Connect with Us

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Aktualitet

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Publikuar

-

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”.

Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katedrales më të vizituar në Europë.

Në transmetimet e drejtpërdrejta nga mediat botërore, shihen disa nga banorët e Parisit të përlotur. Ngjarja ka sjellë reagimin e liderave botërorë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për dëmtimin e një prej vendeve më të preferuara nga turistët.

LEXO EDHE:  Vizita e Kancelares Merkel në Uashington

Trump bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt për të shuar flakët.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”,- shkruan Trump. /CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.

“Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  E tradhtoi kur ishte shtatzënë, Melania hakmerret ndaj Trump

LEXO EDHE:  Jordan Murphy bën tatuazh fytyrën e Donald Trump

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në Kinë maskat nuk mbahen në mjekër/ Selim Belortaja: Për Covid-19 ka konstatime, por edhe të vërteta

Publikuar

-

Nga

Në Kinë maskat nuk mbahen në mjekër/ Selim Belortaja: Për Covid-19 ka konstatime, por edhe të vërteta

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja në një status në rrjetet sociale sjell në vëmendje “tezën” e fundit të OBSH-së, për transmetimin e Covid-19 nga ajri.

Kjo e fundit duket se u vu nën presion nga shkencëtarët amerikanë që të pranojë se koronavirusi i ri qëndron në ajër dhe ka risk transemtimi, por megjithatë konsatimi vjen sërish në formën “as mish, as peshk”.

Nisur nga kjo thirrje, Belortaja jep mesazhin në pak rreshta, se njerëzit duhet të zbatojnë ato rregulla, të cilat tashmë janë ‘certifikuar’ për parandalimin e Covid-19. Sipas tij, Europa dhe Shqipëria në veçanti nuk tregojnë kujdes, ndërsa në Azinë Lindore, protokolli i sigurisë është bërë mënyrë jetese.

“Pra transmetimi nga ajri, sërish ..nuk qenka dhe aq i rëndësishëm(!!) Kurrë më parë pohimet shkencore nuk kanë qënë kaq te ngarkuara me shprehje evazive si “…ka shumë të ngjarë” ose “..nuk përjashtohet..”.etj. Por ka dhe të vërteta finale.

LEXO EDHE:  Shërbëtorja e presidentit Trump hetohet nga FBI për spiunazh

LEXO EDHE:  E tradhtoi kur ishte shtatzënë, Melania hakmerret ndaj Trump

Të tilla deri tani duket se janë vetëm: ‘mos rrini afer’, “shmangni prekjet”, “lani e dezinfektoni”, “jo komunikim fizik apo shërbim pa maskë”! Si dukuri shqetësuese në krahasim me botën Aziatike (që padyshim ka më shumë eksperiencë ballafaqimi me epidemitë) unë shoh: përdorimin pa masë dhe…pa maskë, të ashensorëve, mosdisinfektimin e tavolinave në bar-kafene, stolave të pritjes, banakëve e sporteleve publike, shkujdesja e të rinjve që të ulur në nje tryeze të vetme lëvizin, zhurmojnë e sekretojnë njëlloj si më parë, si dhe mosmbajtja ose keqmbajtja e maskës nga kamarierët e banakierët!. Në Azinë e largët këto “mangësi” as që mund te mendohen! Më besoni ..nuk e kanë aspak keq”, shkruan Belortaja, duke bashkëngjitur në statusin e tij në FB edhe gjetjet e fundit të OBSH-së për transmetueshmërinë e virusit nga ajri. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Edhe Kosova po shënon ditët e fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID-19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.

LEXO EDHE:  Trump në Samitin e NATO-s/ Kërcënimet e Rusisë, shqetësim i thellë

LEXO EDHE:  Takimi i parë/Trump-Merkelit: Të dy jemi përgjuar nga Obama

Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

LEXO TE PLOTE