Zgjedhjet lokale/ Tabaku bën deklaratën e fortë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Tabaku bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e pyetur nëse do të hyjë apo jo opozita në zgjedhjet lokale u përgjigj me bindje se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Sipas Tabakut, historia e ka treguar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

Më tej Tabaku dha shembullin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2006 nga Edi Rama i cili asokohe ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

“Jam shumë e bindur që nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën. Historia e ka treguar që nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Janë shtyrë zgjedhjet deri në gjetjen e një gjuhe. Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie në Tiranë i shtyu zgjedhjet dhe kjo gjë u bë me vullnetin e mazhorancës asokohe. Është e vërtetë që kjo rrugë që kemi nisur nuk është e thjeshtë madje e denim që në fillim. Por besoj që me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po ndryshon. Kjo për shkak të mbështetjes së madhe popullore”,-tha Tabaku në studion e “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv./CNA.al

Aktualitet

Pas 20 orë kërkimesh/ Gjendet çifti i turistëve belg  

Publikuar

-

By

Policia ka gjetur dy turistë e huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.

Sipas Policisë, lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pranoi mandatin e deputetit/ Aleati i Bashës sqaron pse nuk është tradhëti 

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, aleat i Partisë Demokratike, Artur Roshi ditën e djeshme pranoi mandatin e deputetit.

Ndërkohë sot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai sqaron të gjitha arsyet e vendimit që e çuan që të pranonte mandatin.

“Sot edhe vetë vendim-marrësit, PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar, i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.”-shkruan Artur Rushi.

Më tej, ai sqaron se pse marrja e mandatit nuk mund të konsiderohet tradhti, por sipas tij një korrigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD.

Postimi i plotë i Artur Roshit:
Pse pranova të marr mandatin për në parlament ?

Emri im në listat e PD tregon qartë se është pjesë e një marrëveshjeje që erdhi si detyrim për ne si aleatë për të mos garuar në zgjedhje dhe të votohej vetëm sigla e PD, pra defacto mandati që marr është i Ballit Kombëtar Demokrat sepse votat tona në gjithë Shqipërinë bëjnë të paktën dy mandate.

Sot po marr një mandat që të mohuar nga PD në 2017.

Lista e PD përfaqësonte listën e gjithë koalicionit Opozitar dhe si të tillë për “diegien “ e mandateve duhet të ishim pyetur nga PD para vendimit.

Kjo gjë nuk ndodhi as për etikë.

Kështu kemi një vendim thjesht të PD,i cili nuk shtrin efektin e tij tek unë që nuk jam anëtar i saj.

Megjithatë pavarësisht se isha skeptik për vendimin e saj,e përkraha si gjest politik që të jepte efekt duke vepruar mbi sedrën e kryeminitrit për tu tërhequr.

Efekti ishte zero mbi Ramën si njeri që pushtetin nuk e ndërron me asgjë morale.Pra kalkulimet politike të këtij akti janë bërë keq.

Sot edhe vetë vendim-marrësit ,PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar,i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.

Lind pyetja pse marrja e mandatit konsiderohet tradhëti dhe jo një korigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD ?

Kush është ndryshimi tek unë,dje Opozitar jashtë parlamentit dhe sot po Opozitar në parlament.

Nuk ka sens logjika se Opozita jashtë Parlamentit do ta rrëzojë Ramën,ndërsa Opozita në Parlament bashkpunon me Ramën.

Opozitat janë Opozita pavarësisht rrugëve të ndjekura dhe fuqisë së tyre.

Dje ishte në Parlament Opozita që është sot jashtë.

A ishte ajo bashkpunëtore e Ramës ?Me logjikën e vetë PD, Po.

Si ndyshoi brënda një dite nga bashkpunëtore në të kundërtën e saj ?

Shigjeta e të drejtës Opozitare shkon nga shkon PD ?

Kush e cakton statusin e Opozitarit ,-PD-ja ?

Opozita nuk është tapi e më të fortit.

Në gjithë këto vite,PD është një Parti Opozitare parciale e Partisë Socialiste thjesht për pushtetin dhe jo Opozitare e filozofisë së majtë mbi të cilën qeveris ajo.

Kjo dukej dje dhe sot,sepse PD asnjëherë nuk vlerësoi dhe të tregonte mirënjohje për votat që merr nga ish të përndjekurit politikë,ish-pronarët,të cilët kanë treguar devotshmëri për të.

Unë vetë kam sakrifikuar për PD, kujtoj “çështjen e të ndjerit Hakile Rama”,dhe kam marrë prej saj shijen bajate të mosmirënjohjes.

PD që prej dy vjetësh ka organizuar tryeza të koalicionit Opozitar vetëm me partitë parlamentare duke shpërfillur ne jo-parlamentarët besnikë.

Edhe mbas “diegies” së mandateve që ishim të gjithë jo-parlamentarë sërish ne aleatët tradicionalë besnikë na la jashtë tryezave të saj.

Unë pjesëmarrës në çdo protestë,por u ndjeva i fyer kur Basha lexoi emrat e çdo partie me perjashtim tonin si aleatë besnikë.

Pra PD ka përçmuar besimin tonë ndaj vetes së saj.

Përtej çdo raporti politik apo personal,

Vendimi im për marrjen e mandatit nuk është as cinik,as meskin dhe as kapriços,por një veprim i matur nën sytë e Optimistit të Çërçill-it,që në çdo rrezik shikon një mundësi.

Ky vendim tenton të ruajmë egzistencën tonë politike,ngaqë besnikëria jonë e egzagjeruar ndaj PD po na çonte drejt asgjësimit duke na shpërfillur në raport me aleatët e tjerë të saj.

Ky vendim tenton në forcimin e linjës tonë politike dhe krijimin e një produkti politik mbi filozofinë Konservatore Moderne Europiane që predikojmë si vazhdimësi e Mid’hat Frashërit.

Ky vendim tenton në kontributin për instalimin në kodin zgjedhor të votës së lirë, si themeli i një sistemi demokracie të vërtetë në fillim dhe si mekanizëm kontrolli i këtij sistemi në vazhdimësi.

Ky vendim hap derën e një taktike politike që i shërben Partisë që drejtoj,për të tërhequr vëmëndjen dhe për të rritur komunikimin me publikun, e cila është në të njëjtën dinamikë me protestën dhe rekomanimet e ndërkombëtarëve.

Futja ne parlament korigjon vendimin që tashmë duket i dështuar i Opozitës dhe kjo është një detyrë dhe bonses për të maximalizuar energjitë Opozitare në kushte të tjera.

Ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën mëndje që bëri diktaturën,të bëjmë edhe demokracinë.

Ky është problemi real i politikës sonë sot.

Sipas PD :- PS është përsëmbari vetëm se ja prish kryetari.

Pra u zgjidhka problemi në se ikën vetëm kryetari ?

Unë them jo,dhe duhet të iki nga pushteti kryetari së bashku me PS,sepse filozofia e tyre Marksiste prodhon me shumicë dhe në seri kryetarë po si ky,ndaj duhet të jemi kundër sistemit që ka ngritur e majta.

Une do jem nder ata qe do mundohem te krijoj kohezion me opozitarizmin brenda parlamentit me ate jashtë.

Qendrimi im do jete në vazhdimësi e qëndrimeve që kam patur,derëhapur ndaj bashkpunimit me PD dhe anti-komunist,anti-Rame,anti-PS sa te kem fuqi.

Une besoj ne intuiten time politike,prandaj them se në kohën që logjika do zvendësojë emocionin politik të momentit,Opozita brënda Parlamentit dhe ajo jashte Parlamentit do kenë një rezultante që do godasë përfundimisht hiearkinë e sistemit të mjerimit të formësuar nga kjo qeveri e majtë.

Meqënese “e drejta “ , si koncept që nuk është prone e askujt, dhe as privilegj i të fortëve ,as e Golisë dhe as e Davidit , dhe meqë e njoh natyrën e saj dinamike pranoj që ndoshta dëshpërimi dhe humbja e besimit tek PD , pamundësia ime për të mos injoruar mosmirenjohjen e saj ka ndikuar ne gjykimin tim.

Megjithate siç tha Krishti :

“ Ai që s’ka asnjë mëkat le ta hedh gurin i pari”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Destinacioni i ëndrrave/Të gjithë duan të shkojnë këtë vit në qytetin më të preferuar në botë

Publikuar

-

Vendi i picave, pastave, dhe verës. E ku tjeter veç Italisë…

“Travel and Leisure” shkruan se Italia është renditur këtë vit si destinacioni i parë më i preferuar në botë, ku të gjithë duan të shkojnë.

Lista e vendeve përrallore që mund të vizitoni në Itali është e gjatë, mirëpo disa nga më të bukurat keni mundësinë që t’i shihni më poshtë.

Romë

Venice

Milano

Liqeni i Komos

Tuscany

Pompeii

Kapri

Siçili

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:38 - 18 Prill, 2019

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai...

Aktualitet20:15 - 18 Prill, 2019

Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat...

Aktualitet16:04 - 18 Prill, 2019

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/ Raporti Mueller gati për publikim

Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin...

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Aktualitet19:03 - 17 Prill, 2019

Policia shkoi ta arrestonte/ Vret veten ish presidenti peruan

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasi policia...

Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj? Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj?
Aktualitet16:10 - 17 Prill, 2019

Përplasjet tek Bregu i Lumit/ PD padit Veliajn

Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake si dhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Aktualitet14:20 - 17 Prill, 2019

Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Aktualitet09:08 - 17 Prill, 2019

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti....

Aktualitet22:39 - 16 Prill, 2019

Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Aktualitet18:44 - 16 Prill, 2019

Kandidati për president i SHBA bën transparent statusin e tij si milioner

Bernie Sanders, kandidati presidencial demokrat në SHBA, publikoi të hënën taksat për 10 vitet e fundit, duke dhënë detaje të...

Aktualitet18:40 - 16 Prill, 2019

Lutje dhe himne për Katedralen “Notrë Dam”

Brigada e zjarrëfiksave të Parisit tha të martën se struktura e katedrales së famshme të Notrë Damit është shpëtuar, së...

Aktualitet14:30 - 16 Prill, 2019

Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Aktualitet20:47 - 15 Prill, 2019

Foto-Francezët në panik/ Përloten gjatë djegies së katedrales historike

Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së...

Aktualitet20:36 - 15 Prill, 2019

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Aktualitet20:03 - 15 Prill, 2019

Konsumonte kokainë me miqtë/ Arrestohet avokati i njohur

Një avokat është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas informacioneve 51 vjeçari Francesco Bizzarri, ka...

Aktualitet19:50 - 15 Prill, 2019

Notre-Dame/ Flakët pushtojnë katedralen e famshme të Parisit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Sipas informacioneve objekti...

Aktualitet19:06 - 15 Prill, 2019

Video-Bullizohet nga të rinjtë/ Transgjinorja rrihet barbarisht

Një transgjinore është rrahur në mënyrë barbare nga disa të rinj në Dallas të SHBA-së. Sipas informacioneve 23 vjeçarja është...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet18:46 - 15 Prill, 2019

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë...

Aktualitet18:40 - 15 Prill, 2019

BE e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit

Reforma e së drejtës së autorit, që ka ngjallur shumë debate në BE, u miratua. Qeveria gjermane dha aprovimin për...

Aktualitet18:35 - 15 Prill, 2019

Vdes Mira Markoviç, bashkëshortja e Slobodan Millosheviçit

Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë , ku kishte...

Aktualitet17:23 - 15 Prill, 2019

ISIS publikon shifrat tonditëse/ Ja sa njerëz kanë vrarë për 3 ditë

Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ditë, pas hakmarrjes për rënien e Kalifatit Islamik. Ata...

Aktualitet17:38 - 14 Prill, 2019

Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Trending

Read previous post:
Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Close