që të sqarojë gjithçka përmes një postimi në Insta Story:

?Më vjen keq që një fjali e imja në ?NIN? është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më  pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!?

Lajmet e fundit nga