Aktualitet
Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit.
Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka evakuuar një nga 4 kullat më të larta në Spanjë.
Një zëdhënëse e Policisë Kombëtare tha se stafi i kullës Torre Espacio mori një telefonatë me kërcënimin, duke bërë që personeli i sigurisë së kullës të evakuojë ndërtesën.
Trafiku është shmangur dhe aksesi i këmbësorëve është ndërprerë në rrugën La Castellana.
Me një lartësi prej 235 metrash, ndërtesa 57-katëshe Torre Espacio është një nga katër më të larta që përbëjnë një park biznesi në veri të Madridit.
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...