Denoncimi në “Fiks Fare”/ Reagon drejtori i Spitalit të Korçës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Reagon drejtori i Spitalit të Korçës

Publikuar

-

Pas denoncimit të mbrëmshëm në emisionin “Fiks Fare” për kushtet e urgjencës së spitalit rajonal të Korçës dhe veprimet e punonjësve të saj, ka reaguar drejtori i këtij spitali Ardit Konomi.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku Ardit Konomi shkruan se urgjenca e Spitalit të Korçës trajton mbi 20,000 (njëzet mijë) raste në vit.

Sipas tij, në këtë spital ka një personel që pret dhe kalon nëpër duar infarktet, aksidentet, dhimbjet e barkut, të intoksikuarit, të dehurit, të ngeshmit, e të tjerë.

Ndërsa rendit vështirësit me të cilat duhet të përballen çdo ditë mjekët dhe infermierët e këtij spitali, ai shkruan se “Besoj qe askush nga keta qe e kane te lehte fjalen dhe gati mallkimin, nuk e di cdo te thote te jesh dhe punosh i vetem si reanimator, kirurg, urgjentist, pediater, neurolog e cfaredoqofte dhe te mbash mbi shpatulla pergjegjesine e jetes dhe vdekjes te 300,000 (treqind mije) bashkeqytetareve te qarkut qe i sherben.”.

Reagimi i plotë:

Do them dy-tre gjera sic i njoh dhe i shoh, m’i merrni si te doni.

Urgjenca e Spitalit te Korces trajton mbi 20,000 (njezet mije) raste ne vit. Ka nje personel qe pret dhe kalon neper duar infarktet, aksidentet, dhimbjet e barkut, te intoksikuarit, te dehurit, te ngeshmit, e te tjere. Ka 8 (tete) autoambulanca qe nuk kane pushim sepse duhet te gjenden atje ku ndodh nje ngjarje me pasoja shendetesore, duhet te shkojne ne familjet ne nevoje per ndihme, duhet te cojne pacientet neper qendrat universitare dhe keshtu me radhe.

Spitali trajton mbi 25,000 (njezet e pese mije) paciente qe shtrohen cdo vit per patologji te ndryshme dhe marrin trajtim ketu. Ka 510 shtreter dhe mbi 550 vete personel.

Ka patur 3 (tre) ankesa per sherbimin gjate 2018 dhe 1 (nje) gjate ketyre muajve te 2019.

Personeli i tij perfshin mjeke, infermiere, punonjes te mirembajtjes. Shumica punojne me tre turne. Mjeke qe ne shumicen e tyre, nuk kane as pushim, as pushime, as dite e nete te dedikuara familjes dhe shoqerise sepse gdhihen dhe ngrysen me telefon ne vesh duke i mbajtur rrobat e dites tek koka e krevatit te nates, qe t’i kene gati per t’i veshur nderkohe qe i pergjigjen thirrjes te urgjences.

Infermiere qe duhet te njohin dhe jetojne me historine e cdo pacienti te sherbimit te tyre. Qe ndjekin trajtimet e kurat dhe iu bejne pacienteve te tyre, sherbime qe edhe nena dhe ati dhe evlati e ka veshtire t’ia u beje.

Ka me dhjetra njerez qe punojne dite e nate per te siguruar higjienen dhe pastertine, ngrohjen, regjimin dhe qetesine, ushqimin, ndricimin, mirembajtjen e aparaturave dhe pajisjeve e shume te tjera, ne kushte shume te veshtira sepse per fat te keq, ne nuk shquhemi per popull qe e ka per zemer pronen publike dhe rregullin.

Ka shume mjeke qe degjojne dhe durojne gjithfare akuzash dhe llafesh, etiketimesh dhe publikimesh nga po ata njerez qe kur iu vjen dita qe iu nevojitet ndihma, i presin te performojne si Zoti dhe t’i sherojne me nje te prekur.

Besoj qe askush nga keta qe e kane te lehte fjalen dhe gati mallkimin, nuk e di cdo te thote te jesh dhe punosh i vetem si reanimator, kirurg, urgjentist, pediater, neurolog e cfaredoqofte dhe te mbash mbi shpatulla pergjegjesine e jetes dhe vdekjes te 300,000 (treqind mije) bashkeqytetareve te qarkut qe i sherben.

Shoh qe te gjithe ata qe i lane spitalet per vite te tera pa mjeke specialiste, pa ilace dhe karburant per makinat, qe i vodhen dhe i grine, qe nuk ngulen nje gozhde te vetme, qe e perdoren shendetesine si kusur per te kenaqur aleatet politike, ata qe nuk merrnin infermier apo sanitare ne pune pa ‘u kollitur’ sic e pershkruante zhargoni i tyre ‘profesional’, jane sot sharresit me te thekur.

Une njoh mjeket e ketushem dhe e shoh qe shumica absolute e tyre punojne me vetemohim, me kuptimin me te plote qe ka kjo fjale. Shoh shume te tjere qe e bejne naten dite, me kuptimin me te plote qe ka kjo shprehje.

Eshte nder te punosh dhe jetosh me ta dhe mes tyre./ CNA.al

Mjeku e lë në shtëpi me dhimbje/ Qytetari ndërron jetë pas disa orësh

Aktualitet

Çuni i Fahriut kërcënon Ballën/ Do kapen zvarrë ata që kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit

Publikuar

-

By

klevis balliu

Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës se 30 Qershori nuk preket.

Balliu i është drejtuar Ballës duke shkruar se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor.

Ish deputeti ka kërcënuar se do të kapen zvarrë të gjithë ata që kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla

Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend.

Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .

Po të them këtë.

Nuk ka zgjedhje me një parti.

Nuk ka rikthim të votimeve komuniste.

Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç.

As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh.

Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

PROVOJENI./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plagosja e menaxherit të vip-ave/ Arratiset nga spitali agresori

Publikuar

-

Menaxheri i “On Records” Met Elshani, disa ditë më parë,  mbeti i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Personi që kreu plagosjen ka qenë nën mbikëqyrje të policëve teksa ishte i shtruar në Klinikën Ortopedike të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Thuhet se si pasojë e përleshjes ai ishte lënduar dhe për këtë arsye i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor.

Por Adhurim Krasniqi, i cili ka plagosur menaxherin e “On Records”, është arratisur nga institucioni në fjalë, raporton “Klan Kosova”.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklaratat për dorëheqje/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar Ilir Metën

Publikuar

-

By

hoxha per grabitjen e Rinasit

Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se i qëndron asaj çka ka thënë më herët nga qyteti i Pogradecit ku paralajmëroi djegien e mandatit të tij e deri në ekstremin e vetëflijimit.

Sipas Hoxhës, dorëheqja e presidentit as prish punë dhe as ndreq punë.

Postimi i plotë:

Presidenti serish ka ofruar doreheqjen e tij sot. E bela e madhe qe na ka zene!!!

Opozita, qe po ben gati molotovet per neser dhe mileti, i kerkojne me force dhe mezi presin te jap doreheqjen kryeministri, ky tjetri qe nuk i kerkon njeri as te jap doreheqjen dhe as te sakrifikohet si Salvador Allende duke vrare veten ne zyre(Larg qofte inshallah), del dhe na kujton xhenazene.

Po c’ke o burre i dheut, tek je mire e bukur pse e trazon dynjane kot me skenare fatkeqesish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend ne keto 30 vite post-komunizem, sa te perballoje dhe nje humbje apo gjeme kaq te madhe?!!!

Kur nuk te thote njeri as plac, e jo me jep doreheqjen apo sakrifikohu me vetvrasje, cfare dreqin ke qe i con neper mend belara te tilla me zarar!!!!

Pashe zotin se jemi ne muaj Ramazani dhe nuk mbajme dot me, por me mire kap ndonje iftar me qetesi dhe dashuri dhe lerja kryeministrit ta mendoje thelle si doreheqjen si sakrifikimin me vetvrasje.

Jo per gje por si doreheqja jote, si vetvrasja jote ne keto momente(larg qofte inshallah) as prish pune e as ndreq pune.

Tjeterkujt i kerkohet dhe i urohet, si doreheqja, si vetvrasja…se ti na duhet shendoshe e mire si kokrra e molles per halle te tjera…

Dy qendrimet ekstreme te presidentit:

20 mars 2019

“Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues jam i gatshëm për të dyja ekstremet:

1)-Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara,

2)-e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqiperi.

24 maj 2019

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Close