LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boçi tregon se Demaj nuk u arrestua për drogë/ Po tani Taulant?

16 Prill 2019, 17:35, Aktualitet CNA
Boçi tregon se Demaj nuk u arrestua për drogë/ Po tani Taulant?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka deklaruar se shefi i seksionit të Partisë Demokratike në Elbasan Lavdosh Demaj nuk u arrestua për drogë, ashtu siç tha Taulant Balla.

Përmes një portimi në rrjetet sociale Boçi shkruan se Balla lëshoi akuzën e rreme dhe e shpërndau nëpër media.

Statusi i plotë:

PO TANI TAULANT?

Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge.

Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron.

Detyrimi për t?u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.

Po tani Taulant?!

Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës?

Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë,

sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?

Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?!

Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t?i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë.

Po dita ndryshon shumë nga nata.

Po kështu është kur ke mizën nën kësulë?

Pardon!

Çarterin nën kësulë, desha me thanë! /CNA.al

Lajmet e fundit nga