Connect with Us

 Zef Brozi jep alarmin/ Basha dhe Kryemadhi në duar të SPAK-ut

Aktualitet

 Zef Brozi jep alarmin/ Basha dhe Kryemadhi në duar të SPAK-ut

Publikuar

-

/
Nga djegia e mandateve tek mos futja në zgjedhje/ Shqiptarët ndëshkojnë Bashën e Kryemadhin

Protesta e Opozitës e mbajtur të shtunën pasdite vijon të komentohet ende.  Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ka reaguar ashpër në lidhje me dhunën që degjeneroi në protestë.

Sipas tij që mos të ketë më dhunë në protestat e opozitës, duhet që SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit të nisin punën sa më parë.

“Le t’ua bëjmë edhe më të qartë politikanëve të korruptuar e të inkriminuar të opozitës jashtëparlamentare e kujtdoqoftë: askush nuk do të mundet të pengojë a zhbëjë Reformën në Drejtësi me protesta të dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gurë e shkopinj kundër policisë dhe institucioneve”, shkruan Brozi në rrjete sociale, duke iu referuar, në nëntekst, drejtuesve te Opozitës Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Sipas tij, pa asnjë hezitim duhet që prokuroria, policia, dhe gjykatat të vënë para përgjegjësisë ligjore ata politikanë e pjesëmarrës në protesta që bëjnë thirrje për dhunë apo edhe ushtrojnë dhunë.

Postimi i plotë:

Që te mos kete me as dhune ne protestat e opozites duhet qe SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit te fillojne punen sa me pare. Dhe atehere opozites jashteparlamentare i duhet te zgjedhe lideret e saj te rinj!

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Strazimiri: Basha gënjen paturpësisht për non-grata

Le tua bejme edhe me te qarte politikaneve te korruptuar e te inkriminuar te opozites jashteparlamentare e kujtdoqofte: askush nuk do te mundet te pengoje a zhbeje Reformen ne Drejtesi me protesta te dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gure e shkopinj kunder policise dhe institucioneve.

Ju bej apel qytetareve te ndershem qe e duan Shqiperine: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetem protestat paqesore jane shprehje e demokracise.

Pergezoj forcat dhe drejtuesit e policise dhe ministrin Lleshaj per korrektesine dhe profesionalizmin ne menaxhimin e protestave. Policeve te plagosur ne protestat e dhunshme te opozites ju uroj sherim sa me te shpejte.

Pa asnje hezitim duhet qe prokuroria, policia, dhe gjykatat te vene para pergjegjesise ligjore ata politikane e pjesemarres ne protesta qe

bejne thirrje per dhune apo edhe ushtrojne dhune./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasje me thika/ Një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Një plagosje me thikë, raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë kanë arrestuar  në flagrancë një 25-vjeçar me iniciale A. H., për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim të pronës.



I riu ka goditur me thikë një person tjetër i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, 25-vjeçari i ka thyer S. V., edhe xhamin e automjetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia e Korçës bën “kërdinë”/ Prangos dy persona, proçedohen dhe katër të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, si dhe janë proceduar penalisht katër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit L. D., 51 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases N. D., 58 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.



Po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit A. T., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Benz”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën personale të tij gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri (përforcuese grushti).

LEXO EDHE:  Kryemadhi në Washington/ Takim më Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore

LEXO EDHE:  Agroni si rival apo vasal

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe M. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi në Pogradec, këta shtetas janë konstatuar respektivisht me mjetet tip “Mitsubishi” dhe mjetin tip “Golf”, pa targa dhe pa dokumente, duke transportuar dru zjarri pa lejen përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi vizitë zyrtare në Romë/ Shqipëria, mision kyç për ruajtjen e orientimit strategjik Euro-Atlantik në rajon

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Shqipëria ka mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por edhe orientimit strategjik Euro-Atlantik në rajon”.

Kjo u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u takua me homologun e tij, Z.Lorenzo Guerini.

Në qendër të diskutimit të dy ministrave të mbrojtjes ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë fushë, i cili ndër vite rezulton shumë intensiv. Nga ana e tij, ministri Peleshi e  falenderoi përzemërsisht homologun Guerini për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë për Shqipërinë, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi theksoi se; “një përshkallëzim negativ i situatës rrezikon efektin domino për të gjithë rajonin. Në këtë drejtim, Shqipëria dhe shqiptarët në rajon kanë një mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit, por edhe për të ruajtur orientimin strategjik Euro-Atlantik të rajonit. Shipëria është e përkushtuar të promovojë “Politikën e Dyerve të Hapura”, për të gjitha vendet e rajonit”.



Zoti Peleshi falenderoi Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, z. Guerini për mbështetjen që Italia i jep Kosovës si edhe për kontributin e Forcave të Armatosura Italiane në KFOR . “Kosova mbetet interes kombëtar për Shqipërinë, e cila tashmë me statusin e vendit anëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023 do të lobojë fuqishëm në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e saj!”.

LEXO EDHE:  Fakti dhe dokumentat/ Basha shpartallon PD-në e Vlorës

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Strazimiri: Basha gënjen paturpësisht për non-grata

Sa i përket bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, të dy ministrat theksuan interesin e përbashkët për një vëmendje të madhe ndaj rreziqeve dhe sfidave që burojnë nga Drejtimi Strategjik Jugor i Aleancës. Me rëndësi u vlerësua rakordimi i qasjes mbi “Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s”, i cili pritet të miratohet në Samitin e Madridit, në qershor.

Ministrat e Mbrojtjes të Italisë dhe Shqipërisë ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit dypalësh reth sfidave të mbrojtjes kibernetike, apo edhe në fushën e arsimit apo trajnimit, për të cilat ministri Peleshi tha se hapin mjaft dritare mundësish për personelin shqiptar. Dy ministrat ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë marrëveshjen aktuale në fushën e mjekësisë ushtarake. Teksa e falënderoi për mikpritjen, ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE