LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza të rënda/ “Hasan Ahmetaj ka abuzuar me punonjëse policie”

16 Prill 2019, 16:49, Aktualitet CNA
Akuza të rënda/ “Hasan Ahmetaj ka abuzuar me punonjëse

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari për drejtorin e Policisë në Berat, Hasan Ahmetaj të emëruar ditën e sotme.

Qytetari hedh akuza të rënda mbi Ahmetaj duke thënë se ka abuzuar me postin duke u korruptuar dhe përfshirë në fushën e krimit.

Postimi i plotë:

Lum akuzash mbi narkodrejtorin e policise se Beratit, famozin Hasan Ahmetaj.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixital! sb

Përshëndetje doktor ! Ministri sylee sh LLESHAJ, këto ditë ka emëruar Drejtor Police në Qarkun e Berat një nga njerëzit më të urryer në Berat, i cili ka qënë në të njëjtin post para 20 vitesh që quhet Hasan Ahmetaj. Ky person në kohën që ka shërbyer si Drejtor në Qarkur e Beratit ka bërë gjithë të zezat që ekzistojnë në këtë botë. Abuzimet fillojnë që nga korrupsioni galopant i të gjitha formave me pasaportat për personat në kërkim etj, kurvëria është një element tjetër që e ka në gen dhe ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme si me punonjëse policie dhe me qytetare. Pastaj kalojmë tek abuzimet e tmerrshme dhe vjedhje në fushën e karburanteve. Kujtojmë që në atë kohë Koçova prodhonte shumë naftë dhe ky palo legen për pak është vrarë nga me drejtuesit e policise së Kuçovës për çështje paraje dhe kontrolli mbi kontrabandën e naftës. Ka edhe shumë e shumë të tjera por duhen disa netë dimri për t’i rrëfyer. Tani sigurisht që ky person i paskrrupullt na vjen i rilindur dhe kur ta lexojë shoku/xhaxhi LLESHAJ do mendojë që ky njeri ka vlera ndaj sulmohet. Gjithsesi opinionit publik ne duhet ti them të vërtetën. Gjithë të mirat! /CNA.al

Lajmet e fundit nga